I digjet vetura zëvendësministrit serb të Qeverisë së Kosovës
“Mbrëmë në orën 2 e 42 minuta, në qendër të Zubin Potokut, është djegur vetura Volkswagen Passat, me tabela të Kragujevcit (qytet në Serbi), pronar i së cilës është Millosh Peroviq, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve lokalë. Është lajmëruar prokurori publik , i cili ka hapur rastin”, ka deklaruar Branislav Radoviq, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Ai ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.