Afganistan: Të paktën 24 persona të vdekur nga vërshimet
Sipas Ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Çështjeve Humanitare, tha se vërshime ka pasur në gjashtë provinca të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kabul.
Në qarkun Sheber, të provincës Bamjan, rreth 500 persona raportohet se janë shpëtuar nga vërshimet.
Sipas agjencisë Associated Press, nga vërshimet janë shkatërruar mbi 200 shtëpi.
Që prej fillimit të vitit, afro 150 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provinca të ndryshme të Afganistanit.