MPJ lejon Gjuriqin që nesër të qëndrojë në Kosovë
Marko Gjuriq do të vizitojë nesër Kosovën. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë. Për Radion Evropa e Lirë, Zyberaj tha shkurt se Marko Gjuriq ka kërkuar leje dhe këtë e ka marrë nga shteti i Kosovës. “Marko Gjuriq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë”, tha Zyberaj. Читать дальше...