Etiopia kërkon falje pasi e "fshiu" Somalinë nga harta
"Na vjen sinqerisht keq për ndonjë konfuzion dhe keqkuptim që mund të ketë shkaktuar ky incident", thuhet në deklaratë.
Somalia është fshirë tërësisht nga harta, por territori i vetëdeklaruar i Somalilandit - i cili nuk është i njohur ndërkombëtarisht - është shfaqur.
Harta ka shkaktuar reagime të shumta në mediat sociale.
Disa somalezë kanë thënë se ajo zbulon një plan më të gjerë të Etiopisë për të aneksuar vendin e tyre.
Gabimi është veçanërisht i ndjeshëm pasi Etiopia dhe Somalia prej kohësh kanë qenë rivale dhe kanë luftuar disa luftëra në kufi.
Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë nisur të përmirësohen prejse kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka ardhur në pushtet vitin e kaluar dhe ka bërë vazhdimisht përpjekje për qetësimin e tensioneve në rajon.