Xhudistja Gjakova: Medalja i takon tërë popullit të Kosovës
Kosova ka organizuar pritje shtetërore për xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat në Lojërat Olimpike Tokio 2020, fituan medalje të arta olimpike. Ekipi i xhudistëve kosovarë arriti në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” të hënën (2 gusht) në orët e mbrëmjes. Kampionet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi thanë se gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. “Ne gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e secilit dhe kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova. Читать дальше...