Të paktën një i vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi
Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një vullkani në ishullin Java të Indonezisë, thanë zyrtarët. Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore. Vullkani në Malin Semeru shpërtheu në orën 14:30 sipas kohës lokale. Zyrtarët lokalë thanë se viktimat kanë pësuar djegie. “Është një gjendje shumë urgjente që prej se shpërtheu vullkani”, tha zyrtari lokal, Thoriqul Haq. Читать дальше...