Ghebreyesus optimist që pandemia do të mposhtet
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha më 31 dhjetor se është optimist që pandemia e koronavirusit do të mposhtet përgjatë vitit 2022. Ai madje kërkoi nga shtetet që të punojnë bashkërisht në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus po ashtu foli kundër “nacionalizmit të ngushtë dhe grumbullimit të vaksinave” në fjalimin e tij të fundvitit. Ghebreyesus foli dy vjet pasi që OBSH-ja regjistroi rastin e parë me koronavirus që atëkohë besohej se ishte pneumoni e panjohur e përqendruar vetëm në Kinë. Читать дальше...