Francë: Një ish-zyrtar i lartë i Ruandës dënohet për gjenocid
Një gjykatë në Francë të martën ka dënuar një ish-zyrtar të Ruandës me 20 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtor për gjenocid. Laurent Bucyibaruta është zyrtari më i lartë i Ruandës që është përballur me gjykim në Francë për masakrën e vitit 1994, në të cilën vlerësohet se janë vrarë 800,000 tutsi dhe hutu breda 100 ditësh. Rasti ndaj këtij 78-vjeçari u përqendrua në disa takime “të sigurisë” që ai ose kishte urdhëruar ose kishte marrë pjesë. Prokurorët argumentuan se këto takime ishin thirrur për të planifikuar fushatën e vrasjeve. Читать дальше...