Erdogan përballë “zgjedhjeve më të vështira”
Udhëheqësi turk me stazhin më të gjatë, Recep Tayyip Erdogan, i cili zotëron pushtet gati absolut, do të kërkojë një mandat tjetër në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit. Do të jetë një sprovë e madhe për Erdoganin, i cili ka udhëhequr Turqinë për 20 vjet. Fillimisht, do të përballet me sfidën më të ashpër nga gjashtë parti opozitare që i kanë bashkuar forcat, pastaj me zemërimin e publikut për koston e lartë të jetesës dhe pasojat katastrofike që kanë shkaktuar dy tërmete në muajin shkurt. Читать дальше...