Miratohet kërkesa për zhvarrim dhe rivarrim të Liridonës
Familja e Liridona Murselit ka njoftuar në pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej ku është varrosur më 1 dhjetor, dhe të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë. Procedurat do të nisin më 4 dhjetor. Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Читать дальше...