Së paku 10 civilë të vrarë në Afganistan
![Së paku 10 civilë të vrarë në Afganistan](https://gdb.rferl.org/F967451D-DA48-4A94-BD49-D4B1A06C69C8_w800_h450.jpg)
Së paku 10 civilë humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u sulmua me bombë, në provincën Khost të Afganistanit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në qarkun Ali Sher, mëngjesin e së martës.
Viktimat përfshijnë tre fëmijë, dy gra dhe pesë burra, tha Rahimi.
Talib Mangal, zëdhënës i guvernatorit të provinës, tha se të gjitha viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje.
Autoritetet i fajësuan militantët talibanë për sulmin.
Grupi nuk ka komentuar ende.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha përmes një deklarate se "është thellësisht i shqetësuar për nivelet e papara të dhunës" kundër civilëve afganë.
Ky mision ka dokumentuar 2,563 të vrarë dhe 5,676 të plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Lexoni edhe këtë:
SHBA-ja pezullon përkohësisht bisedimet me talibanët