Irani mohon se një ish-agjent i FBI-së vdiq atje
“Të dhëna të besueshme” tregojnë që Levinson është larguar nga Irani drejt një “destinacioni të paspeficikuar” në një periudhë në të kaluarën, ka thënë një zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane.
Irani ka thënë vazhdimisht se nuk ka të dhëna se çfarë ka ndodhur me të.
Gruaja e Levinsionit ka thënë se ai është zhdukur në ishullin iranian, Kish më 2007, teksa ka qenë duke punuar si hetues privat.
Përmes një deklarate të mërkurën, familja e Levinsonit ka thënë se së fundmi ka pranuar informacion nga zyrtarët amerikanë që i ka shtyrë ata të arrijnë te ky përfundim.
“Është i pamundshëm përshkrimi i dhimbjes sonë”, kanë thënë anëtarët e kësaj familjeje.
“Nëse nuk do të ishte regjimi i vrazhdë dhe i pashpirt iranian, Robert Levinson do të ishte i gjallë dhe në shtëpi me neve”.
Irani në anën tjetër ka përsëritur komentet e së kaluarës, duke thënë se ka tentuar të zbulojë se cila është gjendja e Levinsonit “mirëpo nuk ka informacione nëse ai është gjallë”.
Zyrtarët amerikanë dyshojnë që Levinson është kidnapuar nga forcat e inteligjencës iraniane për t’u shfrytëzuar për marrëveshjet që mund të ketë me Uashingtonin.