Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Rreth 45 mijë kërkesa për shtyrje të kredive

Bankat komerciale në Kosovë kanë pranuar rreth 45 mijë kërkesa, në vlerë 1.3 miliard eurove, për shtyrje të pagesave të kësteve të kredive, pas situatës së krijuar nga pandemia me koronavirus.


Banka Qendrore e Kosovës (BQK), së bashku me Shoqatën e Bankave, patën marrë vendim që bizneset dhe individët, të cilët kanë pasur rënie të të hyrave për shkak të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi t'iu mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars për një periudhë 3-mujore.


Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka bërë të ditur se vlera e tërësishme e 44,670 kërkesave për shtyrje të pagesës së kësteve deri më 31 mars 2020 është 1.3 miliard euro.


“Sa i përket aspektit në kontekst sektorial, bizneset përbëjnë shumicën e vlerës së kërkesave për shtyrje prej 30,3 për qind e portofolit kreditor apo 71,5 për qind e gjithsej vlerës së kërkesave. Sa u përket personave fizikë, gjithsej kërkesat ishin 12,1 për qind e portofolit kreditor, ku 39,5 për qind e tyre janë kërkesa të personave fizikë që janë punonjës në sektorin privat”, thotë Ahmeti.




Të punësuarit në sektorin privat në Kosovë janë ata të cilët janë prekur më së shumti nga masat që Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit.


Mbyllja e detyrueshme e aktiviteteve ekonomike në sektorë të ndryshëm kishte bërë që punëmarrësit të detyrohen të pezullojnë nga puna shumë punëtorë.


Gjatë muajit prill, ndërkaq, bazuar në të dhënat preliminare të BQK-së, thuhet se nuk ka rritje të numrit të kërkesave për shtyrje të kredive.


Vlera totale e kredive në bankat komerciale sipas të dhënave të BQK-së, deri në fund të muajit shkurt 2020, ishte mbi 3 miliardë euro.


Sektori bankar i Kosovës, i qëndrueshëm

Mbështetur në raportimet e Bankës Qendrore të Kosovës konsiderohet se sektori financiar në vend vazhdon të ketë performancë të qëndrueshme, të jetë mirë i kapitalizuar, likuid, stabil dhe funksional në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e vendit.


Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim edhe në sektorin bankar, por në Kosovë ky sektor është i qëndrueshëm dhe mirë i kapitalizuar.


“Sa i përket programit për shtyrje të kredive, bankave sigurisht që iu ndikon në të hyrat e tyre për këtë periudhë, por falë likuiditetit të mjaftueshëm dhe kapitalit të mjaftueshëm që e kanë pasur edhe më herët para pandemisë, në këtë emergjencë bankat janë duke e përballuar mirë situatën ose shtyrjen e kredisë dhe po besoj që pas përfundimit të periudhës së shtyrjes së kredive, bankat do të vazhdojnë me funksionim të rregullt dhe klientët do të jenë në gjendje më të mirë për t’i kthyer kreditë”, thotë Balija.




Sektori bankar në Kosovë, karakterizohet me një prezencë të madhe të kapitalit të huaj, ku 87 për qind e aseteve totale menaxhohen nga bankat e huaja, kështu që kapitali i huaj dominon në tetë prej dhjetë bankave që operojnë aktualisht në Kosovë.


Efektet e plota, pas pandemisë

Sikurse të gjitha bizneset tjera, edhe sektori bankar është ndikuar nga pandemia, megjithatë Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, thotë se bankat komerciale kane luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e barrës së bizneseve dhe qytetarëve të vendit, në relacion me detyrimet e tyre kreditore ndaj sektorit bankar.


“Sa u përket efekteve të plota të pandemisë në sektorin bankar, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ato do të shfaqen pas përfundimit të pandemisë përmes kredive joperformuese dhe ndikimit të tyre në performancën e sektorit bankar”, thotë Ahmeti.




Me termet bankare, vonesat e kthimit të kredisë nga huamarrësi brenda afatit prej 90 ditëve, njihen si kredi problematike dhe konsiderohen si kredi joperformuese.


Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë joperformuese të sektorit bankar para pandemisë kanë qenë në nivelin më të ulët historik. Në fund të vitit 2019, ato ishin vetëm 2 për qind, që ishte norma më e ulët në vendet e rajonit dhe më e ulët se në shumë vende të Bashkimit Evropian.


Në këtë gjendje, sipas BQK-së Kosova është në pozitë shumë të mirë për të përballuar rritjet eventuale të kredive joperformuese.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России