Varshava shpreson që SHBA-ja do t’i zhvendosë trupat e saj nga Gjermania në Poloni
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin që të shkurtojnë numrin e trupave amerikane të vendosura në Gjermani, tha një zyrtar të premten, raporton Reuters.
Kjo do të bëjë që numri i trupave amerikane në Gjermani të shkurtohet për 9,500. Aktualisht në Gjermani janë të vendosur 35,00 trupa.
“Sinqerisht shpresoj që si rezultat i shumë bisedimeve që kemi pasur... një pjesë e trupave që sot janë të vendosur në Gjermani, që po tërhiqen nga SHBA-ja... do të vijnë në Poloni”, tha Morawiecki për radon RMF24. “Ky vendim i përket SHBA-së”, tha ai.