Autoritetet amerikane kërkojnë intervistimin e princit britanik Andrew
Hetuesit amerikanë kërkojnë të intervistojnë, Andrewn, djalin e dytë të Mbretëreshës Elizabetë, rreth shoqërisë së tij me Epstenin, i cili ëhtë gjetur i vdekur në burg vitin e kaluar, teksa ka qenë duke pritur akuzat për trafikim të të miturave, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.
Gazeta britanike, Sun ka raportuar të hënën se Departamenti amerikan i Drejtësisë, u ka dërguar autoriteteve britanike një kërkesë, që lidhet me hetimet penale, me qëllim të mbledhjes së materialeve në shtetet tjera, të cilat nuk mund të sigurohen nga bazat e bashkëpunimit policor.
Një zëdhënëse e këtij Departamenti dhe Pallati Buckingham në Britani nuk kanë pranuar të komentojnë këtë çështje.
Andrew, 60-vjeçar nuk është akuzuar për asnjë keqbërje, është thënë në një deklaratë publike të muajit nëntor, kur ai ka hequr dorë nga detyrat publike, si pasojë e zemërimit të ngritur për lidhjet e tij me Epsteinin.
Atëbotë ai është thënë se ka gatishmëri për të ndihmuar “nëse ndonjë agjenci e duhur e zbatimit të ligjit i kërkon ndihmë në hetime”.
Në muajin mars, Prokurori i Manhatanit, Geoffrey Berman ka thënë se pavarësisht deklaratave publike të princit britanik, ai “ka mbyllur derën për bashkëpunim vullnetar andaj zyra jonë është duke i shqyrtuar mundësitë”.
Nëse pranohet kërkesa amerikane nga autoritetet britanike, atëherë prokurorët e SHBA-së do të mund t’i kërkojnë princit Andrew që vullnetarisht të marrë pjesë në një intervistë, apo mund edhe ta detyrojnë që të ofrojë të dhëna në gjykatë, nën betim.