Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

DASH-i publikon raportin për terrorizmin në botë

Ky material është publikuar fillimisht në Zërin e Amerikës.


Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshme të terrorizmit vazhduan në botë.


Në raport thuhet se në mars, Shtetet e Bashkuara, së bashku me Koalicionin Global për të Mposhtur grupin militant, Shteti Islamik (IS), përfunduan “shkatërrimin e të ashtuquajturit ‘kalifat’ në Irak dhe Siri”, si edhe përmendet operacioni ushtarak që solli si rezultat vdekjen e udhëheqësit të IS-it Abu Bakr al-Baghdadit.


Po ashtu në raport thuhet se si pjesë e fushatës me presion maksimal ndaj regjimit Iranian – të konsideruar mbështetësin më të fortë shtetëror të terrorizmit – Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre vendosën sanksione të reja ndaj Teheranit dhe atyre që veprojnë në emër të tyre. Shtetet e Bashkuara gjithashtu e futën Gardën Revolucionare të Iranit, përfshirë njësinë e saj kuds në listën e organizatave të huaja terroriste, hera e parë që një përcaktim i tillë bëhet për një pjesë të një qeverie tjetër.


Në raport thuhet se me gjithë këto suksese, kërcënime të rrezikshme terroriste vazhduan në gjithë botën.


“Megjithëse IS-i humbi udhëheqësin e vet dhe territorin, ky grup u përshtat dhe vazhdoi të luftojnë nga degët e veta kudo në botë dhe duke nxitur pasuesit e vet të ndërmarrin sulme”, thotë raporti.


Një tjetër përpjekje masive në vitin 2019 ishte ajo për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të ISIS-it dhe familjeve të tyre, për t’i parandaluar që të rikthehen në fushën e betejës. Që nga viti 2011, mbi 40,000 luftëtarë të huaj terroristë nga afro 100 vende kishin hyrë në Siri dhe Irak dhe rreth 2,000 prej tyre, ishin kapur dhe ndaluar nga Forcat Demokratike Siriane.


Shtetet e Bashkuara vazhduan t’iu bëjnë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e tyre dhe t’i riatdhesojnë qytetarët e tyre.


“Ne ndihmuam një sërë partnerësh ta bënin një gjë të tillë. Departamenti i Shtetit, dislokoi ekspertë teknikë në Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kirgizi, Maldive, Maqedoninë e Veriut dhe Trinidad dhe Tobago për të ndihmuar në zhvillimin e protokolleve dhe programeve për rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarve të huaj”, thuhet në raport.


Kosova


Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të Luftuar ISIS-in.


Në raport përmendet fakti që në prill 2019, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Kosova riatdhesoi katër të dyshuar si luftëtarë të huaj dhe 106 familjarë të luftëtarëve të huaj nga Siria, “duke u bërë një nga vendet e para që kthente një numër të madh civilësh nga zona e konfliktit.


“Megjithëse qeveria ka një Divizion Parandalimi dhe Riintegrimi në Ministrinë e Brendshme, burime dhe aftësi të kufizuara, vazhdojnë të pengojnë aftësinë e qeverisë për të siguruar shërbimet dhe ndihmën e nevojshme”, thuhet në raport.


Raporti vë në dukje se kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por zbatimi ka mangësi, veçanërisht dënimet e shkurtra, lirim të hershëm nga burgu dhe mungesë mbikqyrjeje, pas lirimit.


Në raport përmendet dënimi në shtator i gjashtë të pandehurve “për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Francë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë planet për sulme vetëvrasëse në Kosovë, kundër forcave të KFOR-it, klubeve të natës, dhe kishave Ortodokse Serbe në periudhën mes Dhjetorit 2017 dhe qershorit 2018.


Po ashtu përmenden akuzat në nëntor ndaj një prej luftëtarëve të huaj të kthyer nga Siria që pranoi fajësinë dhe u dënua me katër vjet burg. Akuzat ndaj një të dyti u ngritën në dhjetor, dhe Gjykata në Prishtinë pranoi deklaratat e fajësisë nga dy prej grave të kthyera nga Siria.


Raporti thotë se strategjia dhe plani i veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm synon frenimin e kërcënimit nga terrorizmi dhe rolin kritik nga të gjithë faktorët, përfshirë shoqërinë civile.


“Zbatimi nuk ka qenë njëlloj në ministritë e ndryshme dhe sfidat vazhdojnë, për shkak mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të pamjaftueshme”, thuhet në raport.


Shqipëria


Në kapitullin e raportit për Shqipërinë thuhet se vendi “vazhdoi mbështetjen e fortë​ për për përpjekjet e kundërterrorizmit në 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të Mposhtur IS-in”.


“Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri konsiston te luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizmi i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri”, thuhet në raport.


Po ashtu raporti thotë se organet e rendit i rritën përpjekjet për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve terroriste dhe se Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori pjesë në disa operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm. Raporti përmend faktin që në tetor policia njoftoi për parandalimin e sulmeve të planifikuara në vitin 2018 nga agjentë iranianë kundër anëtarëve MEK, që jetojnë në Shqipëri.


“Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm mes asgjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjitt dhe rendit në të gjitha nivelet”, thuhet në raport.


Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion, paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet në raport.


Departamenti i Shtetit thotë se në 2019, Shqipëria miratoi legjislacion për të adresuar shqetësimet lidhur me “efektivitetin e ulët” në drejtim të konfiskimit, hetimit dhe ndjekjen ligjore për financat nga terrorizmi dhe sanksionet financiare (të ngritura nga Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave).


“Por zbatimi varet nga masa rregullatore të mëtejshme dhe veprime të qeverisë”, thuhet në raport.


Në raport përmendet se qeveria vazhdon të jetë aktive në programet për të luftuar terrorizmin e dhunshëm.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России