Presidentja e Sllovakisë futet në vetizolim
Caputova do të jetë në vetizolim deri të premten, si masë paraprake, tha zëdhënësi i saj.
Presidentja i anuloi të gjitha angazhimet, përfshirë edhe takimet e së mërkurës me udhëheqësin e Senatit të Republikës Çeke, Milos Vystrcil, dhe me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Sllovakia është lavdëruar për masat që ka ndërmarrë për frenimin e koronavirusit.
Ajo ka qenë një nga vendet e para në Evropë që ka mbyllur kufijtë dhe e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës.
Sllovakia, vend me 5.5 milionë banorë, ka konfirmuar deri më tash 1,589 raste me koronavirus.
Shumica prej tyre tashmë janë shëruar, ndërsa 28 të infektuar kanë humbur jetën.
Në javët e fundit, Sllovakia i ka lehtësuar masat e izolimit dhe aktualisht lejon vizitat e turistëve nga 19 vende, shumica e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Skandinavi dhe shtetet e Baltikut.