Stuhia Hanna godet jugun e Teksasit
Guvernatori Greg Abbot ka deklaruar gjendje emergjente për 32 vende dhe ka theksuar se përhapja e koronavirusit do të komplikojë punën e shërbimeve emergjente.
Stuhia Hanna ka arritur të shtunën në Ishullin Padre dhe tani është duke kaluar në ishujt Christi dhe Brownsville.
Erërat e forta deri në 145 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme në prona private.
"Çdo përballje me stuhi është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sfidë është më e komplikuar për shkak që ajo po kalon në zonat më të prekura me COVID-19”, tha guvernatori Abbot.
Ndërkohë, stuhia Douglas është duke u afruar drejtë Pacifikut, derisa autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun nga vërshimet e mëdha.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkruar në Twitter se administrata e tij është duke monitoruar situatën në të dyja shtetet.
Teksasi është duke u përballur me përhapje mjaft të madhe të koronavirusit. Më shumë se 380.000 të infektuar janë konfirmuar dhe rreth 5.000 viktima.