Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Opozita maqedonase kritikon pakon e re të ndihmës financiare

Për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia me koronavirusin, shumë kompani vendore, por edhe të huaja si dhe kategori të ndryshme të qytetarëve do të ndihmohen nga shtetit përmes subvencionimit të pagave, uljes së tatimit mbi fitimin dhe kamatave, uljen e doganave për prodhime të caktuara si dhe për lëndët e para.


Ndihma që është paraparë të jepet me rishikimin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut arrin në vlerë prej 470 milionë euro, në kuadër të asaj që njihet si Pakoja e katërt e ndihmës financiare.


Sipas projektimeve të bëra nga Ministria e Ekonomisë, 70 milionë euro do të ndahen për mbështetjen e 83 mijë vendeve të punës, gjegjësisht subvencionimit të 250 mijë pagave për muaj tetor, nëntor e dhjetor, por vetëm për kompanitë që kanë shënuar humbje në punën e tyre. Ndihma do të sillet mes 14.500 dhe 21.000 denarë (230-340 uro).




Masat parashohin që 283 mijë qytetarë të marrin karta pagesore në vlerë prej rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me pensione të ulëta, të papunët, si dhe të gjithë ata që janë të moshës mbi 64 vjeç.


“Unë jam i bindur se me kohë do të fillojmë realizimin e Pakos së katërt të ndihmës financiare edhe pse disa prej tyre veç kanë nisur të zbatohen, siç kanë kreditë pa kamata, fundjava pa Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH). Sa i përket pagave, besoj se do të arrijmë me kohë të bëjmë pagesën e rrogës së tetorit, në përputhje me kriteret e përcaktuara”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.


Megjithatë, opozita ka hedhur dyshime nëse qeveria do të arrijë të ndihmojë kompanitë dhe qytetarët të goditur rëndë nga kriza ekonomike.


“Ne duhet të pranojmë se kriza ekonomike është shumë më e rëndë se kriza me koronavirusin. Qasja joserioze e qeverisë që të përballet me sukses me pandeminë, ka bërë që kriza shëndetësore të godasë rëndë sektorin e ekonomisë dhe të financave. Ekonomia e Maqedonisë (së Veriut) është në rënie në lirë, gjendja është me e keqe se ajo në vitet e 90-ta".


"S’ka dyshim në këtë se ka ndikuar pandemia, por nëse shikojnë gjendjen edhe para paraqitjes së COVID-19 apo tremujorin e parë vitit do të konstatojmë se politikat e gabuara të qeverisë kanë bërë që gjendja ekonomike të përkeqësohet nga dita në ditë. Jemi ndër shtetet me borxhin më të lartë, që ka arritur në 60 për qind të Prodhimit Bruto Vendor. Më shumë bëhet fjalë për masa populiste për blerje votash, siç ishte rasti me ndihmat paraprake, në kohën e fushatës zgjedhore në qershor”, ka deklaruar Nikolla Micevski nga partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE.


Bizneset ndihmë nga qeveria kanë marrë edhe në muajt e parë të pandemisë. Bëhet fjalë për tri Pako të ndihmës në vlerë prej mbi 500 milionë euro, që kishte përfshirë të gjitha kategorinë, që nga nxënësit e shkollave të mesme e deri te pensionistët. Ndihmë u dha edhe për turizmin vendor. Por, shumë kompani që përfituan ndihmë, atë nuk ua shpërndanë punëtorëve, ndërkohë që institucionet përveç tërheqjes së vërejtjes për këto kompani, nuk kanë ndërmarrë asgjë ndaj tyre.




Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, 187 kompani që morën mbështetje financiare për pagat e muajve prill, maj dhe qershor, nuk i kanë shlyer detyrimet ndaj punëtoreve. Disa nuk u kanë paguar nga një rrogë, disa dy, ndërsa ka kompani që nuk u kanë dhënë asnjë denarë punëtorëve.


Këtë e konfirmojnë edhe në Lidhjen e Sindikatave, ku janë dorëzuar ankesa të shumta nga punëtorët që nuk kanë marrë pagë ose janë paguar më pak.


"Atje ku në të kaluarën kemi pasur probleme me pagesën e pagave nga kompanitë që janë anëtare të sindikatës, kemi ndërmarrë hapa për ta zgjidhur atë në mënyrën më të lehtë, pa angazhuar inspektoratet ose organet e tjera shtetërore. Ndërkohë që gjendje më e rëndë është në ato kompani ku në funksionon sindikata. Kjo dëshmohet nga denoncimet që marrim nga punëtorë anonimë, që druajnë të flasin publikisht sepse mund të humbin edhe vendin e punës", thotë  Katerina Popovska nga Lidhja e Sindikatave.


Si pasojë e pandemisë, të dhënat e agjencisë së punësimit tregojnë se rreth 15 mijë persona kanë humbur vendet e punës, por jo zyrtarisht thuhet se ky numër arrin deri në 40 mijë.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России