Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Pandemia shpërfaq gjuhën e urrejtjes në rrjete sociale

Gjuha e urrejtjes, veçanërisht ajo mbi baza etnike në mediat sociale, shënon rritje të vazhdueshme gjatë kohës së pandemisë në Maqedoninë e Veriut.  


Nga Komiteti i Helsinkit në Shkup theksojnë se popullata më e re, përkatësisht ajo nga mosha 18 deri 26-vjeçare, është më e ekspozuara ndaj manipulimit dhe keqinformimit dhe shpesh është kategoria më aktive që përdor gjuhë urrejtjeje në mediat sociale. 


Në raportin e fundit, atë për muajin nëntori, Komiteti i Helsinkit në Shkup ka verifikuar gjithsej 112 denoncime, që paraqet një rritje prej 10 për qind krahasuar me një muaj më herët, tetorin e 2020-s, për sa i përket gjuhës së urrejtjes. 


Pjesa më e madhe e denoncimeve të rasteve për sa i përket gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale,  81 nga 112 raste, për bazë ka përkatësinë etnike. 




Borjan Eftimov, kryetar i Parlamentit Studentor në kuadër të Universitetit të Shkupit për Radion Evropa e Lirë thotë se përmes nxitjes së gjuhës së urrejtjes në mesin e të rinjve, si kategori më e ndjeshme e shoqërisë, synohet të kamuflohet shkalla e lartë e korrupsionit, e cila ka gjetur hapësirë në çdo pore të shoqërisë. 


“Ne jetojmë në një sistem të kalbur ku elitat politike përfitojnë në bazë të parimit ‘përçaj dhe sundo’. Përderisa të rinjtë maqedonas dhe ata shqiptarë urrehen mes vete, elita politike nuk ndihet e kërcënuar në pozitat që ka”, thotë Eftimov. 


Nga ana vjetër, Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut, i cili dhe personalisht ka qenë pre e gjuhës së urrejtjes, duke vënë theksin se një shqiptar nuk mund të drejtojë unionin dhe të komunikojë me strukturat relevante të dikasterit të arsimit  në emër të të gjithë  gjimnazistëve, atyre shqiptarë dhe maqedonas, thotë për Radion Evropa e Lirë se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut nuk njihen ndërmjet vete madje dhe në vendbanimet e përziera prej këtu dalin dhe paragjykimet që nxisin gjuhën e urrejtjes. 




“Shumica e të rinjve në shtetin tonë janë të izoluar në rrethin e etnitetit të tyre dhe pastaj ata e kanë kompleks të njihen me kultura të ndryshme, komunitete të ndryshme, gjë që ndikon në përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Në momentin kur kemi një rini të izoluar, një rini që ka mungesë të participimit në aktivitet për të rinjtë natyrisht se do të kemi gjuhë të urrejtjes”, thotë Hodai.


Ai thotë se vetë sistemi arsimor dhe planprogrami mësimor paraqet burim të nxitjes së gjuhës së urrejtjes përmes teksteve shkollore ku entiteti shqiptar paraqitet si ardhacak, uzurpues në këto troje. 


“Ne kemi libra nga lënda e Historisë, Gjeografisë etj,  me tekste dhe materiale mësimore ku është e pranishme gjuha e urrejtjes, me ç`rast të rinjtë duke i mësuar ato materiale mësimore, edhe më shumë nxisin gjuhën e urrejtjes në shoqërinë tonë”, thotë Hodai. 




Të rinjtë për dallim nga gjenerata e mëhershme janë të ekspozuar ndaj mediave sociale si pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre, kjo bën që mediat sociale të paraqesin fushë mejdani për sa i përket ngritjes së debateve në aspektin social, politik dhe kulturor. 


 Borjan Eftimov, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Shkupit, thotë se të rinjtë e të gjitha entiteteve duhet inkorporuar në hartimin e politikave të përbashkëta për më shumë çështje që prekin interesat e tyre. Në këtë mënyrë, thekson ai, do të eliminohet frika nga njëri-tjetri me këtë dhe gjuha e urrejtjes. 




 “Në të kaluarën kishim incidente, përleshje mes të rinjve në rrugë, të motivuar nga gjuha e urrejtjes mbi bazë të përkatësisë etnike. Pandemia i ka detyruar të rinjtë që pjesën më të madhe të kohës ta kalojnë të lidhur në internet, prej këtu kemi dhe rritjen e mosdurimit në mesin e të rinjve mbi bazë të përkatësisë etnike që në esencë kjo shkon në favor të politikaneve, të cilët në vend se t’i zgjidhin problemet reale me të cilat ballafaqohen të  rinjtë, vishen me petkun e patriotizmit. Ndërkohë, që një i ri me përkatësi maqedonase dhe një i ri me përkatësi shqiptare ballafaqohet me po të njëjtat probleme dhe sfida”, thotë Eftimov. 


Nga Komiteti i Helsinkit në vazhdimësi theksojnë se ilaçi më i mirë për sa i përket gjuhës së urrejtjes është edukimi mediatik i të rinjve dhe ndëshkimi i të gjithë atyre që nxisin gjuhën e urrejtjes. 


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России