Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Mosbesimi në premtimet klishe të partive politike

Mosbesimi në premtimet klishe të partive politike

Besimi i qytetarëve të Kosovës në premtimet që partitë politike i japin gjatë fushatave parazgjedhore dhe zgjedhore, është mjaft i ulët , thonë disa qytetarë të Prishtinës.

Qytetarët do të jenë mosbesues edhe ndaj premtimeve që do t’u japin këto parti para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, thotë analistja Jeta Krasniqi.

Qytetarët, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se përvojat e deritashme nga fushatat zgjedhore të kaluara, kanë treguar se pjesa më e madhe e premtimeve të partive politike, që garojnë për ulëset e Kuvendit të Kosovës dhe për të qeverisur vendin, nuk përkojnë me realitetin.

Për më shumë, siç thonë ata, premtimet që eventualisht kanë pasur bazë reale për t’u realizuar, të shumtat nuk janë realizuar.

Qytetarët: Premtimet e parealizuara

Dorina Lluka nga Prishtina, thotë që realiteti i krijuar në Kosovë lë pak hapësirë që t’iu besohet premtimeve të partive politike.

“Ju besoj shumë pak. Ndoshta është koha që partitë të reformohen dhe të kuptojnë që nuk munden vetëm të premtojnë dhe të mos realizojnë (premtimet). Sidomos është shumë i rëndësishëm aspekti i investimit te të rinjtë. Besoj që të gjitha partitë duhet ta kenë prioritet investimin konkret te të rinjtë, sidomos për edukimin joformal. Ne e shohim se të rinjtë tërë kohën janë rrugëve. Nganjëherë edhe nuk shohin shpresë. Kështu që obligim moral i secilës parti është që të inkuadrojë planifikimet strategjike për të rinjtë, të mundohen që t’i përfshijnë ata, por edhe t’i realizojnë në rast se fitojnë”, tha Lluka.

Shqipërim Rudaku, një i ri nga Prishtina, i cili në zgjedhjet e sivjetme do të dalë për herë të parë që të votojë, thotë se e ka humbur besimin në shumicën e partive politike si dhe në premtimet e tyre.

Megjithatë, ai thekson se edhe premtimeve të partisë, të cilën ka vendosur që ta votojë, so t'iu besojë vetëm gjysmës së tyre.

“Ky 50 për qind i besimit është vetëm për një prej partive. Vetëm për një, sepse këto tjerat na kanë ardhur te hunda duke na gënjyer, për liberalizimin e vizave, që është edhe e nevojshme për ne. Për të tjerat mos t’i përmendim fare, për vende të punës dhe të tjera. Tash për tash jo, nuk u besoj, e pastaj të shohim”, tha Rudaku.

Mendim të përafërt ka edhe Ismet Namani nga Prishtina. Ai shpreh mendimin që premtimet që partitë politike do të japin gjatë fushatës zgjedhore, do të jenë premtime klishe.

Deri më tash, siç thotë ai, partitë politike, në përgjithësi, rrallëherë kanë mbajtur premtimet që kanë dhënë. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë humbur besimin në to dhe në premtimet e tyre.

Ai thotë se madje do të ishte i kënaqur sikur partitë politike të realizonin vetëm gjysmën e premtimeve që japin.

“Nëse vetëm i afrohet 50 për qindëshit, ne jemi shumë të kënaqur. Mirëpo, kurrë nuk i janë afruar, as në të kaluarën e as tash nuk do t’i afrohen. Kjo është e dhimbshme. Tash e 21 vjet, vetëm ta marrim rastin e shëndetësisë. Nuk ka subjekt politik që s’ka folur për shëndetësi tash e 21 vjet. Çfarë të besojmë më shumë? Tash e 21 vjet ne nuk kemi sigurime shëndetësore”, theksoi Namani.

Ndëshkimi i shkelësve të premtimeve, mesazh nga qytetarët

Analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë pë Radion Evropa e Lirë se partitë politike, në vazhdimësi në fushatat zgjedhore të disa palë zgjedhjeve me radhë, kanë dhënë premtime, të cilat nuk kanë qenë në përputhje me realitetin.

Siç thekson ajo, partitë politike kanë bërë premtime për punësime me shifra shumë të mëdha që nuk ishin në përputhje me buxhetin e vendit, premtime për rritje pagash, për barazi gjinore dhe shumë të tjera, të cilat nuk kanë arritur të adresohen në programet qeveritare, në momentin kur partitë e caktuara kanë ardhur në pushtet.

Se a do të bëjnë premtime të ngjashme partitë politike në fushatat e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit dhe a do t’u besojnë qytetarët premtimeve të tilla eventuale, siç thotë ajo, mbetet të shihet.

Por, sipas saj, në zgjedhjet e kaluara, qytetarët kanë ndëshkuar partitë politike, të cilat nuk i kanë mbajtur premtimet e dhëna më parë.

“Qytetari i Kosovës, nëse e shohim nga zgjedhjet e kaluara, ka votuar për partitë, të cilat kanë premtuar se do të ketë luftim të korrupsionit, që do të ketë një shëndetësi më të mirë dhe arsim më të mirë. Pra, mesazhi i qytetarëve të Kosovës ndaj partive politike është shumë i qartë. Tani u mbetet partive politike që t’i përmbushin, në radhë të parë, ato çfarë premtojnë, por që edhe premtimet e tyre të jenë realiste. Pra, që të jenë premtime që janë në përputhje me kushtet apo aftësitë e Kosovës. Shohim premtime miliardëshe, ndërkohë që Kosova e ka një buxhet të limituar”, theksoi Krasniqi.

Premtimet nga zgjedhjet e vitit 2019

Në fushatat zgjedhore për zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat u mbajtën më 6 tetor të vitit 2019, partitë politike kishin dhënë premtime të ndryshme, por edhe të përbashkëta në pika të caktuara.

Lëvizja Vetëvendosje premtoi fuqizimin e sektorit privat me paga, rritjen e vendeve të punës, shtet të fortë ligjor, efektivitet të shtuar të sistemit të drejtësisë, arsimim dhe shëndetësi cilësore dhe vendosje të masave reciproke me shtetin e Serbisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës premtoi se programi i saj do të fokusohet në interesat e vitale të qytetarëve, për zhvillim ekonomikisht, shanse të barabarta për të gjithë dhe drejtësi për të gjithë, edukim dhe shëndetësi cilësore, si dhe kthim të shtetit në rrugën e demokracisë së njëmendtë, lirisë dhe përparimit.

Partia Demokratike e Kosovës premtoi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin ekonomik të vendit, sundimin e ligjit, respektin e të huajve ndaj Kosovës, mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit, bashkëjetesën e të gjithë qytetarëve të vendit dhe fuqizimin e aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, pati premtuar se nuk do ta heqë taksën prej 100 për qind për mallrat e Serbisë derisa kjo e fundit të mos e njohë Kosovën në kufijtë ekzistues, zhvillimin ekonomik, të shëndetësisë dhe të arsimit, forcimin e shtetit ligjor dhe sistemit të gjyqësorit.

Koalicioni i Nismës Soacialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, premtoi se prioritet i këtij koalicioni do të ishte politika e jashtme e Kosovës dhe dialogu me Serbinë, investimet në ekonomi dhe bujqësisë, sundim të ligjit, si dhe stimulimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Krasniqi: Fushatë me akuza të ndërsjella

Analistja Krasniqi shpreh mendimin se partitë politike nuk do ta ndryshojnë qasjen e tyre me premtime as për zgjedhjet e sivjetme. Sipas saj, partitë politike do të premtojnë pa mbulesë reale edhe gjatë fushatave të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Besoj që do të vazhdohet njësoj. Tani mbetet të shihet, sepse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata, por do të mbesin te premtimet e njëjta. Diçka shtesë që mund të shohim këtë herë, ka të bëjë edhe me rikëmbjen ekonomike, si pasojë e COVID-19. Aty do të shohim premtime më të mëdha, qoftë për bizneset apo për të mbështetur qytetarët. Pjesa tjetër që do të shohim janë akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet partive politike, duke akuzuar njëra-tjetrën, në mënyrë që të fitojnë më shumë vota nga elektorati”, u shpreh Krasniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë politike do të kenë dhjetë ditë në dispozicion për të bërë fushatë, nga data 2 deri më 13 shkurt.

Ndërkohë, në mënyrë jozyrtare, partitë politike tashmë kanë nisur fushatat e tyre dhe në disa raste edhe me tubime me aktivistët dhe pasuesit e tyre, gjë që, siç është komentuar, bie ndesh me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe me Ligjin për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Архангельские спортсмены успешно стартовали на всероссийском турнире по джиу-джитсу



Здоровье

Что будет, если есть яйца каждый день: 15 научных фактов




Українські новини

Охорона і Безпека це ОіБ: замовляй охорону в Києві та Харькові



Новости 24 часа

Врач Тяжельников рассказал, какое мясо лучше всего подходит для шашлыка



Game News

Музыкальную игру Blue Wednesday с глубоким сюжетом выпустили на iOS



Москва

Гуцул заявила о невиновности перед судом по делу о финансировании партии «Шор»



News Every Day

China’s Huawei launches new software brand for intelligent driving



Настроение

Коршун



Москва

Спортсменка из Карелии стала чемпионкой России по кикбоксингу



Анастасия Волочкова

Балерина Волочкова часто летала на Мальдивы из-за возможности поплавать без трусов



Москва

Курс евро превысил 100 рублей



WTA

Россиянка Андреева стала рекордсменкой на турнирах WTA-1000



Москва

Один человек погиб в результате ДТП на севере Москвы



Россия

ЦСКА уступил "Балтике" в 26-м туре чемпионата России



Симферополь

Крымские проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023



Москва

Хоккейный клуб из Балашихи выиграл Кубок Регионов



Москва

Собянин: Более 40 театров отреставрировали и отремонтировали в Москве за 10 лет



Москва

Эхо стрельбы под Цимлянском долетело до Москвы



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

В Зеленограде водитель, напавший на полицейских, устроил тяжелое ДТП

Мизулина попросит СК проверить рэпершу Hofmannita из-за поцелуев с девушками

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)


Москва

Хоккейный клуб из Балашихи выиграл Кубок Регионов






Rss.plus

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Героическое участие армян в СВО. Часть третья

Миллионы — в хлам. Мажоры и блогеры разбивают в Москве дорогущие машины

Moscow.media
Москва

Собянин: Более 40 театров отреставрировали и отремонтировали в Москве за 10 лет



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

София Ротару

Данил Барановский и внучка Софии Ротару




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Легионер "Локомотива" Ньямси: в Москве жизнь дешевле, чем в Париже

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о строительстве спортивных объектов


WTA

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Собянин: Более 40 театров отреставрировали и отремонтировали в Москве за 10 лет



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России