Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Historiku i trazirave në Irlandën Veriore

Historiku i trazirave në Irlandën Veriore

Të rinjtë kanë hedhur gur, fishekzjarre dhe koktej molotovi drejt policisë si dhe u kanë vënë zjarrin makinave dhe një autobusi. Këto janë disa prej ngjarjve që ndodhën gjatë javës në Irlandën Veriore pas shpërthimit të dhunës. Policia u përgjigj ndaj protestuesve me plumba gome dhe topa uji.

Të premten, më 9 prill, situata në rrugët e Irlandës Veriore ishte më e qetë, pasi liderët u bën thirrje qytetarëve për qetësi pas vdekjes së Princit Philip, burrit të Mbretëreshës Elizabeth II. Por, disa banda të vogla të të rinjve vazhduan sulmet e tyre ndaj policisë me gjësende të ndryshme dhe dogjën edhe një makinë në Belfast.

Këto skena kaotike risollën kujtimet nga konflikti katoliko-protestant në Irlandën Veriore. Një marrëveshje e paqes, e arritur më 1998, i dha fund dhunës në shkallë të gjerë, por nuk zgjidhi tensionet që janë të rrënjosura thellë në Irlandën Veriore.

Associated Press sjell një vështrim lidhur me atë se çfarë fshihet pas shpërthimit të dhunës në Irlandën Veriore.

Pse Irlanda Veriore është një tokë e kontestuar?

Gjeografikisht, Irlanda Veriore është pjesë e Irlandës. Politikisht, është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Irlanda, që për një kohë të gjatë është dominuar nga fqinji i saj më i madh, u pavarësua nga Mbretëria e Bashkuar rreth 100 vjet më parë. Njëzetegjashtë nga 32 qarqet e Irlandës u pavarësuan dhe u bën një shtet me shumicë katolike. Gjashtë qarqet në veri, ku shumica e banorëve janë protestantë, qëndruan nën Britani.

Minoriteti katolik i Irlandës Veriore ka përjetuar diskriminim sa i përket punësimit, por edhe banimit në zonat ku janë të vendosur shumica protestante. Në vitet e 60-ta, një lëvizje për të drejtat civile kërkoi ndryshim, por u përball me përgjigje të ashpër nga qeveria dhe policia. Disa njerëz, si nga ana katolike, por edhe protestante, formuan grupe të armatosura dhe konflikti më pas u përshkallëzua me bombardime dhe të shtëna.

Ushtria britanike u dërgua në këtë pjesë më 1969, fillimisht për ta mbajtur paqen. Por, situata u përkeqësua dhe u shndërrua në konflikt ndërmjet militantëve republikanë irlandezë, që dëshironin të bashkoheshin me jugun, paramilitarëve që kërkonin ta mbanin britanike Irlandën Veriore dhe trupave të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë konfliktit që zgjati për tri dekada, gjatë të shtënave dhe bombardimeve u vranë mbi 3.600 persona, shumica e të cilëve ishin civilë. Shumica e vrasjeve ndodhën në Irlandën Verirore, edhe pse Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) gjithashtu kreu sulme me bomba në Londër dhe në qytete të tjera britanike.

Si përfundoi konflikti?

Në vitet e 90-ta, pas bisedave të fshehta dhe ndihmës nga përpjekjet diplomatike të Irlandës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, luftëtarët arritën një marrëveshje paqeje. Marrëveshja e vitit 1998, që njihet edhe si “E premtja e Mirë” bëri që luftëtarët të ndërprisnin luftën dhe u krijua një qeveri katolike-protestante, për ndarjen e pushtetit në Irlandën Veriore. Çështja e statusit përfundimtar të Irlandës Veriore u shty: ajo do të mbetej britanike për aq kohë sa kjo do të ishte dëshira e shumicës, por nuk përjashtohej mundësia që në të ardhmen të mbahej një referendum për ribashkim.

Përderisa paqja kryesisht mbretëroi, grupe të vogla të Ushtrisë Republikane Irlandeze, kohë pas kohe kanë organizuar sulme mbi forcat e sigurisë dhe ka pasur edhe shpërthime të dhunës sektare nëpër rrugë.

Politikisht, marrëveshja për ndarjen e pushtetit ka pasur periudha të suksesit, por edhe të dështimit. Administrata në Belfast kolapsoi në janar të vitit 2017 për shkak të një projekti të energjisë së gjelbër. Administrata mbeti e pezulluar për më shumë se dy vjet, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive unioniste britanike dhe atyre nacionaliste irlandeze për çështje kulturore dhe politike, përfshirë këtu edhe statusin e gjuhës irlandeze. Qeveria e Irlandës Veriore rinisi punën në fillim të vitit 2020, por mosbesimi ndërmjet dy palëve vazhdon të jetë i thellë.

A i ka komplikuar gjërat Brexit-i?

Irlanda Veriore është quajtur “fëmija problematik” i Brexit-it, apo ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Si pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që është në kufi me shtetin e BE-së – Irlandën – këtu qëndronte çështja më e ndjeshme për t’u zgjidhur, vendimit të vitit 2016 të Britanisë për të dalë nga blloku evropian.

Një kufi i hapur irlandez, ku njerëzit dhe mallrat mund të qarkullonin lirshëm, i jepte shtysë procesit të paqes, duke lejuar njerëzit në Irlandën Veriore që të ndihen si në shtëpinë e tyre edhe në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Këmbëngulja e Qeverisë konservatore të Britanisë për Brexit, e nxori vendin nga rendi ekonomik i BE-së, që nënkuptonte krijimin e barrierave dhe kontrolleve të reja në tregti. Si Britania, ashtu edhe BE-ja ranë dakord që kufiri të mos ishte në Irlandë, për shkak të rrezikut që mund të paraqiste për procesin e paqes. Alternativa ishte që kufiri, në mënyrë metaforike, të vendosej në Detin Irlandez – ndërmjet Irlandës Veriore dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo marrëveshje ngriti alarmin në mesin e unionistëve britanikë, të cilët thanë se kjo e dobëson pozitën e Irlandës Veriore në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të nxisë thirrjet për ribashkimin irlandez.

Pse tani shpërthyen trazirat?

Dhuna kryesisht po ndodh në zonat protestante në dhe përreth Belfastit dhe Londonderry – qytetit të dytë për nga madhësia në Irlandën Veriore – edhe pse trazira ka pasur edhe në lagjet e banuara nga katolikët.

Britania u largua nga ekonomia e BE-së më 31 janar dhe marrëveshjet e reja tregtare shumë shpejt irrituan unionistët në Irlandën Veriore, të cilët duan të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Pengesat e para tregtare, që u shoqëruan edhe nga kriza e pandemisë së koronavirusit, çuan që disa dyqane ushqimore të mos kishin furnizime, gjë që nxiti shqetësime. Në shkurt, zyrtarët kufitarë u tërhoqën përkohësisht nga portet në Irlandën Veriore, pasi shfaqjes së disa grafiteve kërcënuese, ku thuhej se do të sulmoheshin punëtorët e portit.

Po ashtu, kishte zemërim pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili për një kohë të gjatë insistoi se nuk do të kishte kontrolle të reja mbi tregtinë si rezultat i Brexit-it, minimizoi shkallën e ndryshimeve që do të ndodhnin pas largimit nga BE-ja. Disa besnikë britanikë në Irlandën Veriore ndjejnë se tashmë identiteti i tyre është në rrezik.

“Shumë besnikë besojnë këtë se de fakto Irlanda Veriore është më pak pjesë e Mbretërisë së Bashkuar sesa ishte më parë”, ka thënë për Sky News, Henry Patterson, profesor i shkencave politike në Universitetin Ulstern.

Unionistët janë po ashtu të zemëruar ndaj vendimit të policisë që të mos ndjekë politikanët e partisë Sinn Fein, që është e lidhur me IRA-n, të cilët morën pjesë në varrimin e një ish-komandanti të IRA-s në qershor, pavarësisht se kishte kufizime të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, grupet e jashtëligjshme të armatosura, vazhdojnë të operojnë si banda kriminale të trafikut të drogës dhe kanë ndikim mbi komunitetet e shtresës punëtore – megjithëse paramilitarët kanë mohuar se janë të përfshirë në trazirat e fundit.

Shumica e personave të përfshirë në dhunë ishin tinejxherë, madje edhe fëmijë të moshës 12-vjeçare. Këta persona kanë lindur pas konfliktit të parë në këtë pjesë, por jetojnë në zona ku varfëria dhe papunësia janë në nivele të larta dhe ku ndarjet sektare vazhdojnë të jenë prezentë. Dy dekada pas marrëveshjes së paqes, “muret e paqes” prej betoni vazhdojnë të ndajnë klasën punëtore në zonat katolike dhe protestante të Belfastit.

Pandemia e koronavirusit po ashtu ka krijuar dëme të tjera ekonomike, por edhe ka prekur edhe sistemin arsimor.

Pavarësisht thirrjeve për paqe nga liderët politikë në Belfast, Londër, Dublin dhe Uashington, nyja e problemeve duket vështirë e zgjidhshme.

“Në këto zona ka privim të shumëfishtë, në kuptimin se nuk ka shumë për të humbur”, thotë Katy Hayward, profesoreshë e politikës në Universitetin Queen’s të Belfastit.

“Dhe këta njerëz janë mobilizuar pasi në rrjetet sociale u është thënë se ‘Mjaft është mjaft, tani është koha për ta mbrojtur Ulster (qytet që gjendet edhe në Irlandë dhe në Irlandën Veriore)’ dhe shumë prej tyre, shumë, i janë përgjigjur kësaj thirrjeje”, thotë Hayward.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Беглянка из Архангельска. 5-месячная хаски сбежала по дороге во Францию



VIP

Форум Доноров представил результаты первой лаборатории проекта «Музеи и меценаты»






103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Синоптик Леус сообщил, что на Солнце произошла вторая X вспышка за сутки

Форум Доноров представил результаты первой лаборатории проекта «Музеи и меценаты»

Сезон 2024 года открыт!

White Queen Birthday party «Королева морей»


Москва

СТОЛИЧНЫЕ РОСГВАРДЕЙЦЫ ОБЕСПЕЧИЛИ БЕЗОПАСНОСТЬ МЕРОПРИЯТИЙ, ПОСВЯЩЁННЫХ ПАСХЕ ХРИСТОВОЙ






Rss.plus
Moscow.media
Москва

Собянин перечислил самые популярные виды туризма в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Bon Jovi

Голос на исходе // Bon Jovi отметили 40-летие фильмом о себе




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Шесть скейт-парков и роллердром работают на площадках «Московских сезонов»

Московское "Динамо" возглавило турнирную таблицу РПЛ

На площадках «Московских сезонов» работают шесть скейт-парков и роллердром


WTA

Свентек выиграла титул WTA в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Участники «Московского долголетия» станут героями кино и спектакля



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России