IKSHPK: Nëntë raste të reja me koronavirus
Të shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë edhe tetë pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 167.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107, 758 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,258 kanë vdekur, ndërsa 105,333 janë shëruar.
Deri të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 179,029 doza të vaksinës, ndërsa 41,573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.