Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Ndikimi i pandemisë në turizëm mund të rezultojë me 4 trilionë dollarë humbje

Humbjet ekonomike janë duke u rritur në shtetet në zhvillim, për shkak të mungesës së vaksinave kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.


Dëmet në turizmin ndërkombëtar, për shkak të pandemisë, mund të shkaktojnë humbje të më shumë se 4 trilionë dollarëve në bruto-produktin e brendshëm, në nivel global për vitet 2020 dhe 2021, është thënë në një raport të publikuar më 30 qershor nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim.


Humbjet vlerësohet se janë rezultat i efektit direkt që ka pasur pandemia në turizëm dhe në sektorët e lidhur me të.




Raporti, i prezantuar bashkë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror, ka treguar se turizmi ndërkombëtar dhe sektorët e lidhur ngushtë me të, janë përballur me humbje prej 2.4 trilionë dollarësh më 2020, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë dhe atij jo të drejtpërdrejtë, në uljen e numrit të udhëtimeve të turistëve.


Humbje të ngjashme mund të raportohen edhe këtë vit, paralajmëron raporti, duke theksuar se rimëkëmbja e sektorit të turizmit do të varet nga shkalla e vaksinimit kundër koronavirusit, në nivel botëror.


“Botës i duhen përpjekje globale për vaksinim, që të mbrojnë punëtorët, të lehtësojnë ndikimet e ashpra shoqërore dhe të ndikojnë në marrjen e vendimeve sa i përket turizmit”, ka thënë ushtruesja e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, Isabelle Durant.




Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror, Zurab Pololikashvil, ka thënë se turizmi është burim i të hyrave për miliona persona dhe përparimi në fushën e vaksinimit, për të mbrojtur komunitetin dhe rikthimin e sigurt të turizmit, është kritik për rikthimin e vendeve të punës, sidomos në vendet në zhvillim, që janë tejet të varura nga turizmi ndërkombëtar”.


Shtetet në zhvillim, të dëmtuara nga pabarazia me vaksina

Teksa shkalla e vaksinimit vazhdon të rritet, më shumë në një vend, krahasuar me një tjetër, raporti thotë se humbjet nga turizmi janë kufizuar në shumicën e vendeve të zhvilluara, mirëpo janë përkeqësuar në vendet në zhvillim.


Shkalla e vaksinimit dallon nga 1 për qind në disa vende, në mbi 60 për qind në disa tjera.


Sipas raportit, shpërndarja asimetrike e vaksinave flet për shokun ekonomik që ka përjetuar turizmi në vendet në zhvillim, pasi ato kanë pësuar 60 për qind të humbjeve të bruto-prodhimit të brendshëm, në nivel botëror.


Sektori i turizmit pritet të rimëkëmbet shpejt në shtetet me shkallë të lartë të vaksinimit në vendet si: Franca, Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, është thënë në raport.




Mirëpo ekspertët nuk presin kthim në nivelet para pandemisë në fluksin e turistëve deri më 2023 apo më vonë.


Pengesat kyçe janë: kufizimet në udhëtim, përhapja e virusit, besimi i vogël i turistëve dhe ambienti i varfër ekonomik.


Mbi 1.8 trilion dollarë humbje priten më 2021

Një pjesë e turizmit ndërkombëtar pritet të kthehet në gjysmën e dytë të vitit, mirëpo organizatat që kanë përpiluar raportin, parashikojnë humbje në mes të 1.7 trilion dollarëve dhe 2.4 trilionë dollarëve më 2021, në krahasim me nivelet e vitit 2019.




Sipas raportit, ulja e turizmit shkakton 5.5 për qind rritje të shkallës së papunësisë për punëtorët e pakualifikuar.


Humbje më të mëdha sesa është pritur

Në korrik të vitit të kaluar, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, ka vlerësuar se një bllokadë, katër deri në 12 muaj, në turizmin ndërkombëtar, do t’i kushtonte ekonomisë globale 1.2 trilion deri ne 3.3 trilionë dollarë humbje, përfshirë shpenzimet indirekte.


Mirëpo humbjet janë më të mëdha sesa është pritur, përfshirë edhe skenarin më të keq të hartuar nga organizata e OKB-së, vitin e kaluar, pasi turizmi ndërkombëtar është ende në nivele të ulëta, edhe 15 muaj pas nisjes së pandemisë.




Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror, shifra e turistëve ndërkombëtarë ka rënë për 1 miliard, apo 73 për qind në periudhën janar-dhjetor 2020.


Në çerekun e parë të vitit 2021, Barometri për Turizëm Botëror, i kësaj Organizate, ka raportuar për rënie prej 88 për qind të turizmit.


Rajonet më të prekura janë Azia Verilindore, Azia Juglindore, Oqeania, Afrika Veriore dhe Azia Jugore, derisa më pak të prekura janë Amerika Veriore, Evropa Perëndimore dhe Karaibet.


Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России