SHBA-ja ekstradon në Rusi një haker të dënuar
Shtetasi rus, Aleksei Burkov, u dënua në qershor të vitit 2020 nga një gjykatë në Virxhinia të SHBA-së. Ai akuzohej se mbante dy faqe të internetit të cilat shisnin numra të kartelave bankare, kryesisht amerikane.
Përmes këtyre faqeve ai ndërmjetësonte shitjen e të dhënave të vjedhura dhe bënte rekrutime për vepra të paligjshme.
Burkov dyshohet se ka vjedhur më shumë se 20 milionë dollarë nga konsumatorët amerikanë përmes skemës së mashtrimit të kartava të kreditit.
Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2015 derisa po largohej nga Izraeli, i cili e ekstradoi atë në Shtetet e Bashkuara.
Pas ekstradimit të Burkov, Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Uashingtonin për "gjueti" të qytetarëve rusë në të gjithë botën.