Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Kërcënimi në kufij si presion politik 

Kërcënimi në kufij si presion politik 

Veprimet e natyrës ushtarake të Serbisë në afërsi të kufirit verior të Kosovës, janë mesazh kërcënimi për institucionet e sigurisë së Kosovës dhe matje e pulsit për misionin e NATO-s në Kosovë - KFOR, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, Rrustem Berisha, ish-ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (tash Ministria e Mbrojtjes) dhe Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999, kjo është hera e parë që Serbia ka vendosur trupat e saj ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovë si dhe ka kryer manovrime me helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

Situata është tensionuar pas fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit me Serbinë për targat, më 20 shtator, kur njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërkaq që serbët lokalë kanë bllokuar rrugët me automjete të rënda, si formë e kundërshtimit të vendimit të Qeverisë.

Më 25 shtator, në afërsi të pikës kufitare në Jarinë kanë manovruar helikopterë ushtarakë të Serbisë, ndërkaq për disa ditë në të dyja pikat kanë manovruar edhe avionë ushtarakë. Më 27 shtator, pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, janë vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, në Rudnicë të Serbisë.

Të hënën, KFOR-i tha se ka rritur patrullimet në ato zona.

Berisha: Prezenca e afërt ushtarake serbe, presion ndaj KFOR-it

Rrustem Berisha, ish-ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (tash Ministria e Mbrojtjes), thotë për Radion Evropa e Lirë, se që nga viti 1999 nuk ka ndodhur që Serbia të vendosë forca ushtarake shumë afër kufirit me Kosovën. Pala serbe, sipas tij, po i sfidon institucionet e sigurisë në Kosovë, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, siç është KFOR-i.

“Ushtrojnë presion përmes demonstrimit të forcës në kufi, ndaj sigurisë së Kosovës dhe ndaj të gjitha institucioneve të sigurisë që veprojnë në Kosovë, por edhe pranisë ndërkombëtare. KFOR-i e ka përgjegjësi sigurinë në përgjithësi të Kosovës. Por, sigurisht që e kanë një forcë goxha të madhe prapa, prej Rusisë, sepse ata vetë nuk do të guxonin të ndërmerrnin diçka të tillë”, thotë Berisha.

Ibishi: Imponimi i forcës me pasoja për të ardhmen

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se veprimet e Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, duke vendosur forca ushtarake dhe manovra me aeroplanë lufte, përbëjnë kërcënime që u dërgohet forcave të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. Sipas tij, kjo sjellje e shtetit serb mund të prodhojë pasoja të rrezikshme për rajonin, në rast se nuk ndalohet.

“Unë mendoj që nëse tolerohet Serbia që të vazhdojë me këtë avaz të vetin, duke përfituar përmes sistemit të imponimit të forcës, atëherë kjo do të ketë rrjedhojë të keqe në të ardhmen, për një Ballkan paqësor, si dhe për një zgjidhje paqësore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson Ibishi.

Zhvillimet nën presion të situatës

James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë më 27 shtator, ka theksuar se situata e fundit në veri është shqetësuese dhe se e kaluara ka treguar se këso lloj situatash mund të dalin jashtë kontrollit shumë shpejt.

“Pra, në përgjithësi ky moment nuk është i mirë dhe mendoj se shumë njerëz dhe shumë vende janë shumë të shqetësuara me atë që po e shohim”, është shprehur ai.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë që t’i ulin tensionet dhe që çështjet të zgjidhen në tavolinën e dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte shprehur i gatshëm që të shkojë në Bruksel për të biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për tejkalimin e situatës, në rast se do të ketë një ftesë nga Bashkimi Evropian. Por, presidenti Vuçiq ka refuzuar një takim të tillë.

Nga burimet diplomatike në Bruksel, Radio Evropa e Lirë mëson se këtë javë, në Bruksel mund të zhvillohet një takim mes shefave të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa ushtria serbe ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoqviq, ka theksuar që ushtria “nuk ka hyrë ku nuk duhet të hyjë”.

“Ky është vendim sovran dhe kemi të drejtë të vendosemi në territorin tonë. Askush nuk do të na tregojë çfarë të bëjmë”, ka thënë Stefanoviq.

Më 27 shtator, komandanti KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici ka thënë se ka biseduar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore për shtensionimin e situatës veri të vendit.

Ndërkaq, më 28 shtator, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë refuzuar ofertën e KFOR-it, që ky mision të përkujdeset për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen.

KFOR-i pa përgjigje për zonat e sigurisë

Më 27 shtator, misioni i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, KFOR njoftoi se ka rritur patrullimet në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar KFOR-it me pyetjet se sa fluturime ka pasur nga avionët ushtarakë serbë në afërsi të kufirit me Kosovën dhe nëse ata e kanë shkelur hapësirën ajrore të Kosovës, si dhe a ka ndonjë limit apo zonë sigurie të paraparë për fluturimet e avionëve serbë në afërsi të kufirit me Kosovën. Deri në publikimin e këtij teksti, KFOR-i nuk ka kthyer përgjigje.

Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor të vitit 1999, ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve të ish-Jugosllavisë, e cila u dha fund bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe dhe siguroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, ndër të tjera parashihte një Zonë Sigurie Ajrore prej 25 kilometrash përtej kufirit të Kosovës dhe një Zonë Sigurie Tokësore prej 5 kilometrash përtej kufirit të Kosovë, ku nuk guxohej të vendoseshin armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarëve kufitarë.

Pas vlerësimit të aspekteve të sigurisë nga KFOR-i, në vitin 2001, Zona Ajrore e Sigurisë është ngushtuar nga 25 kilometra në 10 kilometra, dhe në vitin 2003 është ngushtuar më tej nga 10 në 5 kilometra.

Më 2015, Zona e Sigurisë Ajrore është relaksuar.

Zonat e sigurisë, përgjegjësi e KFOR-it

Ish-ministri, Rrustem Berisha vlerëson që në kohën kur zonat e sigurisë ajrore dhe tokësore janë relaksuar, nuk ka qenë niveli i sigurisë i rrezikuar sikurse tash.

“Ajo është çështje që e diskuton KFOR-i, sipas Marrëveshjes së Kumanovës. Se a mund ta rikthejnë (Zonën e Sigurisë Ajrore dhe asaj Tokësore) është çështje e tyre”, thekson Berisha.

Nuredin Ibishi, shpreh mendimin që relaksimi i Zonës së Sigurisë Ajrore që ka ndodhur më herët, mund të rishikohet nga KFOR-i. Por, megjithatë, sipas tij, për këtë vendos NATO-ja.

“Është çështje e vlerësimit të NATO-s, në rast të rrezikimi të forcave të veta që i ka në terren (në Kosovë), në bazë të misionit që ka. Relaksimi (i zonave të sigurisë ajrore dhe tokësore) ishte bërë më herët dhe për një kohë KFOR-i ka patrulluar përgjatë kufirit me xhandarmërinë serbe, por edhe me pjesëtarët e Policisë kufitare të Kosovës. Në rast të acarimit dhe për t’i ikur rrezikut për forcat e veta, KFOR-i, gjegjësisht NATO-ja, mund të marrë masën tjetër të në kufizimit të Zonës së Sigurisë, qoftë Tokësore, qoftë Ajrore”, u shpreh Ibishi.

Në afërsi të vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, tash e nëntë ditë janë duke qëndruar pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës pasi serbët lokalë me automjete të rënda kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt këtyre dy vendkalimeve kufitare.

Kjo situatë është krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilit, nga 20 shtatori, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy muaj.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që prej 20 shtatorit ka lëshuar mbi 11,000 targa të përkohshme në të gjitha pikë kalimet kufitare dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve në mbarë Kosovën.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Спортсмены из Архангельской области взяли серебро и бронзу на чемпионате России по пулевой стрельбе



Мода

Неделя восточной культуры "Караван Парад" на ВДНХ






Новости 24 часа

Вебкам-студия MONTANA в Санкт-Петербурге



Game News

'Maybe this new Stardew Valley-like game is pretty good' I said to myself after blearily noticing I'd played it until 2 in the morning



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве



News Every Day

Rashan Gary Showed No Concern When Asked About Caleb Williams



Блоги

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве



Москва

МИД рассчитывает на то, что Сеул спокойно воспримет соглашение РФ и КНДР



Виктор Цой

Почему фанатов Цоя не пускают на могилу музыканта в Петербурге



Москва

Суд отправил совладельца инвестгруппы «Русские фонды» Сергея Васильева под домашний арест



WTA

Путинцева в Бирмингеме завоевала третий титул WTA в карьере



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве



РФ

Более половины продаваемых домов в РФ дешевле однокомнатных квартир



Симферополь

Сквер имени Жириновского появится в Симферополе



Москва

Четверых пострадавших при атаке на Севастополь детей госпитализировали в РДКБ



Москва

Собянин рассказал о развитии системы социальной помощи в Москве



Москва

Четверых пострадавших при атаке на Севастополь детей госпитализировали в РДКБ



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Развожаев: в больницах Севастополя остались 50 пострадавших, выписали семерых

«Зеленоградский Чикатило» ушел на СВО: как серийный убийца стал санитаром

Компания экс-футболиста Бекхэма подала заявку в Роспатент на регистрацию бренда

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве


Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве






Rss.plus

Новый рекорд России: медитация Relax FM объединила 1699 человек

«Я ВАС СПРАШИВАЮ, КТО ВЕРБОВАЛ ВАЗ, ЗЕЛЕНСКОГО?!» Записки Мессии по технике безопасности.

Вебкам-студия MONTANA в Санкт-Петербурге

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Желдорреммаш

Уссурийский ЛРЗ инвестирует в обновление оборудования




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Депутат МГД Киселева назвала санкции ЕС поводом для поздравлений

«Иркутск» принимает «Родину-М»: прямая трансляция

Инвестор построит физкультурно-оздоровительный комплекс в Северном Медведкове


WTA

Путинцева в Бирмингеме завоевала третий титул WTA в карьере



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России