Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Praktika e Kosovës për verifikimin e personave të dhunuar "ndër më të mirat në botë"

Praktika e Kosovës për verifikimin e personave të dhunuar

Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj-Balaj, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se, nga 1,000 persona që kanë fituar statusin e viktimave të dhunës seksuale, 36 janë burra.

Ajo thotë po ashtu se për tri vjet janë pranuar 1,564 aplikacione.

Sipas saj, mungesa e shprehjes së lirë për të treguar për dhunën e ndodhur, po bën që shumë gra të mos tregojnë përjetimet e tyre gjatë luftës.  

Radio Evropa Lirë: Zonja Begaj-Balaj, prej kohës kur ka nisur të bëhet verifikimi i statusit të personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës e deri më tash, sa është numri i përfituesve të pensionit? 

Begaj-Balaj: Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ka filluar zyrtarisht punën me 5 shkurt 2018. Deri më tani, Komisioni ka pranuar 1,564 aplikacione në nivel të Kosovës, ndërsa u është njohur statusi i viktimave të dhunës seksuale 1,000 rasteve.  

Radio Evropa e Lirë: Sa prej tyre janë burra e sa janë gra? 

Begaj- Balaj: Shumica janë gra. I kemi 36 raste që ua kemi njohur statusin burrave, të tjerat janë gra. 

Radio Evropa e Lirë: Është thënë se numri i personave të dhunuar është rreth 20 mijë. A keni bërë ndonjë analizë se pse nuk ka numër më të madh të aplikimeve? 

Begaj-Balaj: Tashmë që Komisioni, brenda kompetencave, shqyrton aplikacionet dhe dokumentet e nevojshme, ne kemi një përgjegjësi që të gjithë ata që aplikojnë për të fituar statusin "viktimë e dhunës seksuale", ne t’i trajtojmë lëndët. Ndërsa çështja e asaj që sa kemi raste të dhunës seksuale, ne kurrë nuk do ta dimë. Kjo për arsye se ka gra, burra ose djem e vajza që kanë mbyllur historinë dhe kanë vazhduar jetën dhe nuk duan që t'i kthehen kësaj traume.  

Ka edhe prej atyre që po vdesin. Ka raste që ndoshta edhe për një situatë tjetër, për problemet që i kanë, për një stigmë që e kanë ende, dhe të jemi të sinqertë se prej këtyre viteve që ne po punojmë, kemi kuptuar që ka ende gra që janë ndaluar që të lëvizin e të vijnë në Komision.  E kanë problem të vijnë ta marrin edhe pensionin, e kanë problem edhe të vijnë t'iu nënshtrohen intervistave. Kjo për shkak të mentalitetit, patriarkalizmit, stigmës që ekziston në familje, qoftë prej burrit, qoftë prej anëtarëve të tjerë të familjes. Dhe ndoshta këtu nuk kemi mundësi të dimë sa kanë pasur e sa kanë përjetuar dhunë seksuale.  

Radio Evropa e Lirë: A është e përshtatshme mënyra e aplikimit për personat që duan të aplikojnë?    

Begaj-Balaj: Ne konsiderojmë që edhe atëherë, kur është ndërtuar sistemi, kemi bashkëpunuar ngusht me shoqërinë civile. Po shihet që praktika e Kosovës po del një prej praktikave më të mira në botë. Po e them këtë për arsye se në procesin e ndihmës ose ofrimit të ndihmës për aplikim, ne i kemi katër organizata joqeveritare që janë të licencuara. I kemi zyrtarët në shtatë rajone që janë në kuadër të ministrisë, e kemi edhe sekretarinë. Palët në cilëndo mënyrë që e shohin më të mirë dhe ndihen më rehat, mund t'i drejtohen Komisionit. 

Ta kemi parasysh gjithë këtë format pasi gjithë këta persona, të gjithë këta zyrtarë, që punojnë në kuadër të procesit për njohjen dhe verifikim e statusit, kanë nënshkruar një deklaratë konfidenciale. Që do të thotë se Komisioni i trajton lëndët me profesionalizëm me konfidencialitet. Njëkohësisht këtë trajtim e kanë edhe nga organizatat joqeveritare. Kështu që garantohet një konfidencialitet dhe një trajtim dinjitoz i rasteve.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë vështirësitë në procesin e verifikimit? 

Begaj- Balaj: Vështirësi ka mjaft, ndoshta mund ta quajë sfidë vetë procesin. Keni parasysh që ne po e trajtojmë si Komision një traumë që ka ndodhur para 20 vjetëve dhe e dimë se nuk është e lehtë. Këtë më së mirë e dinë edhe organizatat joqeveritare, pasi është problem për të rikthyer ngjarjen, për t'u shprehur për atë se çka ka ndodhur. Vetë procesi është sfidues, mos të flasim pastaj për probleme e sfida të tjera. 

Mund të jetë një grua që e ka problem sot të lëvizë lirshëm prej një qyteti apo një fshati të Kosovës për t'ju drejtuar Komisionit, qoftë edhe një herë.  

Po themi se stigma nuk është e sforcuar siç ka qenë para disa vjetëve, por që ekziston. Ne po mundohemi që ato panelet intervistuese të jenë në një ambient miqësor në mënyrë që viktimat të shprehen sa më lehtë. Po mundohemi ta bëjmë më të mirën e mundshme për hir të procesit e për hir të asaj traume.

Radio Evropa e Lirë: Sa jeni të kënaqur ju me numrin e aplikuesve?

Begaj-Balaj: Gjendja me pandeminë e koronavirusit ka ndikuar në gjitha sferat e jetës në Kosovë. E ka prekur edhe këtë proces. Në kuadër të numrave që i kemi tash e tre vjet, nuk mund të them se jemi të kënaqur apo nuk jemi të pakënaqur, duke konsideruar që në bazë të informacioneve që kemi prej organizatave joqeveritare, ka raste që janë të dhunuar gjatë luftës, por që nuk kanë aplikuar dhe për këtë ne bëjmë thirrje edhe përmes kësaj interviste që të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale t'i drejtohen Komisionit për të aplikuar edhe për të fituar statusin e viktimave të dhunës seksuale.  

Duhet të besojnë në kredibilitetin e Komisionit dhe duhet të besojnë në gjithë partnerët që punojnë në këtë proces. Ne për këtë e kemi edhe projektin që jemi të përkrahur nga Ambasada e Zvicrës, që titullohet 'Mobilizimi i komuniteti lokal për fuqizim e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë'. E kemi konsideruar që është prej proceseve me rëndësi në këtë fazë për sensibilizimin e opinionit rreth procesit të aplikimit, me theks të veçantë që të shpërndahen informacione të sakta, në mënyrë që të aplikojnë të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale.  

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni bashkëpunimin me autoritetet komunale në këtë proces? 

Begaj-Balaj: Nga takimet e fundit kemi parë që ka pasur nevojë edhe më herët të ketë një bashkëpunim të tillë dhe kemi dalë të kënaqur.  Mbështetja apo fjala e të parit të komunës do të thotë shumë për komunitetin. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që të organizohen të gjithë akterët relevantë rreth këtij procesi.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Ниже воды: как идет обновление подводного флота России



Здоровье

Волосы не выпадают, они стали гуще, а на лице разгладились морщины. Затрачивать можно 5 минут на массаж затылка, лба и головы




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!



Game News

Моя Говорящая Кошка 3.2



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



News Every Day

Virtual Luck: Exploring Vavada Casino



Происшествия

Росгвардейцы обеспечили охрану общественного порядка в День поселка Вербилки



Москва

Тамбовчане завоевали пять медалей на московском Кубке по танцам на колясках



Найк Борзов

Братья Грим и Найк Борзов выступят в Нижегородской области в День молодежи



Москва

Калмыкия представила свою культуру на ежегодном фестивале «Времена и эпохи»



WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Москва

Кинопродюсер.



Динамо

«Неприятно, что случилось в Казани». Шипачев — о переходе в минское «Динамо»



Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Москва

Звезды оперной сцены представят I Международный фестиваль «Мир классического романса»!



Москва

Собянин поздравил медицинских работников с профессиональным праздником



Москва

Кинопродюсер.



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Яд в бульоне. Врач объяснила, из каких съедобных грибов не стоит варить суп

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде


Москва

Кинопродюсер.






Rss.plus

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Автопробег в честь Дня России прошел в Ленинском округе

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!

Moscow.media
Москва

Собянин: В этом году к проекту «Открой#Моспром» присоединился один миллион человек



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Гурульбинские школьники поражены жонглированием, игрой с хула-хупами, иллюзионистами Бурятского цирка - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Рок-версия гимна Белогорска прозвучала на масштабном рок-н-мобе

Школьник из Ставрополя пробился в финал международного турнира по шахматам

Спортивные достижения Ставрополья представят на выставке «Россия» в Москве


WTA

Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Роман Костомаров поучаствовал в боксерской тренировке в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России