Facebook bëhet Meta teksa vihen themelet e "metaversit"
![Facebook bëhet Meta teksa vihen themelet e](https://gdb.rferl.org/8cf62b35-7f24-405e-82f3-e7a2a9c49c62_tv_w800_h450.jpg)
Teksa ka njoftuar ndërrimin e emrit të kompanisë së tij, nga Facebook në Meta, Mark Zuckerberg ka prezantuar planet për ta ndërtuar "metaversin", një botë digjitale, të bazuar mbi tonën, që shërbehet nga pajisjet e realitetit virtual dhe nga realiteti i shtuar. Projekti pritet të nisë së zbatuari brenda 5-10 vjetëve të ardhshëm. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)