OKB: Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë në 10 vjet
Sipas saj, në rritjen e çmimeve kanë kontribuar: ndërprerjet e furnizimeve, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike.
FAO tha se çmimet e drithërave janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Çmimi i grurit ishte një nga kontribuuesit kryesorë në këtë situatë, pasi u rrit për 40 për qind në 12 muajt e fundit.
Sipas FAO-s, kjo ka ndodhur pasi eksportuesit kryesorë - Kanadaja, Rusia dhe SHBA-ja - kanë pasur korrje të dobëta.
“Kemi pasur vite mjaft të këqija të korrjeve në shumë vende”, tha për BBC-në Peter Batt, ekspert i agrobiznesit në Shkollën Curtin Business në Perth të Australisë.
FAO tha se çmimi i vajit bimor u rrit nga rritja e kostos së vajrave të palmës, sojës, lulediellit dhe farave.
Lexoni edhe: Çmimet e papërballueshme për nivelin e pagave