Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Lehtësimi i qarkullimit, në fokus të takimit Shqipëri - Kosovë

Lehtësimi i procedurës për marrjen e leje-qëndrimit, rregullimi i regjimit të trafikut lokal të kufirit, hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Kukësit dhe Dragashit, lehtësira në procedura doganore dhe kontroll të mallrave, kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Kosovës dhe Shqipërisë, njohja e diplomave, janë disa nga 13 marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës të premten më 26 nëntor, gjatë takimit të qeverive të të dy vendeve.


Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, është mbajtur të premten më 26 nëntor në qytetin e Elbasanit.


Në hapje të mbledhjes fjalimet e tyre i kanë mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka thënë se këto marrëveshje do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.


“Krijojmë kushte më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës dhe për një tjetër hap në bashkimin gradual të tregjeve në një hapësirë të vetme, ku shqiptarët mund të punojnë studiojnë dhe krijojnë familje, duke përfituar çdo kontribut dhe të drejtë sociale, pavarësisht vendosjes gjeografike në Kosovë dhe Shqipëri. Njohja e sigurimeve shoqërore është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë”, është shprehur Rama.


 




Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, ka thënë se qarkullimi i qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, do të lehtësohet dhe kontrollet në kufi nuk do të ekzistojnë më.


Ai ka sqaruar se kishte rënë dakord me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, që në kufi të vendosen kamera për monitorimin e automjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendet, por të mos kërkohen pasaportat apo letërnjoftimet nga qytetarët që kalojnë kufirin.


“Qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë, sa i takon identitetit të makinës që kalon nëpërmjet leximit të targës, dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojën që të ndalohet në kufi”, ka shpjeguar Çuçi.


Çuçi ka shtuar se kjo nuk është pjesë e marrëveshjes, por është kërkuar nga kryeministrat e të dy vendeve.


“Nga ana tjetër, nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesën e kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, në mbledhjen e fundit, kemi marrë masat dhe nuk do ta presim sezonin e verës për ta lehtësuar qarkullimin e njerëzve, sidomos në pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona".


Ndërkohë, kryeministri Rama ka folur dhe për Abetaren e unifikuar, për të cilën tha se do të jetë e gatshme vitin e ardhshëm.




Kreu i qeverisë ka nënvizuar se sfidë e përbashkët është që të rritet zbatimi i marrëveshjeve mes dy vendeve.


Ndërkaq, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësinë e zbatimit të tyre, sepse “ato janë me rëndësi sa ekonomike, aq edhe historike”.



Ai ka përmendur një "traumë kolektive" kur tha se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të ndrydhur kur flasin për Shqipërinë, për shkak të ndryshimeve të simboleve kombëtare.


“Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë, do të ishte marrëzi; të thuash se kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë, do të ishte sa tepri edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, do të të shquanin për nacionalist; e të thuash se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian, të shquajnë për diplomat”, ka thënë Kurti.




Ai ka shtuar se duhet të “flasim si diplomatë, por të punojmë si patriotë”.


“Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, të luftosh për mediat dhe lirinë e mendimit, të luftosh për gjyqësor të pavarur dhe ekonomi gjithëpërfshirëse me drejtësi sociale – e vetëm ky lloj patriotizmi do t’i forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre”, ka deklaruar Kurti.


Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar edhe tërmetin në Shqipëri, me rastin e dyvjetorit të kësaj tragjedie ku mbetën të vdekur 51 persona.


Kjo ishte mbledhja e parë, në të cilën mori pjesë Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.


Ky ishte takimi i shtatë i përbashkët zyrtar ndërmjet dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama–Kurti.


Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.



Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta, përfshirë mbledhjen e 26 nëntorit 2021, dhe janë nënshkruar rreth 100 marrëveshje, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.



Këto marrëveshje kanë për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России