Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

E marta e 30 nëntorit, 2021, është dita e fundit që Millena Ivkovska shërbehet me qese plastike falas në një shitore të Shkupit, ku ajo bën pazarin çdo ditë për më shumë se 20 vjet.  

Në bazë të Ligjit të ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi, i cili u miratua më 4 tetor, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nga data 1 dhjetor, për çdo qese plastike të biodegradueshme do të duhet të paguajnë 15 denarë (rreth 25 centë).

Këto qese mund të riciklohen dhe përpunohen.    

Qeset e tilla, deri më tani, janë dhënë falas në disa dyqane ose të njëjtat janë paguar nga 1 deri në 10 denarë.  

Millena thotë për Radion Evropa e Lirë se shtrenjtimi i qeseve të plastikës do ta detyrojë atë të mbajë me vete qese nga pëlhura, për të mos paguar 30 denarë për dy qese të plastikës. Me aq para sa kushtojnë ato, thotë se do të blejë një bukë.  

“Le të jenë 15 denarë, mirë bëhet që shtrenjtohen qeset e plastikës, sepse e shihni sa shumë i kemi ndotur hapësirat kudo. Do të marr një qese nga pëlhura që nga dita e sotme, ashtu siç bënte edhe nëna ime kur dilte për të blerë në treg”, thotë Millena.  

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, Naser Nuredini, thotë se me ligjin e ri, në bazë të të cilit kufizohet përdorimi i qeseve të plastikës, do të mundësohet menaxhimi i mbeturinave në bazë të standardeve evropiane.  

Ai thotë se paratë e mbledhura nga shitja e qeseve me çmim më të lartë, do të shkojnë në një fond të veçantë, i cili do të destinohet për mbrojtjen e mjedisit, si dhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave.  

“Fondi që do të krijohet nga këto 15 denarë për çdo blerje të një qeseje plastike, do të shkojë në një fond të veçantë, që do të investohet në mjedis, por do të investohet edhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve se si të menaxhojnë mbeturinat në vendin tonë. Ideja është që ai që ndot, të paguajë”, thotë Nuredini.  

Nga iniciativa qytetare “Ndal qeset e plastikës”, e cila ka qenë e zëshme për sa i përket, sipas saj, përdorimit të pakontrolluar të plastikës, thonë se me ligjin e ri, fatkeqësisht, nuk ndalohet përdorimi i tërësishëm i qeseve të plastikës, ashtu siç është vepruar në shumë vende të Bashkimit Evropian.  

“Nuk bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës dhe zëvendësimin e tyre me qese të letrës apo nga materiali i pëlhurës, por, fatkeqësisht, vetëm për rritjen e çmimit të tyre. Kështu nuk veprohet në vendet e Evropës, pjesë e së cilës synon të bëhet Maqedonia e Veriut”, thotë Zdravko Saveski nga iniciativa “Ndal qeset e plastikës”.   

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ai thotë se në Maqedoninë e Veriut hidhen rreth 14 tonë qese plastike brenda ditës.  

“Brenda ditës shfrytëzohen 14 tonë qese plastike. Mund ta imagjinoni se sa është e lartë kjo shifër. Provoni këtë shifër ta vizualizoni dhe do ta kuptoni seriozitetin e problemit me përdorimin e qeseve të plastikës, pasi e dini se nëse hidhni një qese plastike në ndonjë mjedis natyror, do të duhet të prisni mijëra vite që ajo të degradohet plotësisht. Atëherë, mund ta imagjinoni dëmin e madh që po bën helmimi i tokës nga qeset e plastikës, grimcat e të cilave i konsumojmë përmes produkteve ushqimore”, thotë Saveski.  

Nga 1 dhjetori, plastika për një përdorim do të ndalohet tërësisht në objektet e hotelerisë në Maqedoninë e Veriut, si dhe në zonat e mbrojtura, siç është Mali Sharr, ai i Mavrovës, Pelisterit etj.  

Shoqatat Bjeshkatare Ekologjike "Shkupi" e mirëpritën këtë vendim, duke thënë se edhe në vise më të larta, ku natyra duket se është e paprekur, për fat të keq, jo rrallë hasen mbetje të plastikës.  

“Ne, duke u ngjitur në male si bjeshkatarë, për çdo javë hasim në mbetje të plastikës, megjithëse gjithmonë marrim me vete thasë specialë, ku i mbledhim këto mbetje, për t’i hedhur më pas në koshin e mbeturinave në hapësirën e parë të urbanizuar, kur zbresim nga malet. Kjo [ndalesa e përdorimit të qeseve të plastikës] vlerësoj se është një hap i mirë dhe shpresoj që qytetarët do të fillojnë të vetëdijesohen dhe sa më pak të përdorin plastikën”, thotë për Radion Evropa e Lirë Jashar Hirda, nga Shoqatat Bjeshkatare Ekologjike "Shkupi".  

Ndikimi kryesor i qeseve plastike në mjedis është se duhen shumë vite që ato të dekompozohen. Përveç kësaj, kur qeset plastike shkatërrohen nën rrezet e diellit, në tokë lëshohen substanca toksike.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Беглянка из Архангельска. 5-месячная хаски сбежала по дороге во Францию



Мир

Сходила на Мосфильм на экскурсию «Волшебный мир Синема»






103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Панда Катюша из Московского зоопарка прогулялась по уличному вольеру

White Queen Birthday party «Королева морей»

Яд в банках: в популярных марках кофе Росконтроль выявил фальсификаты

Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями


Москва

Росгвардия обеспечила безопасность генеральной репетиции парада ко Дню Победы в Москве






Rss.plus
Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Тимати показал повзрослевшего сына от Анастасии Решетовой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Динамо" обыграло "Сочи" в матче РПЛ и догнало "Краснодар" и "Зенит"

Сезон 2024 года открыт!

Московское "Динамо" возглавило турнирную таблицу РПЛ


WTA

Павлюченкова и Потапова не смогли выйти в финал турнира WTA в Мадриде в парном разряде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Тимати

Невеста Тимати ответила на слухи о пластике ягодиц



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России