Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Zjarri shkatërrues ringjallet në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Tymi dhe flakët u rishfaqën nga katet e sipërme të Parlamentit të Afrikës së Jugut të hënën (3 janar) disa orë pasi zjarri u shpall nën kontroll dhe pasi policia konfirmoi se e kishte kapur një burrë të dyshuar për zjarrvënie.


Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 5 të mëngjesit të dielën, fillimisht u vu nën kontroll pas një beteje që zgjati gjithë natën, me zjarrfikësit e rraskapitur.


Por në orët e vona të pasdites të së hënës, zëdhënësi Jermaine Carelse tha se zjarri kishte rifilluar në një pjesë të kompleksit të Cape Town, çatinë e ndërtesës që strehon Parlamentin.


Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të qytetit tha në WhatsApp: "Era është duke u forcuar vazhdimisht dhe ka ndezur drutë që digjen brenda hapësirës së zbrazët të çatisë, pjesë të së cilës nuk janë të qasshme për t'u lagur."


Vetëm një duzinë zjarrfikëssh ishin vendosur ende në ndërtesë nga rreth 70 që kishin luftuar për të zbutur zjarrin dhe rreth 50 përforcime u futën me shpejtësi, duke përdorur një ashensor vinçi për të drejtuar zorrën e tyre drejt zjarrit.


Nuk raportohet për viktima, por dëmet janë katastrofike.


"Dëmi më i madh është në Asamblenë Kombëtare që nuk do të përdoret për muaj të tërë," tha Carelse.


Zjarri filloi në pjesën e vjetër të kompleksit të veshur me dru - një seksion që strehon Parlamentin e parë të Afrikës së Jugut dhe disa nga artefaktet më të dashura të vendit.


Më pas u përhap në asamblenë e re fqinje, ku ligjvënësit mblidhen aktualisht.


Zëdhënësi i Parlamentit, Moloto Mothapo tha se çatia e Asamblesë Kombëtare ishte shembur.


"E gjithë dhoma ku ulen anëtarët... është djegur", tha ai.


Dyshohet për zjarrvënie


Presidenti Cyril Ramaphosa u tha gazetarëve në vendngjarje të dielën se një burrë ishte arrestuar dhe se sistemet spërkatëse të ndërtesës me sa duket kishin dështuar.


Njësia elitare e policisë Hawks tha se një burrë 49-vjeçar do të paraqitej në gjykatë të martën, i akuzuar për  zjarrvënie dhe dëmtim të pronës shtetërore.


Zyrtarët kryesues të Parlamentit u takuan me Ministren e Punëve të Brendshme, Patricia de Lille për të bërë një vlerësim të dëmeve.


Jean-Pierre Smith, anëtar i komitetit të bashkisë së Cape Town për sigurinë tha se i gjithë kompleksi kishte pësuar dëmtime, si nga zjarri ashtu edhe nga tonelatat e ujit të përdorur për ta luftuar atë.


Sa i përket çatisë së seksionit historik të ndërtesës, "ka ikur", tha ai.


E përfunduar në 1884, seksioni historik është vendi ku Parlamenti ruan thesare duke përfshirë rreth 4,000 vepra të trashëgimisë dhe artit, disa që datojnë nga shekulli i 17-të.


Koleksioni përfshin libra të rrallë dhe kopjen origjinale të ish- himnit të diskutueshëm kombëtar të Afrikës "Die Stem van Suid-Afrika" (Zëri i Afrikës së Jugut), i cili tashmë ishte dëmtuar.


Zjarri i dytë në një vit


Zona u sigurua shpejt kur zjarri shpërtheu të dielën.


Kordoni i sigurisë u shtri në një shesh ku lulet ishin ende të ekspozuara përpara Katedrales së Shën Gjergjit, ku të shtunën u bë varrimi i ikonës anti-aparteid, Kryepeshkopit, Desmond Tutu.


Cape Town ka qenë shtëpia e dhomave të Parlamentit të Afrikës së Jugut që nga viti 1910, kur administrata të veçanta formuan një bashkim nën sundimin britanik dhe u bënë paraardhës të Republikës moderne të Afrikës së Jugut.


Vendi përfshin Asamblenë Kombëtare dhe Dhomën e Lartë të Këshillit Kombëtar të Provincave, ndërsa qeveria është e vendosur në Pretoria.


Ishte në Parlament ku presidenti i fundit i epokës së aparteidit të Afrikës së Jugut, FW de Klerk, njoftoi në vitin 1990 planet për të çmontuar sundimin e pakicës së bardhë.


Kompleksi përbëhet nga tre seksione, me shtesat më të reja të ndërtuara në vitet 1920 dhe 1980.


Në mars, një tjetër zjarr shpërtheu edhe në krahët e vjetër të Parlamentit, por ai u frenua shpejt.


Cape Town pësoi një tjetër zjarr të madh në prill, duke lënë të shkatërruar një pjesë të bibliotekës së Universitetit të Cape Town që mban një koleksion unik të arkivave afrikane.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России