Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Kthehen “ditët e vjetra të mira” të Italisë

Kthehen “ditët e vjetra të mira” të Italisë

Me pjesën më të madhe të Evropës të përfshirë në trazira politike ose ekonomike në vitet e fundit, është ironike që Italia - vendi më i lidhur me mosfunksionimin e përgjithshëm në kontinent - është dëshmuar jashtëzakonisht e qëndrueshme dhe mbresëlënëse.

Megjithatë, ky imazh mund të prishet më 24 janar, kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, mandati i të cilit do të jetë shtatë vjet.

Për ta komplikuar problemin edhe më, Silvio Berlusconi, njeriu që lidhet me mëkatet më të rënda të Italisë, hyri në garën për president dhe kishte shanse për të fituar. Por, më 22 janar, ai njoftoi për tërheqje nga gara.

Që kjo të ndodhë, duhet kuptuar se si zgjidhen presidentët e Italisë. Zgjedhja nuk bëhet përmes votimit të përgjithshëm në të gjithë vendin. Përkundrazi, ajo varet nga rreth 1008 burra dhe gra, duke përfshirë të gjithë deputetët e Dhomës së Ulët, senatorët dhe përfaqësuesit e qeverive rajonale.

Kandidatë zyrtarë nuk ka dhe i vetmi parakusht është që të jeni italian, mbi 50 vjeç, dhe të mos jeni të ndaluar ligjërisht për mbajtjen e postit të tillë.

Tri rundet e para të votimit kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të zgjedhësve, por pragu zvogëlohet në një shumicë të thjeshtë në seancat pasuese të votimit.

E gjithë procedura mund të zgjasë me ditë, duke e bërë atë të duket shumë e ngjashme me konklavat papale që mbahen kur zgjidhet kreu i ri i Kishës Katolike.

Berlusconi, kryeministri që ka shërbyer më së gjati në kohën e pasluftës në Itali, më herët ka thënë hapur se do të donte ta kurorëzonte karrierën e tij politike me një mandat presidenti. Por, më 22 janar ai tha:

“Kam vendosur të bëj një hap tjetër në rrugën drejt përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që më propozuan të heqin dorë nga emri im për Presidencën e Republikë”.

Përveç partisë së tij të qendrës së djathtë Forza Italia, ai kishte mbështetjen edhe nga forcat më të mëdha populiste të krahut të djathtë: Lega Nord dhe Fratelli d'Italia.

Për kandidatin evident dhe antitezën e Berlusconit, Mario Draghi, nuk ka asnjë mbështetje të zëshme.

Arsyeja kryesore është se ai mban aktualisht postin e kryeministrit të pavarur dhe teknokratik të Italisë, duke kryesuar jo vetëm një koalicion të gjerë, por edhe një program ambicioz reformash ekonomike dhe sociale që siguroi 200 miliardë euro fonde të BE-së.

Nëse ai bëhet president, a do të mbijetojë koalicioni qeveritar deri në vitin 2023, apo zgjedhjet e parakohshme do t’i shtyjnë populistët e padisiplinuar në pushtet dhe do t’i tronditin tregjet dhe partnerët evropianë si shumë herë më parë?

Papritur, nuk bëhet fjalë më për zgjedhjen e personit më kompetent për këtë detyrë, por për disa llogaritje cinike se kush do të përfitonte më shumë nga zgjedhjet e papritura të përgjithshme.

Vetë Draghi besohet se e pëlqen presidencën. Ndonëse është më ceremoniale se kryeministria, ajo gjithsesi ka peshë. Një president italian ka fuqinë të shpërndajë parlamentin dhe të emërojë kryeministra. Fakti që ata mbajnë poste për shtatë vjet, do të thotë gjithashtu se ata mund të vulosin autoritetin politik dhe të veprojnë si frena për qeveritë.

Megjithatë, si i pavarur, Draghi nuk ka vërtet ndonjë mbështetje të madhe partiake-politike. Sipas një sondazhi të kryer së voni midis deputetëve, vetëm një e treta e tyre do të ishte e gatshme të votonte për të.

Pavarësisht se gëzon besimin e komunitetit të biznesit të vendit dhe faktit se shumica e italianëve mendojnë se ai i ka karakteristikat e duhura për postin më të lartë, njerëzit shqetësohen se çfarë do të ndodhë me qeverinë, pasi ai të largohet?!

Dhe, këto shqetësime janë me të drejtë, marrë parasysh historinë e Italisë. Që nga Lufta e Dytë Botërore, në Itali ka pasur 67 qeveri, krahasuar me 25 në Gjermaninë Perëndimore/Gjermani, ose 26 në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe, pothuajse të gjitha ato ishin të dobëta ose talleshin nga jashtë.

Draghi, ndërkaq, është ndoshta politikani më i respektuar në BE për momentin. Si guvernator i Bankës së Italisë, ai e ka nxjerrë vendin e tij nga kriza e borxheve. Gjatë tetë vjetëve si president i Bankës Qendrore Evropiane (2011-2019), ai, më shumë se kushdo tjetër, i ka meritat për shpëtimin e euros. Nuk është çudi që ai njihet si “Super Mario” në Bruksel.

Me një kryeministër të njohur ndërkombëtarisht dhe me fitore të tilla si në Eurovizion dhe në Kampionatin Evropian të Futbollit, 2021-shi ka qenë një vit kur Italia më në fund “është kthyer”.

Edhe revista e respektuar britanike The Economist e ka cilësuar atë si “vendi i vitit”, duke vënë në dukje se “në një rast, shumica e gjerë e politikanëve i kanë varrosur mosmarrëveshjet e tyre, për të mbështetur një program të plotë reformash”, ndërsa ka përmendur edhe nivelin e lartë të vaksinimit kundër COVID-it dhe ka thënë se ekonomia e Italisë po rimëkëmbet më shpejt se në shtetet e tjera të mëdha të BE-së.

Pra, çfarë do të ndodhë javën e ardhshme? Të gjitha bastet janë në tavolinë. Mund të jetë ose Draghi ose ndoshta një emër kompromisi, që nuk është përmendur as në media deri më tani. Madje, mund të ndodhë që edhe presidenti aktual 80-vjeçar, Sergio Mattarella, të kërkojë rizgjedhjen, ndonëse e ka mohuar fuqishëm një gjë të tillë.

Për shumë njerëz, si në Itali, ashtu edhe gjetkë në Evropë, së paku njëfarë stabiliteti në vendin e mësuar me drama politike do të ishte një fillim shumë i mirëpritur për vitin 2022.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Постановки о генетике и космосе победили в конкурсе школьных спектаклей в Архангельске



Жизнь

Вадим Арутюнов и его книга «Записки странствующего армянина»






103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Хазин высказал мнение, что Путина пытались скомпрометировать

Джоан Роулинг захотела написать еще шесть книг

Сезон 2024 года открыт!

Россия национализировала американские активы, которые оценивались в $23 миллиарда


Москва

Росгвардия обеспечила безопасность генеральной репетиции парада ко Дню Победы в Москве






Rss.plus
Moscow.media
Москва

Собянин поздравил православных христиан с Пасхой



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Тепляков

Депутат ЗСК Виктор Тепляков посетил кризисный центр в храме «Всех скорбящих радость»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Динамо" обыграло "Сочи" в матче РПЛ и догнало "Краснодар" и "Зенит"

«Динамо» возглавило турнирную таблицу РПЛ после победы над «Сочи»

Шесть скейт-парков и роллердром работают на площадках «Московских сезонов»


ATP

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Собянин. Главное за день



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России