Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Për trajtim të kancerit në vetëm një adresë

Për trajtim të kancerit në vetëm një adresë

Lufta me kancerin nuk është e vetmja që bën Lumturie Krasniqi.

Për marrjen e mjekimit, ajo duhet të udhëtojë mbi 80 kilometra, të presë me orë të tëra për radhën e saj, të trajtohet dhe të kthehet prapë në shtëpi.

Këtë rrugë, kjo grua në të 50-at e saj e kalon së paku një herë në muaj.

Në qytetin e Prizrenit, ku ajo jeton, spitali nuk ofron shërbime të kimioterapisë dhe adresë bëhet Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Qe një orë jam këtu... Nuk e di kur më vjen radha... Ndodh që pres edhe dy-tri orë”, thotë ajo.

Teksa flet për Radion Evropa e Lirë nga një korridor i Onkologjisë, Lumturia mban në dorë një qese të mbushur me medikamente. Marrja e terapisë i zgjat tri orë.

“Kam stres se si do ta përballoj”, thotë dhe kthen shikimin kah bashkëshorti dhe djali i saj.

Të dy ata e shoqëronin në trajtim - tashmë për të disatën herë.

“Ata duhet të më presin... Duhet të më presin ndoshta gjashtë orë, apo edhe më shumë, pa e llogaritur rrugën”, thotë Lumturia.

Paraditen e 2 shkurtit, kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi Klinikën e Onkologjisë, aty ndodheshin edhe dhjetëra burra dhe gra, që prisnin për trajtim. Shumica shoqëroheshin nga familjarë dhe të afërm.

Pritjet zgjasnin edhe dy apo tri orë, derisa nga dhomat e mbyllura infermierët thërrisnin emrin e pacientit të radhës.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Ilir Kurtishi, tregon se, brenda 24 orësh, aty marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

“Pacientët marrin shërbime të onkologjisë mjekësore, do të thotë shërbime medikamentoze, shërbime të kimioterapisë, imunoterapisë... Kurse, në një repart tjetër [brenda Onkologjisë], pacientët mjekohen me rrezatim”, tregon Kurtishi.

Avdylaziz Beqiraj, një tjetër pacient i sëmurë me kancer, thotë se udhëton dy herë në muaj nga qyteti i Gjilanit - i cili ndodhet rreth 35 kilometra larg Prishtinës - për t’u trajtuar në Onkologji.

“Dal [nga shtëpia] para orës gjashtë në mëngjes dhe kthehem në gjashtë pasdite”.

“Duhet të udhëtoj shumë gjatë... Rruga tani në dimër është e rrëshqitshme dhe ka probleme. Por, duhet të jem këtu dhe plus të pres”, thotë ai.

Trajtimi i kancerit shpesh zgjat me muaj. Luftën, bashkë me pacientët e bëjnë edhe familjarët e tyre. Një prej tyre rrëfen për REL-in:

“Po flas për babanë tim... Është një rrugë e gjatë që bëjmë... Ai nuk mund të rrijë ulur, duhet të qëndrojë i shtrirë edhe në makinë”.

Vajza nuk dëshiron të identifikohet dhe as të tregojë qytetin nga vjen, pasi, siç thotë, babai i saj nuk e di se është i sëmurë nga kanceri.

Ajo thotë se vuajtjet e tij do të lehtësoheshin sadopak, sikur trajtimin ta merrte më afër - në komunën ku banon.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, pranon se duhet të zgjerohen shërbimet.

“Ka nevojë për një ose dy qendra [shtesë] në Kosovë, edhe pse, në bazë të rekomandimeve të shoqatave të onkologëve dhe vendeve të tjera të rajonit, në largësi prej 150 kilometrash duhet të jetë një qendër onkologjike”.

“Meqenëse largësia me makinë sot në Kosovë nuk është më shumë se dy orë e gjysmë, kjo qendër mund t’i përballojë [pacientët]... Por, nisur nga fakti se, nga viti në vit, kemi një numër shumë të lartë [pacientësh], atëherë edhe dy-tri qendra në Kosovë [do të duheshin]”, thotë Kurtishi.

Agreta Gecaj-Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, thotë se ky organ e ka shqyrtuar mundësinë e decentralizimit të disa shërbimeve shëndetësore që jepen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Në këtë decentralizim është diskutuar edhe Klinika e Onkologjisë. Është diskutuar edhe me ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, edhe me ministrin [aktual], Rifat Latifi. Nuk janë definuar ende detajet, por besoj se do të ketë përkrahje, edhe nga klinikat këtu [në QKUK], edhe nga spitalet rajonale”, thotë Gecaj-Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren konfirmojnë se janë të gatshëm të ofrojnë shërbime për pacientët me kancer, nëse u kërkohet.

“Me stafin që kemi në dispozicion dhe kualifikimin e tyre, ne jemi të gatshëm ta zgjerojmë gamën e shërbimeve edhe përtej nivelit dytësor”, thotë drejtori i spitalit, Afrim Avdaj.

Për qytetarët serbë të Kosovës, që janë të prekur nga kanceri, trajtimi është ndryshe. Ata të gjithë drejtohen në spitalin e Mitrovicës së Veriut, i cili mbështetet nga Serbia. Nëse aty mungon një shërbim apo terapi e caktuar, ata drejtohen në spitale të qyteteve të Serbisë, përfshirë Beogradin apo Kragujevcin.

Në Serbi, kimioterapia dhe trajtimet e tjera për pacientët me kancer ofrohen në spitalet dhe klinikat e disa qyteteve të mëdha, ashtu si edhe në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Në Maqedoni të Veriut, ato jepen vetëm në Shkup.

Në Shqipëri, i vetmi institucion publik, i specializuar për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, është Shërbimi Kombëtar i Onkologjisë - pjesë e Spitalit “Nënë Tereza”. Punktet onkologjike ekzistojnë edhe në disa qytete të këtij vendi: Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Lezhë, Elbasan, Krujë, Vlorë, Kavajë dhe Korçë.

Dita Botërore e Kancerit shënohet çdo 4 shkurt, me qëllim rritjen e vetëdijes për diagnostikim të hershëm dhe përmirësim të trajtimit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Në vitin 2020, afro 10 milionë njerëz në botë kanë vdekur nga kjo sëmundje, tregojnë të dhënat e OBSH-së, të publikuara më 3 shkurt.

Në Kosovë, çdo vit regjistrohen deri në 1,500 raste të reja me kancer. Sipas autoriteteve shëndetësore, te gratë dominon kanceri i gjirit, kurse te burrat kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë i ka rreth 60 shtretër, por barnat aty herë pas here mungojnë dhe pacientët detyrohen ose të shtyjnë trajtimin, ose t’i blejnë vetë ato.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

У работодателей Архангельской области и НАО началась "вахтовая лихорадка"



Мир

Стало известно, куда неожиданно и массово устремились российские туристы на майские: это оказался вовсе не обычный курорт, а работающий по специальному закону






Новости 24 часа

Страдания юного Аюша Булчун



Game News

RPG Battle of Souls доступна в Google Play 2 стран



Москва

Центр имени Гамалеи начал клинические исследования новой формы «Фтортиазинона»



News Every Day

Ballroom culture coming to the Long Beach Pride Festival



Настроение

Под красным куполом



Москва

СК: в Новой Москве 16-летний подросток в ходе конфликта зарезал домработницу



Игорь Бутман

Игорь Бутман заявил, что Пугачева ему безразлична, и назвал ее ЖКП



Москва

Православные верующие 18 мая отмечают два церковных праздника



Даниил Медведев

Теннисист Медведев не смог выйти в четвертьфинал турнира серии «Мастерс» в Риме



Москва

Подмосковная общественная организация инвалидов «Колесница» провела автопробег



Бато Багдаев

Россия, Культура, Дети: конкурс на новую эмблему обьявил Театр Ульгэр в Республике Бурятия



Симферополь

Россия, Культура, Победа: Буряад театр готовит спектакль о Халхин-Голе



Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Москва

К 2025 году в "Рудневе" планируется создать свыше 6 тысяч рабочих мест — Собянин



Москва

Подмосковная общественная организация инвалидов «Колесница» провела автопробег



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Азербайджанский мигрант возмутился из-за того, что в Калининграде суд назначил 4,5 года лишения свободы за убийство в ДТП школьницы. Видео

Блогер из Дубая прилетел в Москву для проверки своего знания русского языка

Подросток признался в убийстве домработницы в Новой Москве

Центр имени Гамалеи начал клинические исследования новой формы «Фтортиазинона»


Москва

РОССИЯ И КИТАЙ: В МИРЕ ВОЗМОЖНА ГЕГЕМОНИЯ ЛИШЬ ИНТЕРЕСА НАРОДА, ЗАКОНА, ИСТИНЫ И СПРАВЕДЛИВОСТИ.






Rss.plus

В Парке Горького вновь пройдет Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»

Азербайджанский мигрант возмутился из-за того, что в Калининграде суд назначил 4,5 года лишения свободы за убийство в ДТП школьницы. Видео

Страдания юного Аюша Булчун

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Россия, Культура, Дети: конкурс на новую эмблему обьявил Театр Ульгэр в Республике Бурятия




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Люберчане стали серебряными призерами всероссийского турнира «Быстрый прорыв»

Бег — один из самых популярных видов спорта у россиян

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"


WTA

Виктория Азаренко пробилась в четвертьфинал турнира WTA в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Минск

Минск поддерживает Баку: планы по строительству агрогородка в Карабахе – ОБНОВЛЕНО



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России