Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Deri te puna përmes Agjencisë së Punësimit

Deri te puna përmes Agjencisë së Punësimit

Egzon Ahmeti, 28 vjeç, master i juridikut, është i regjistruar si i papunë në Zyrën e Punësimit në Viti - qytet në pjesën juglindore të Kosovës. 

Përmes kësaj zyre, ku figuron tash e katër muaj, thotë se shpreson të gjejë një vend pune.

“Zyrtarja që punon aty, më ka thënë se nëse ka ndonjë vend pune, trajnim apo diçka tjetër, më thërrasin”, tregon Egzoni për Radion Evropa e Lirë.

Zyra e Punësimit në Komunën e Vitisë është njëra prej më shumë se 30 zyrave të tilla që funksionojnë në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës.  

Kjo agjenci është funksionalizuar në vitin 2017 dhe qëllim i saj thuhet se është administrimi i tregut të punës dhe aftësimi profesional.  

Në Agjencinë e Punësimit të Kosovës janë të regjistruar mbi 82 mijë punëkërkues. 

Punëkërkuesit me shkollim të mesëm janë në numër më të madh, ndërsa pas tyre vijnë punëkërkues me shkollim të lartë.  

Shpëtim Kalludra, udhëheqës i Divizionit për zhvillimin e masave aktive të tregut të punës dhe analiza, pranë Agjencisë së Punësimit, thotë se kjo e fundit ka arritur të ndërmjetësojë mijëra vende pune gjatë viteve.

Për rezultate më të mira, sipas tij, mungojnë punëtorët, që aktualisht janë 270, dhe më shumë mjete.

“Me një buxhet prej 6 milionë eurosh, sa janë të dedikuara për masa aktive të tregut të punës, është vështirë të trajtosh mijëra të papunë të regjistruar”, thotë Kalludra për Radion Evropa e Lirë.  

“Nëse krahasojmë me standardet e Bashkimit Evropian, mesatarisht një këshilltar i punësimit u përgjigjet 200 punëkërkuesve. Te ne në Kosovë, një këshilltar u përgjigjet 800 punëkërkuesve”, thotë Kalludra, për të shtuar se ofrimi i shërbimeve cilësore është i vështirë.

Kalludra thotë se numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Agjencinë e Punësimit është afro 30 mijë, ndërsa, vetëm vitin e kaluar, mbi 2 mijë biznese të regjistruara kanë ofruar mbi 10 mijë vende pune.    

Marrëveshjet që bëhen midis Agjencisë dhe bizneseve kanë afat kohor deri në një vit. Në vitin 2021 kanë arritur të lidhen mbi 400 marrëveshje. Në bazë të tyre, kur punëdhënësi merr punëkërkuesin e regjistruar, ky i fundit paguhet 170 euro nga Agjencia e Punësimit dhe 170 euro nga punëdhënësi.

“Për këtë vit, në fund të muajit shkurt do të bëhet thirrja publike. Ne bëjmë thirrje për ato biznese që kanë nevojë për fuqi punëtore që të aplikojnë në zyrat e punësimit dhe të marrin punëkërkues që përshtaten me kriteret e vendit të lirë të punës”, thotë Kalludra.  

Aktualisht, thotë ai, janë mbi 70 vende të lira të punës që punëdhënësit i kanë ofruar në Agjencinë e Punësimit.   

Asnjëri prej tyre nuk lidhet me profesionin e Egzonit, pasi kanë të bëjnë me kuzhinierë, rrobaqepës, zdrukthëtarë, kamerierë, kontabilistë e të tjerë.

Egzoni thotë se ka të përfunduar edhe punën praktike njëvjeçare në një gjykatë, për të cilën nuk është paguar.

Ai thotë se është i gatshëm të nisë punën në profesionin e tij, porse do të pranonte edhe punë praktike në profesion, me kusht që të paguhet.

“Në Zyrën e Punësimit më kanë thënë se, në të kaluarën, kanë ndërmjetësuar punë praktike te ndonjë avokat. Punë praktike 6 muaj, por me pagesë. Po shpresoj që të më mundësohet kjo”, thotë Egzoni.  

Agjencia e Punësimit ofron edhe të ashtuquajturat masa aktive të punës, që përfshijnë subvencionimin në paga, praktikën në punë dhe aftësimin, dhe që hyjnë në kuadër të marrëveshjeve që bëhen me punëdhënësit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, personat që kanë përfituar nga masat aktive të tregut të punës, në 40 për qind të rasteve kanë mbetur në ato vende pune.  

“Nëse ai punëtor është treguar i suksesshëm në punë, biznesi e mban atë dhe pastaj ata lidhin marrëveshje tjetër”, thotë Kalludra.  

Agjencia po ashtu ofron trajnime për mbi 30 profile të profesioneve të ndryshme, përfshirë: moler, murator, suvatues, kuzhinier, furrtar, pastaj për saldim, administrim biznesi, floktari e të tjera.  

Punëkërkuesit, që përfshijnë grup-moshën 15-64 vjeç, kanë dy mënyra të regjistrimit në Agjencinë e Punësimit të Kosovës: online dhe përmes paraqitjes fizike në zyrat e punësimit nëpër komuna.  

Të papunët e regjistruar duhet të paraqiten një herë në gjashtë muaj në Agjencinë e Punësimit, në të kundërtën sistemi automatikisht i largon, edhe nëse nuk kanë gjetur punë gjatë asaj periudhe.  

Afër 750 mijë qytetarë nuk janë aktivë në tregun e punës   

Nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar dhe mbi 120 mijë janë të papunë, tregojnë të dhënat e fundit për tregun e punës, të përpiluara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). 

Sipas tyre, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë. Sipas ASK-së, kjo do të thotë se ata as nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë, as nuk kërkojnë punë.

Shkalla e pasivitetit në tregun e punës në Kosovë është ngritur së voni si çështje edhe nga Komisioni Evropian.

Në një takim të mbajtur më 3 shkurt, rreth zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën, Komisioni Evropian ka thënë se “Agjencia e Punësimit në Kosovë duhet të rrisë fushëveprimin dhe mbulimin e masave të saj aktive të tregut të punës, për të adresuar shkallët e larta të pasivitetit, veçanërisht te gratë”.  

Sipas ASK-së, 77 për qind e qytetarëve joaktivë në tregun e punës janë gra.

Pagat e ulëta dekurajojnë punëkërkuesit   

Organizatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve e shohin si shqetësues numrin e qytetarëve ekonomikisht joaktivë.  

Për kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, paga e ulët minimale në Kosovë i ka dekurajuar punëkërkuesit të kërkojnë punë.   

“Paga minimale është aq e ulët, saqë ata nuk kanë motiv për punë. Nëse paga minimale lëviz, do të ndryshonte situata”, thotë ai.  

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.  

Ngjashëm si Hykolli mendon edhe Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.  

“Të gjithë këta persona, të cilët nuk kërkojnë punë, janë potencial për të ikur nga vendi”, thotë ai.  

Egzoni, i cili jeton me babanë dhe vëllain, thotë se e ka shumë të vështirë të jetojë pa punë.    

Ai thotë se do të presë edhe ca kohë për një vend pune në Kosovë. Nëse nuk gjen, synon të largohet për në Gjermani.  

“Është shumë vështirë që babai t’i mbulojë ende shpenzimet e mia”, thotë ai.  

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2020, nga Kosova janë larguar 8,724 banorë. Disa prej tyre kanë ikur për shkak të gjetjes së një vendi të punës apo për studime afatgjata.  

Përveçse në vendet e Bashkimit Evropian, një numër i kosovarëve ka emigruar edhe në vende të tjera, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqi e Kanada.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Пулково задерживаются шесть рейсов



Мода

Befree запускает сайт для поиска талантов






Новости 24 часа

Профилактический рейд по противопожарной безопасности прошел сегодня в Ленинском округе



Game News

How to watch the 2024 PC Gaming Show: our 10th annual summer showcase



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: С начала года более 4,7 тысячи жителей Московского региона оформили страховую пенсию в автоматическом режиме на портале госуслуг



News Every Day

Four-time Man Utd trophy winner, 37, looks unrecognisable as he heads to training with dramatic new look



Интернет

Торговые настольные электронные весы CAS PR-15P



Москва

Собянин: Москва подписала ряд крупных соглашений на Петербургском форуме



Бато Багдаев

Новости и Культура, Дети и Россия: Театр Ульгэр выступил в Этнографическом музее народов Забайкалья в Улан-Удэ



Москва

Подмосковные УК расчистили от захламления еще 2 тысячи холлов в домах



WTA

Теннисистка Андреева заявила, что хочет войти в топ-20 рейтинга WTA ради собаки



Москва

США и Европа "подготавливают" Россию и Ближний Восток для переселений?!



Владимир Путин

Путин назвал приезд президента Зимбабве знаком интереса Африки к России



Симферополь

Глава Росавиации: возобновление работы закрытых с начала СВО аэропортов пока не ожидается



Москва

СОТРУДНИКИ СОБР «СТОЛИЦА» СТАЛИ ИНСТРУКТОРАМИ НА СБОРАХ ПО БЕСПАРАШЮТНОМУ ДЕСАНТИРОВАНИЮ СПЕЦНАЗОВЦЕВ РОСГВАРДИИ В ВОРОНЕЖСКОЙ ОБЛАСТИ



Москва

Собянин: Москва — мировой лидер по динамике развития транспортной инфраструктуры



Москва

США и Европа "подготавливают" Россию и Ближний Восток для переселений?!



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Максим Фадеев ушел со сцены, но обещал вернуться

США и Европа "подготавливают" Россию и Ближний Восток для переселений?!

Росстат опубликовал демографические данные России за апрель 2024 года

Опубликованы кадры, запечатлевшие смерч в Челябинской области и Башкирии


Москва

РОСГВАРДЕЙЦЫ ЗАДЕРЖАЛИ МУЖЧИНУ С ПОДДЕЛЬНЫМИ ДОКУМЕНТАМИ В МОСКВЕ






Rss.plus

Профилактический рейд по противопожарной безопасности прошел сегодня в Ленинском округе

Ежегодная церемония вручения Всероссийской премии Евгения Зубова прошла в библиотеке Видного

В ЖК «Восточное Бутово» продолжают строительство шестого по счету детского сада

В Подмосковье сотрудники Росгвардии спасли пожилого мужчину, который оказался один дома и плохо себя почувствовал

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва подписала ряд крупных соглашений на Петербургском форуме



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Игорь Бутман

Башмет, Бутман и Мацуев выступят на юбилейном фестивале искусств Чайковского




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Мастер-классы по созданию крафтовых украшений проходят в центре Москвы

Уверенная победа россиян на турнире ONE FRIDAY FIGHTS 66

В Москве прошёл спортивный праздник для росгвардейцев


Янник Синнер

«Янника Синнера очень рано сравнивать с Роджером Федерером» // Тренер мужской сборной России по теннису Игорь Куницын — о главных событиях Roland Garros



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сафонов вернулся в РФ на фоне слухов о запрете выезда



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России