Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Vuçiq ende pa qëndrim për sulmin rus ndaj Ukrainës

Vuçiq ende pa qëndrim për sulmin rus ndaj Ukrainës

Pavarësisht takimeve të Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Qeverisë së Serbisë, Beogradi zyrtar ende nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Beogradi ka edhe 36 orë kohë për këtë vendim, siç ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që Serbia t’i përgjigjet kërkesave për harmonizim me vendimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Më 22 shkurt, BE-ja vendosi një pako sanksionesh kundër Rusisë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njohu rajonet separatiste në Ukrainën lindore - Donjeck dhe Luhansk. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, një paketë e re "më e rëndë" e sanksioneve u paralajmëruar nga Brukseli.

Sipas informacioneve jozyrtare, siç raportojnë disa media të Beogradit, takimi i ri i Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet të premten, më 25 shkurt. Sipas këtyre raportimeve, Vuçiq më pas do t'u drejtohet qytetarëve në orën 18:00.

Nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila tashmë është mbajtur, bëhet e ditur vetëm se Vuçiq ka shkëmbyer informacione për situatën në rajon dhe Ukrainë. Kështu thuhet në llogarinë në Instagram të presidentit të Serbisë.

Vuçiq ka marrë pjesë edhe në seancën e rregullt të Qeverisë së Serbisë, e cila zakonisht mbahet të enjten. Edhe pse fjalimi i tij ishte paralajmëruar në seancën e Qeverisë në të cilën u diskutua për situatën në Ukrainë dhe rajon, ky fjalim nuk u transmetua publikisht.

Analisti Darko Obradoviq nga Qendra për Analiza Strategjike me qendër në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se është shumë e vështirë për çdo politikë në Serbi të shkojë kundër narrativit të krijuar ndaj Rusisë.

Duke marrë parasysh se Serbia është në fushatë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të prillit, Obradoviq vlerëson se pushtimi rus në Ukrainë është një nga skenarët më të këqij për skenën e brendshme politike në Serbi.

Përveç kësaj, Serbia llogariste në mbështetjen e Rusisë për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Në këtë moment, ne e kemi Rusinë si një ‘avokate’ shumë të shtrenjtë dhe të kompromentuar të interesave serbe për çështjen e Kosovës, sepse tashmë është absolutisht e qartë se një pozicion i tillë i Rusisë në avokimin e interesave serbe është thjesht i paqëndrueshëm dhe mund të jetë vetëm kundërproduktiv”, tha Obradoviq.

Ai kujton gjithashtu se Serbia është 100 për qind e varur nga burimet ruse të energjisë, kryesisht nga gazi. Po ashtu, nuk është rinovuar kontrata dhjetëvjeçare për furnizimin me gaz, ndaj nuk dihet se cili do të jetë çmimi i gazit.

Çfarë pret BE-ja nga Serbia?

Bashkimi Evropian pret që Serbia, si vend kandidat, të respektojë vendimet e Brukselit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, përkatësisht t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë më 23 shkurt, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se qëndrimi i Beogradit do të jetë parimor, i bazuar në respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe se nuk do të ndryshojë nga ai që ishte 20 vjet më parë, raporton RTS.

Darko Obradoviq nga Qendra për Analiza Strategjike beson se nëse Serbia nuk bashkohet, të dënojë agresionin ushtarak Rusisë, ajo mund të rrezikojë izolimin, në radhë të parë ekonomik.

"Ne jemi 80 për qind të drejtuar drejt partnerëve evropianë, perëndimorë. Për ne, Kina dhe Rusia nuk mund të jenë një alternativë valide, në kuptimin ekonomik. Pra, bashkimi me Rusinë do të ishte i barabartë me vetëvrasje ekonomike”, tha Obradoviq.

Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të mëparshme ekonomike të BE-së të vendosura ndaj Rusisë pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti separatistët pro-rusë që po luftojnë kundër forcave qeveritare në Ukrainën lindore.

Deri më tani, Serbia ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, sepse vetë  po lufton kundër pavarësisë së Kosovës. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Brukseli tashmë disa herë i ka bërë thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë evropiane dhe autoritetet në Beograd bënë një hap përpara në korrik 2021, kur u harmonizuan pjesërisht me sanksionet ndaj Bjellorusisë.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se Serbia nuk duhet t'i bashkohet dënimeve dhe sanksioneve të ndryshme kundër Rusisë, sepse vendet që kërkuan nga Beogradi një gjë të tillë nuk ndihmuan në vitin 1999, kur Serbia u bombardua nga NATO.

Më 24 shkurt, Daçiq i tha Radio Televizionit Serb se Beogradi zyrtar duhet të ruajë marrëdhëniet me BE-në, por të ruajë raportet edhe me Rusinë dhe Kinën, “sepse askush nuk do të na mbrojë nëse ata [Rusia dhe Kina] ndalojnë së na mbrojturi”.

Serbia dhe Rusia zyrtarisht mbajnë marrëdhënie të ngushta në nivelin më të lartë.

Takimi i fundit mes dy presidentëve u zhvillua në nëntor 2021 në Soçi, ku u dakorduan në mes të krizës botërore energjetike, që çmimi i gazit rus për Serbinë të mos ndryshojë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus. Kontrata dhjetëvjeçare me gjigantin rus të gazit, "Gazprom" skadoi në fund të vitit 2021.

Sipas hulumtimit të organizatës joqeveritare Instituti për Çështje Evropiane në Beograd, që u publikua në vitin 2021, marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është vlerësuar më e larta nga rreth 36 për qind e të anketuarve.

Numri më i madh i qytetarëve të anketuar të Serbisë, 83 për qind, besojnë se Rusia është mike e Serbisë. Sipas hulumtimit, të rinjtë nën moshën 30 vjeç dhe ata mbi 60 vjeç besojnë në miqësinë me Rusinë.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Ukrainën, në planin dypalësh, nuk është në nivelin më të lartë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi dhe Vuçiçq nuk janë takuar kurrë.

Takimi i fundit mes dy presidentëve u zhvillua në vitin 2018, gjatë mandatit të Petro Poroshenkos, i cili vizitoi Beogradin. Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

30 лет назад в Архангельске открылась первая на Северо-Западе школа «Диабет»



VIP

Социальные и ESG-проекты ГПМ Радио названы лучшими в России






Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



Game News

Age of Sail: Navy & Pirates 1.0.1.13



Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



News Every Day

Kai Havertz’s fiancee Sophia stuns in see-through outfit on hen weekend as fans say Arsenal star is ‘so lucky’



Происшествия

Жители Екатеринбурга в День России вывесили баннеры против точечной застройки



Москва

Команда администрации Пскова работает на выставке «Россия»



Игорь Бутман

В Москве при участии Бутмана отрылся джазовый фестиваль



Москва

В Саратове электросамокатчик сбил коляску с младенцем



Уимблдон

Рафаэль Надаль пропустит Уимблдон ради подготовки к Олимпиаде



Москва

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



Газпром

«Газпром-Медиа Холдинг» при поддержке ПАО «Газпром» организует мультиформатный фестиваль в честь Дня России



Симферополь

Севастополь появился на вышитой карте Крыма



Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



Москва

Собянин рассказал о новом вольере для снежных барсов в Московском зоопарке



Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Простая ссора: в Новой Москве женщина убила ножом своего сожителя

Депздрав: Четверо москвичей попали в больницу с подозрением на ботулизм

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!

ZDF: между Шольцем и Бербок возникли разногласия по поводу санкций против России


Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»






Rss.plus

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу

Автопробег в честь Дня России прошел в Ленинском округе

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!

Moscow.media
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Фриске

Отец Жанны Фриске не смог сдержать слёз, увидев воссозданную с помощью ИИ копию певицы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата


ATP

Карен Хачанов проиграл Вукичу во втором круге турнира ATP-250 в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России