Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Shkaqet që çojnë në aksidentimin e autobusëve 

Shkaqet që çojnë në aksidentimin e autobusëve 

Në dy dekadat e fundit kanë ndodhur disa aksidente të rënda që kanë përfshirë autobusë nga Kosova drejt destinacioneve të largëta.

Më 19 maj, tetë udhëtarë kanë mbetur të plagosur, kur autobusi me targa të Kosovës, me të cilin udhëtonin, është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Armend Tours”, së cilës i përkiste autobusi, por ajo nuk është përgjigjur.

REL-it nuk i është përgjigjur për informacione shtesë as Ministria e Jashtme e Kosovës.

As një vit më herët, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një tjetër aksident me autobus, që ka ndodhur në Sllavonski Brod të Kroacisë.

“Është brengosëse, sepse, kohëve të fundit, këto aksidente po ndodhin natën ose në orët e hershme të mëngjesit”, thotë Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli në Prishtinë dhe njohës i çështjeve të komunikacionit.

Në disa raste ka pasur dyshime se shoferët i ka zënë gjumi - çfarë i ka çuar edhe në humbje të kontrollit ndaj automjetit.

Tre shoferë për destinacione të largëta

Sinan Karavidaj është menaxher në një kompani transporti në Kosovë, që ofron udhëtime me autobusë drejt shteteve të ndryshme të Evropës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se shoferët duhet të jenë mirë të përgatitur - si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikik.

Ai thotë se “jo të gjitha kompanitë i përfillin rregullat” e transportit rrugor në destinacione të largëta.

“Për të qenë shofer, duhet të jesh i përgatitur për këtë punë, por sot çdokush po bëhet shofer, pa i plotësuar kriteret. Po ashtu, edhe konkurrenca... Për t’i kursyer 100-200 euro disa kompani - p.sh. për në Gjermani - nuk i marrin tre shoferë”, thotë Karavidaj.

 

Në kompaninë që menaxhon, ai thotë se nuk ndodh asnjëherë që autobusët të nisen në destinacione të largëta pa tre shoferë.

Orarin e shoferëve në distanca të gjata e rregullon Ligji për transportin rrugor. Sipas këtij ligji, kohëzgjatja e ngasjes ditore nuk duhet ta tejkalojë 9-orëshin. Ajo mund të zgjatet maksimalisht në dhjetë orë, por jo më shumë se dy herë gjatë javës.

“Pas ngasjes për katër orë e gjysmë, ngasësi merr një pauzë të pandërprerë prej së paku 45 minutash, përveç nëse e shfrytëzon pushimin”, thuhet po ashtu në ligj.

Pas aksidentit në Kroaci në korrik të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me një shofer, i cili 18 vjet ka drejtuar autobusë nga Kosova për në shtete të ndryshme të Evropës.

 

Duke kërkuar të mbetet anonim, ngasësi ka thënë se shumë herë e ka drejtuar autobusin pa pushim.

“Një pjesë të kohës kur kam punuar, kemi qenë vetëm dy shoferë. Rruga është shumë e mundimshme dhe çfarë e bën edhe më të mundimshme, janë pritjet nëpër kufij. Kur pret deri në pesë ose gjashtë orë në një pikë kufitare, atëherë vetvetiu aty e merr lodhjen e tepërt”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, gjatë vitit 2021 janë realizuar 18,195 nisje ndërkombëtare - kryesisht drejt Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe shteteve të tjera.

Kurtishaj: Kërkohet ngritje e përgjegjësisë

Nga Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës zotohen se, pas aksidentit të fundit në Austri, do të mbajnë një takim me kompanitë e transportit rrugor, me qëllim rritjen e përgjegjësisë.

Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, thotë se mospërgatitja e shoferëve mund të jetë vetëm një shkak i aksidenteve.

“Aksidentin nuk do të thotë se e shkakton faktori njeri apo faktorët teknikë, mund të jenë edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, janë edhe kushtet atmosferike”, thotë ai.

“Rruga i ka problemet e veta, aksidentet ndodhin në çdo vend të botës. Si Kosovë, jemi duke u përgatitur, edhe si kuadro”, shton Kurtishaj.

Nebih Shatri, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë thotë se në fushën e transportit rrugor, Kosova është e barabartë me vendet e Bashkimit Evropian - si në aspektin legjislativ, ashtu edhe atë teknologjik.

Ai nuk dëshiron të komentojë aksidentin e fundit në Austri, duke thënë se rasti duhet të hetohet dhe të dihen saktë arsyet e tij.

Sa u përket kontrolleve teknike, ai pohon se Kosova qëndron mirë dhe se autobusët janë të obliguar që çdo gjashtë muaj t’i kryejnë këto kontrolle.

Ministria e Mjedisit në Kosovë i ka të licencuara më shumë se 130 qendra të kontrollimit teknik të automjeteve.

Në këto qendra kryhen tri lloje të kontrollimeve teknike: kontrollimet e rregullta vjetore, që bëhen për të gjitha automjetet; kontrollimet periodike, që bëhen për të gjitha automjetet komerciale, ku hyjnë edhe ato me pesha të rënda, siç janë autobusët, si dhe kontrollimet e jashtëzakonshme, të cilat bëhen me autorizimin e policëve të trafikut ose të personave të tjerë përgjegjës.

Aksidente me fatalitet të autobusëve nga Kosova

Në korrik të vitit 2002, dhjetë persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë, kur një autobus nga Kosova është aksidentuar në Mal të Zi.

Autobusi me 40 udhëtarë ka qenë duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë, kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë një kodre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

 

Në tetor të vitit 2004, nga aksidentimi i një autobusi në Shqipëri, 15 maturantë nga Kosova kanë humbur jetën. Dhjetëra të tjerë janë lënduar - disa prej të cilëve rëndë.

Gati gjashtë vjet më vonë, në shkurt të vitit 2010, gjashtë persona nga Kosova kanë vdekur, kur autobusi që udhëtonte në drejtim të Gjermanisë, është aksidentuar afër Vjenës. Autobusi është përplasur me dy kamionë në afërsi të kryeqytetit austriak.

Në aksidentin e 25 korrikut, 2021, në Kroaci, përveç dhjetë viktimave, të plagosur kanë mbetur më shumë se 40 veta. Ky aksident ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Спортсмены Архангельска, Новодвинска и Северодвинска приняли участие в празднике «Здоровье для северян»



Здоровье

Дети-пациенты посетили развлекательный центр






103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Россия и Дети: театр кукол Ульгэр в Бурятии покажет концерт-представление "Вальс Победы"

МИД России пообещал ответ на враждебные действия прибалтов асимметричными мерами

СМИ узнали, кто заменит Бетербиева в бою против Бивола

Возле Музея Победы около 150 человек станцевали вальс


Москва

МИД РФ: рецидивы эскалации между Ираном и Израилем возможны






Rss.plus
Moscow.media
Москва

Мэр Собянин: метро и МЦК в Москве на Пасху продлят работу до 02:00



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Регионы Россия, Культура Детям, Концерт Победы: Театр кукол Ульгэр поздравляет "Вальсом Победы" земляков




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сезон 2024 года открыт!

Петербургский «Зенит» стал чемпионом Единой лиги ВТБ

В поселке Калининец состоялся этап Чемпионата и Первенства Москвы и МО по кроссу «Кубок Kramar Motorsport»


Андрей Рублёв

Российский теннисист Рублев вышел в финал турнира «Мастерс» в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Собянин рассказал о преимуществах бесстыковых путей в столичном метро



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России