Bullgari, reaktori bërthamor rifillon punën pas defektit të gjeneratorit
Reaktori prej 1000 megavatësh në centralin bërthamor të Kozloduy rifilloi punën mbrëmjen e së mërkurës, sipas ministrisë së energjetikës bullgare.
Sipas informacioneve nuk pati asnjë rrjedhje radioaktiviteti në momentin që u aktivizua sistemi i emergjencës pas keqfunksionimit të sistemit të nxitjes që solli dhe rritjen e voltazhit.
Operatori bëri të ditur se u ndërrua sistemi i nxitjes së elementëve dhe pas kontrolleve të nevojshme, fuqia e prodhimit tani po "rritet gradualisht".
Incidenti erdhi më pak se një muaj pasi reaktori, i vendosur në lumin Danub në Bullgarinë veriperëndimore, u çaktivizua për mirëmbajtje dhe furnizimin me karburant.
Njësia e dytë 1000 megavatëshe e Kozloduy-t po punonte me kapacitet të plotë.
Centrali bërthamor prodhon rreth një të tretën e energjisë elektrike të Bullgarisë.
Katër njësi më të vogla në central u mbyllën në 2002-in dhe 2006-ën për shkak të shqetësimeve të sigurisë për të përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian për anëtarësim.