Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Çmimi që paguajnë nxënësit për grevën

Psikologë, sociologë dhe prindër në Kosovë shprehen të shqetësuar për gjendjen psikologjike dhe sociale të fëmijëve, të cilët nuk kanë nisur ende vitin shkollor.


Mësimdhënësit e të gjitha institucioneve publike janë në grevë, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj. Përjashtim bëjnë vetëm disa mësimdhënës që individualisht kanë nisur t’i mbajnë orët.


Greva, përndryshe, ka lënë jashtë shkollave afro 300.000 nxënës. Dhe, nuk ka asnjë datë të mundshme për fillimin e mësimeve.




Arlinda Bajra është nënë e dy fëmijëve, të cilët, nga 1 shtatori, do të duhej t’i ndiqnin mësimet në një shkollë fillore në Prishtinë - njëri në klasën e gjashtë dhe tjetri në të nëntën.


Ajo thotë se është e shqetësuar që fëmijët e kalojnë ditën pa aktivitete mësimore, përveç në disa kurse private që i ka angazhuar.


“Janë me orar të pushimeve verore. Vazhdojnë të rrinë deri në orët e vona të mbrëmjes, me telefon, televizor... dhe zgjohen shumë vonë nga gjumi. Sa kanë qenë në pushime, kanë lexuar ndonjë roman. Tani më thonë: nuk lexojmë se nuk jemi në shkollë”, rrëfen Bajra për Radion Evropa e Lirë.


Fëmija që do të duhej të niste klasën e gjashtë, thotë ajo, nuk e njeh ende as kujdestaren e klasës dhe nuk e di se si zhvillohet mësimi me arsimtarë, meqë, deri më tash, kishte një mësuese.


Prokshi: Greva thyen vullnetin për mësimnxënie

Dafina Prokshi, psikologe, thotë se situata si kjo dhe të ngjashme kanë ndikim negativ te nxënësit, qoftë në gjendjen e tyre psiko-sociale, qoftë në performancën akademike.


“Fëmijët, në shtator, përgatiten emocionalisht të njihen me një fazë tjetër të jetës - shumë kruciale për ta - e që është identiteti i tyre në rrethin shoqëror. Ai ndërtohet nga ndërveprimi me mësimdhënësit”, thotë Prokshi, e specializuar në fushën e psikologjisë sociale-organizative dhe këshillim-psikoterapi.


Kjo gjendje, thotë Prokshi, mund t’ua thyejë nxënësve vullnetin për mësimnxënie.


Dhe nëse grevat zgjasin, ka rrezik që ata “të pajtohen me një rutinë joarsimore”, thotë ajo.


Sipas saj, kjo do t’i prekte më shumë fëmijët e grup-moshave më të vogla, përkatësisht të nivelit parashkollor dhe të mesëm të ulët.




Në Kosovë ka pasur edhe më herët greva nga mësimdhënësit.


E fundit ka qenë në vitin 2019, kur gjysmëvjetori i dytë i mësimeve ka nisur me tri javë vonesë nga pakënaqësia e mësimdhënësve me Ligjin për paga.


Orët e humbura nuk janë kompensuar asnjëherë, përkundër kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.




Krasniqi: Thyerje emocionale për fëmijët

Artan Krasniqi, sociolog në Universitetin e Prishtinës, thotë se fëmijët dhe shkolla krijojnë një lidhje të posaçme - fëmijët “përgatiten emocionalisht” që mësimet të fillojnë.


“Në secilën familje ndodhin përgatitjet e para, sidomos fëmijë filloristë mezi presin të nisë shkolla. Është thyerje shumë e madhe emocionale kur iu thua që shkolla nuk nis”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.


Te nxënësit më të rritur, shton ai, është një efekt tjetër: mungesa e orëve të mësimit rrezikon t’ua humbasë interesimin për shkollë.


“Iu krijohet një ndjenjë se bën edhe pa shkollë dhe se mësimi mund të mos fillojë më 1 shtator. Magjia e arsimit është: shkolla nuk duhet ta refuzojë nxënësin e as nxënësi nuk mund ta refuzojë shkollën. Kur njëra palë prish këtë marrëveshje, humb kjo magji dhe humb serioziteti”, thotë Krasniqi.




Deri kur në grevë?

Sindikalistët e arsimit, që organizojnë grevën, thonë se nuk do të heqin dorë, derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj për të gjithë punonjësit e arsimit, deri në fillimin e zbatimit të Projektligjit për paga.


Qeveria e Kosovës thotë se ky projektligj, që parasheh rritje të pagave për mësimdhënësit, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon hapjen e shkollave.


Thirrje të ngjashme ka bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


Cilësia e arsimit

Në një raport të publikuar në vitin 2020, Banka Botërore ka vlerësuar se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.


Në dy teste të PISA-s - program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve - Kosova ka dalë gati në fund të listës.


Ekspertë të fushës së arsimit thonë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar, po ashtu, në mësimnxënie.


Gjatë dy vjetëve të parë të pandemisë, më 2020 dhe 2021, nxënësit kanë kaluar në mësim online, apo nga distanca, në disa periudha të ndryshme kohore.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media









103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России



Топ 10 новостей последнего часа



Rss.plus


Новости России







Rss.plus
Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России