Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Elementet e statusit të Kosovës që Serbia i pranoi

Elementet e statusit të Kosovës që Serbia i pranoi

Marrëveshja e parë e Brukselit, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, hapi rrugën për integrimin e serbëve nga veriu në struktura të rëndësishme të Kosovës, si Policia dhe Gjyqësori.

Edhe pse në ato marrëveshje ka disa “privilegje” për serbët që jetojnë në komunat në veri, thuhet qartë se ato do të funksionojnë sipas ligjeve të Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh. Kjo është arsyeja pse në terren, pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara që përcaktojnë çështje të ndryshme, shpesh ka mosmarrëveshje ndërmjet dy palëve ose interpretime të ndryshme.

Tensionet e fundit janë ngritur për shkak të targave të automjeteve me simbole të qyteteve si KM(Mitrovicë e Kosovës), të lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Radio Evropa e Lirë ka hedhur një vështrim se sa "elemente që lidhen me statusin e shtetit të pavarur” kishte gjatë zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme të Brukselit.

Mbajtja e zgjedhjeve të para lokale në veri sipas ligjeve të Kosovës

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, zgjedhjet e para lokale sipas ligjeve të Kosovës u mbajtën në katër komuna në veri.

Ky ishte hapi i parë i themelimit të institucioneve të Kosovës në veri, ku deri atëherë në kuadër të Qeverisë së Kosovës funksiononte vetëm Zyra Administrative për Mitrovicën e Veriut.

Shpërbërja e Mbrojtjes Civile dhe integrimi në Policinë e Kosovës

Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, Serbia u pajtua që t’i shfuqizojë strukturat serbe të sigurisë, të ashtuquajturën Mbrojtje Civile dhe t’i integrojë anëtarët e saj në institucionet e Kosovës.

Beogradi zyrtar është pajtuar edhe për integrimin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Policinë e Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Policinë e Kosovës mbajnë uniforma me stemën dhe flamurin e Kosovës.

Në anën tjetër, Kosova ka pranuar që komandanti rajonal për katër komunat në veri të jetë një serb i Kosovës i emëruar nga MPB-ja e Kosovës, me propozim të kryetarëve lokalë nga veriu.

Integrimi i Gjyqësorit

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, Serbia pranoi të bëjë integrimin e organeve gjyqësore, përkatësisht që organet në veri të funksionojnë brenda sistemit juridik të Kosovës.

Kështu, edhe gjyqtarët nga radhët e komunitetit serb u betuan se gjatë kryerjes së detyrës do t'i qëndrojnë besnik Republikës së Kosovës, Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Betimi i parë i tillë është bërë në vitin 2017 para presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vula doganore

Ekziston edhe një marrëveshje për vulën doganore, sipas së cilës Serbia e ka pranuar vulën me mbishkrimin “Dogana e Kosovës”.

Targat dhe marrëveshjet për lirinë e lëvizjes

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje të tjera të shumta, si për regjistrin civil, kadastrën, energjetikën dhe njohjen e diplomave.

Targat janë pjesë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes që u arrit në vitin 2011 në Bruksel.

Serbia atëbotë pranoi të ndalonte lëshimin e targave për qytetet e Kosovës si PR (Prishtinë), GL (Gnjilane) KM (Kosovska Mitrovica), domethënë pranoi të bëjë riregjistrimin e këtyre automjeteve në RKS (Republika e Kosovës), ose në ato me status neutral - KS (Kosovë).

Në zonat serbe në jug të lumit Ibër, targa të tilla janë hequr, por jo edhe në veri të Kosovës, ku sot ka rreth 9.000 automjete të regjistruara me targa KM.

Kosova nuk ka lëshuar targa me status neutral, KS, që nga shtatori i vitit 2021, bazuar në marrëveshjen e vitit 2016, kur të dyja palët u pajtuan për të zgjatur vlefshmërinë e këtyre targave edhe për pesë vjet të tjera.

Beogradi tani po kërkon që targat KS të kthehen në përdorim në vend të atyre KM, gjë që Prishtina e refuzon.

Për Kosovën targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës, janë të paligjshme.

Çfarë përfitimesh gëzojnë pronarët e targave KM?

Bashkësia ndërkombëtare nuk e konteston të drejtën e Kosovës për heqjen e targave KM në veri të Kosovës, por kërkon që kjo të bëhet gradualisht, përkatësisht afati për riregjistrim në RKS të shtyhet edhe për dhjetë muaj.

Megjithatë, pronarët e veturave me targa KM, aktualisht nuk mund të lëvizin vetëm në zonat e Kosovës në jug të lumit Ibër.

Në anën tjetër, lirisht mund të lëvizin në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në vendet evropiane, pra në të gjitha vendet që i njohin ato targa, përveç Kosovës.

Për shembull, dikush me targa KM mund të shkojë pa problem në Bosnje dhe Hercegovinë, por jo dikush me targa RKS, sepse ai shtet nuk e njeh Kosovën. E njëjta situatë është edhe me Spanjën.

Përfitimet financiare

Në anketat e kryera nga ekipet e REL-it në periudhën paraprake, qytetarët nga veriu në përgjithësi thonë se nuk do t'i riregjistrojnë veturat e tyre në RKS.

Dikush ka deklaruar si arsye se nuk e sheh Kosovën si vendin e tij, por Serbinë, mirëpo ka pasur edhe nga ata që kanë përmendur gjëra praktike.

Për shembull, regjistrimi vjetor në Serbi është më i lirë se në Kosovë. Për një makinë - fuqia e motorit të së cilës është 75 KW, në Serbi regjistrimi kushton rreth 18.000 dinarë, që është rreth 150 euro.

*Video: Në veri këmbëngulin në targa ilegale

Nga ana tjetër, regjistrimi i një veture me peshë të njëjtë në Kosovë, kushton rreth 230 euro.

Ekziston i ashtuquajturi kartoni i gjelbër, të cilin pronarët e veturave me targa RKS nuk mund ta kenë, sepse Kosova nuk ka nënshkruar një marrëveshje shumëpalëshe, e cila parasheh një marrëveshje formale të një numri shtetesh për vlefshmërinë e sigurimit. Kartoni i gjelbër i sigurimit për një vit në Serbi kushton rreth 20 euro.

Kështu, ata me targa KM dhe me Karton të Gjelbër nga Serbia, mund të shkojnë pa problem në më shumë se 30 shtete evropiane.

Qytetarët e Kosovës me targa RKS duhet të bëjnë sigurim të posaçëm kur shkojnë në vendet evropiane, i cili kushton rreth 100 euro për tre muaj.

Sigurimi shtesë TPL+ për hyrjen në Maqedoninë e Veriut ose Serbi gjithashtu paguhet, i cili kushton rreth 30 euro në vit.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Май спрогнозировали россиянам синоптики



Здоровье

Как характер влияет на болезни




Українські новини

Депутат Миколаївської облради Кормишкін вперше опублікував своє весільне фото



Новости 24 часа

Врач Тяжельников рассказал, какое мясо лучше всего подходит для шашлыка



Game News

Manor Lords' dev asks players: Should its supply mechanic be changed?



Москва

«Автодор» попросил водителей заправляться заранее после очередей на АЗС на М-12



News Every Day

Chat log from R7 of 2024: Gold Coast vs West Coast



Настроение

"Банда четырех" против демократии



Москва

Польская армия предупредила о колоннах военной техники у границы с Россией



Анастасия Волочкова

Балерина Волочкова часто летала на Мальдивы из-за возможности поплавать без трусов



Москва

Найдены регионы РФ с самыми дорогими и дешевыми Skoda Octavia — называем цены



Ирина Шиманович

Шиманович пробилась в ⅛ финала теннисного турнира в Сен-Мало



Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве



Сергей Брановицкий

Продвижение Музыки. Раскрутка Музыки. Продвижение Песни. Раскрутка Песни.



Симферополь

В Краснодаре наградили победителей конкурса детской казачьей песни



Москва

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга



Москва

Сергей Собянин поздравил москвичей с 1 Мая



Москва

Актерское агентство Киноактер. Актерское агентство в Москве.



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Источник 360.ru: рабочий упал в шахту лифта в БЦ на Краснопресненской набережной

«Автодор» попросил водителей заправляться заранее после очередей на АЗС на М-12

Стартовал новый сезон экскурсий по Восточному административному округу Москвы

Сергунина сообщила о старте проекта «Московский завтрак на верандах»


Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве






Rss.plus

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Врач Тяжельников рассказал, какое мясо лучше всего подходит для шашлыка

Миллионы — в хлам. Мажоры и блогеры разбивают в Москве дорогущие машины

Героическое участие армян в СВО. Часть третья

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин обнародовал программу развития столичного туризма



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

«Смотреть было брезгливо»: мама Тимати отреагировала на интервью Алены Шишковой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России


Рафаэль Надаль

Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Мир

Куда поехать на майские праздники в России: топ-7 направлений



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России