Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian



Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

A mbetet veriu i Kosovës pa përkujdesje për rend dhe ligj? 

A mbetet veriu i Kosovës pa përkujdesje për rend dhe ligj? 

Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit, që i përkasin komunitetit serb, të shtunën e 5 nëntorit kanë zhveshur uniformat e tyre para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan.  

Këtë veprim simbolik ata e kanë bërë pas deklarimit se japin dorëheqje nga detyrat e tyre në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse këtë institucion e kanë braktisur edhe rreth 400 pjesëtarë tjerë të komunitetit serb në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 

Dorëheqjen e dhanë edhe zyrtarë të Listës Serbe si dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.

Siç thanë nga Lista Serbe, vendimet për largim nga institucionet do të zbatohen “derisa të tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe…”. 

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dorëheqjen e kanë deklaruar vetëm komandantët e njësive të policisë, që janë pjesë e Drejtorisë rajonale të veriut të Kosovës, dhe se këtë nuk e kanë bërë të gjithë policët nga komuniteti serb.

Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë që këta zyrtarë t’i ndjekin hapat e komandantëve të tyre. 

Burime të Radios Evropa e Lirë nga terreni, në veri të Kosovës, konfirmojnë se pjesëtarët e policisë rrugore, gjatë orëve të natës - kur ka nisur ndërrimi i dytë i tyre – kanë mbikëqyrur qarkullimin e automjeteve, por pa e ndaluar askënd. 

Zhvillimet e 5 nëntorit në veri

 

Paqartësi rreth dorëheqjeve të pjesëtarëve serbë në polici 

Se a kanë dhënë dorëheqje të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës, e paqartë mbetet edhe për Mentor Vrajollin, drejtorin ekzekutiv të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. 

“U panë disa prej tyre, por nuk dihet se a kanë dhënë dorëheqje të gjithë. Mbetet e paqartë. Mendoj se është gabim shumë i madh nëse çdo pjesëtar tërhiqet nga Policia e Kosovës, për shkak se do të ishte i vështirë kthimi prapa. Policia do të duhej të ishte jopolitike. Futja e policisë në këso lloj vendimesh, që duken qartë se janë politike dhe janë kundër sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, e bëjnë thuajse të pamundur kthimin në këtë institucion”, tha Vrajolli.  

Ndërkohë që ekzistojnë paqartësi se kush për momentin kujdeset për rendin dhe ligjin në veri të vendit, Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka thënë të shtunën, më 5 nëntor, se sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale, ajo do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për të garantuar sigurinë në veri të vendit.

Por, ajo ka hedhur poshtë pohimet e disa mediave lokale në Kosovë dhe Serbi se, në veri ka dërguar njësitë speciale.

Më 5 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve, në përgjithësi në veri të vendit, që të mos braktisin institucionet e Kosovës dhe që të mos jenë pre “e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”.  

Zyrtarët në Serbi, në anën tjetër, kanë mbështetur vendimin e Listës Serbe.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet.

Borell ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.

“Zhvillimet e fundit rrezikojnë punën e madhe që është bërë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Integrimi në radhët e Policisë së Kosovës i pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të vendit, u bë në vitin 2014, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë më 2013, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian në Bruksel.

Janjiq: Rreziku serioz nuk ka kaluar 

Por, shembulli që dhanë komandantët e njësive policore në rajonin e veriut, duke dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës - i cili mbetet e paqartë se a është ndjekur, apo do të ndiqet nga pjesëtarët e tjerë të komunitetit serb - hap dilema të rrezikshme, vlerëson Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se edhe në rast se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb e braktisin këtë institucion, ky nuk do të jetë problemi më i madh.  

“Nëse këta 400 njerëz e lënë punën, kjo është në rregull. Por, nëse ata, në këtë rast, refuzojnë t’ia dorëzojnë detyrën dikujt tjetër dhe refuzojnë, për shembull të dorëzojnë armët, kjo do të thotë se është pjesë e rezistencës qytetare dhe uzurpim i institucioneve. Ky është një rrezik serioz që ekziston. Ky është rreziku i parë dhe përgjegjësia e parë e madhe që bie mbi Beogradin, i cili pastaj duhet që, në bashkëpunim me KFOR-in, t’i çarmatosë ata”, tha Janjiq.  

Maliqi: Qeveria të jetë e kujdesshme 

Njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës, në situatën e tanishme në veri, ku nuk përjashtohet mundësia e një vakumi institucional, duhet të jenë tejet të kujdesshme që të mos u paraprijnë situatave, në të cilat incidentet janë të mundshme dhe për pasojë të përshkallëzohet situata. 

“Kjo mund ta çojë situatën dhe ta bëjë jo shumë të parashikueshme. Gjithsesi KFOR-i është aty. Por, edhe për Kosovën, rikthimi i KFOR-it si një forcë primare e intervenimit, në njëfarë forme e ekspozon mungesën e sovranitetit mbi atë pjesë. Por, së paku e jep një lloj garancie që situata të mos përshkallëzohet. Gjithsesi, prioritet duhet t’i jepet çfarëdo lloj procesi politik ose në kanalet e komunikimit, sidomos ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për të parandaluar çfarëdo eksesi”, tha Maliqi. 

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të intervenuar në rast se rrezikohet stabiliteti. 

“Shfaqje dramatike” për pozicionim në tryezë të bisedimeve? 

Megjithatë, Vrajolli nuk pret që situata mund të përshkallëzohet në masën që e rrezikon sigurinë e përgjithshme në veri të vendit.

Sipas tij, braktisja e institucioneve nga pjesëtarët komunitetit serb, përfshirë edhe nga policia, më shumë është provokim i situatës për një pozicionim më të mirë të Serbisë në tavolinën e bisedimeve eventuale me Kosovën, por edhe kundrejt partnerëve të saj perëndimorë. 

“Serbia, si duket, nuk është shumë e kënaqur me përmbajtjen e planit franko-gjerman dhe dëshiron të inskenojë situata, që eventualisht t’i rrisë kërkesat në tavolinë, duke u synuar që ta ndryshojë situatën në terren”, tha Vrajolli. 

Dushan Janjiq nuk e përjashton mundësinë që në dy ditët e ardhshme të ketë ndonjë ndërhyrje diplomatike për të qetësuar situatën.

Sipas tij, indikacionet janë të tilla, sepse siç thotë ai, largimi i pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet në veri, përfshirë edhe pjesëtarët e policisë dhe të gjyqësorit, është bërë krejtësisht në mënyrë dramatike. 

“E gjithë kjo është shfaqur në mënyrë tepër dramatike për të qenë reale. Është shumë e koordinuar për të qenë reale”, tha Janjiq. 

Zhvillimet në veri, ai i sheh si manovër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, siç tha ai, “po përpiqet të dalë nga pozicioni i tij defanziv”.

“Po përpiqet të zgjasë kohën, që sa më vonë të hyjë në dialogun politik”, thekson Janjiq.  

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e ka mbrojtur vendimin e serbëve në Kosovë për dorëheqje nga institucionet. 

“Në luftën e tyre për paqe, stabilitet, sundim të ligjit dhe respektim të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, ata do ta kenë gjithmonë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ajo përmes një deklarate. 

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka mbështetur vendimin. 

Dorëheqja e përfaqësuesve të komunitetit serb nga institucionet në veri ë Kosovës, ka pasuar refuzimit të tyre për të mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës. 

Prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj - në tri faza - për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrje 12-mujore të vendimit për targat.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Архангельск пришел долгожданный ледоход



Здоровье

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье




Українські новини

Рушникосушки від Hygge Family: європейські стандарти якості на українському ринку



Новости 24 часа

Врач Тяжельников рассказал, какое мясо лучше всего подходит для шашлыка



Game News

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



News Every Day

Fans slam ‘worst thing I’ve ever seen from EFL ref’ as John Eustace sent off after heated touchline bust-up



Происшествия

В Екатеринбурге будут судить уроженца Армении, устроившего дорожный конфликт со стрельбой



Москва

Чехия обвинила Россию во взрывах на складах со снарядами для ВСУ



Анастасия Волочкова

Нашёлся ещё один пострадавший от криминальных схем бывшего жениха Волочковой



Москва

Чехия обвинила Россию во взрывах на складах со снарядами для ВСУ



Елена Рыбакина

Прямая трансляция матчей Рыбакиной и Путинцевой за выход в 1/8 финала турнира в Мадриде



Москва

«Автодор» попросил водителей заправляться заранее после очередей на АЗС на М-12



Бато Багдаев

Театр, искуство, Россия и дети: кукольная фотосессия в Бурятии



Симферополь

В районе Симферополя появится крупный жилой микрорайон - ЖК "Республика"



Москва

Миллионы — в хлам. Мажоры и блогеры разбивают в Москве дорогущие машины



Москва

Собянин рассказал о строительстве электродепо «Южное» для Замоскворецкой линии



Москва

Миллионы — в хлам. Мажоры и блогеры разбивают в Москве дорогущие машины



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Прокуратура: в Москве раскрыли убийство девушки в Измайловском парке в 2012 году

«До 30 килограммов»: Московский зоопарк рассказал необычные факты о тиграх

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

В Музее «Г.О.Р.А.» дали старт майским праздникам


Москва

«Автодор» попросил водителей заправляться заранее после очередей на АЗС на М-12






Rss.plus

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Миллионы — в хлам. Мажоры и блогеры разбивают в Москве дорогущие машины

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Moscow.media
Москва

Собянин: Более 40 театров отреставрировали и отремонтировали в Москве за 10 лет



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

«Это не такая серьезная ситуация»: личные кадры с раздетой Анастасией Волочковой попали в открытый доступ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о Всероссийском конкурсе спортивных проектов «Ты в игре»

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о строительстве спортивных объектов

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве


WTA

16-летняя теннисистка Андреева обновила рекорд турниров WTA-1000



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Врач Тяжельников рассказал, какое мясо лучше всего подходит для шашлыка



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России