Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Serbët mes gatishmërisë dhe kundërshtimeve për përfaqësim në Kuvend

Serbët mes gatishmërisë dhe kundërshtimeve për përfaqësim në Kuvend

Dy subjektet politike nga radhët e komunitetit serb, Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Lidhja Demokratike Serbe (SDS), të cilat kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, parimisht janë të gatshme të zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe, të cilët dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre.

Më 7 nëntor, dhjetë deputetë të Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ata e kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Beogradi zyrtar, që ushtron kontroll mbi ta, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por Prishtina zyrtare nuk heq dorë nga vendimi i saj.

Sipas procedurave të parapara me Ligjin për zgjedhje të përgjithshme, deputetët e Listës Serbe që kanë dhënë dorëheqje, duhet të zëvendësohen me emrat e radhës në listën për deputetë të këtij subjekti politik.

Por, Lista Serbe ka vetëm edhe 9 emra në listën e saj zgjedhore që mund të zëvendësojnë deputetët që kanë dhënë dorëheqje. Ata janë: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten, më 10 nëntor, ka miratuar këta 9 emra.

Ndërkaq, për ulësen e dhjetë, në mungesë të edhe një emri nga Lista Serbe, KQZ-ja ka miratuar emrin e Cvetko Velkoviqit, si më i votuari nga radhët e Iniciativës qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Të gjithë këta 10 emra do t’i rekomandohen presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do t’i procedojë në Kuvendin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje të kontaktojë zyrtarët e Listës Serbe, për të kuptuar nëse kandidatët nga kjo listë do të zëvendësojnë kolegët e tyre në ulëset e garantuara, por nuk ishin të qasshëm.

Marrë parasysh që Lista Serbe ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet e Kosovës, përfshirë edhe ato lokale dhe qendrore, ekzistojnë indikacione reale që ajo nuk do t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës.Në një rast të tillë, procedura përsëritet derisa të plotësohen vendet në Kuvend, me emrat e subjekteve nga pakica serbe që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

*Video: Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri

Trajkoviq: Nuk duhet të ikim nga njëri-tjetri

Përfaqësuesit e Iniciativës qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe të Lidhjes Demokratike Serbe thonë se qëllimi i garës së tyre në zgjedhje parlamentare ka qenë për të marrë pjesë në institucionet qendrore të Kosovës dhe këtë, në parim edhe do ta bëjnë nëse japin dorëheqje emrat e rinj të Listës Serbe, por edhe nëse lejojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese të vendit.

Rada Trajkoviq nga Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, subjekt ky që ka tre emra në listën, me të cilën ka garuar në zgjedhjet parlamentare, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë thekson që motivi i cilitdo njeri në Kosovë, aktualisht duhet të jetë që institucionet e Kosovës të jenë shumetnike.

“Mendoj që prania në institucionet qendrore është me rëndësi shumë të madhe. Pra, jo vetëm për shkak të veriut, por edhe për shkak të jugut – po mendoj për serbët në jug të lumit Ibër, të cilët, ndonëse kanë qenë tërësisht të lënë pas dore dhe të përfaqësuar në mënyrë joadekuate – sot duhet të përpiqemi që sërish të punojmë në projektet e përbashkëta me deputetët shqiptarë. Ne nuk mund të ikim nga njëri-tjetri, çfarëdo qoftë zgjidhja që do të zgjedhim”, tha Trajkoviq.

*Video: Serbët në jug të Ibrit presin që edhe ata të pyeten për diçka

Petkoviq: Ne jemi për pjesëmarrje, por jo si dekor

Slavisha Petkoviq nga Lidhja Demokratike Serbe thotë për Radion Evropa e Lirë se në rast se pesë emrat, sa ka lista e këtij subjekti politik, vijnë në radhë për t’i përmbushur vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb, atëherë ata do të ishin të gatshëm.

Por, paraprakisht, siç thotë ai, do të duhej të ekzistonte një marrëveshje me liderët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në parim, ne jemi për pjesëmarrje, por jo si dekor. Duhet të jemi aktiv në të gjitha, madje edhe në negociatat në Bruksel, sepse ne bëhemi pjesë e pushtetit ligjvënës në Kuvendin e Kosovës. Ne nuk do të hyjmë në Kuvend nëse përjashtohemi nga negociatat në Bruksel dhe në këtë mënyrë t’i japim mundësinë vetëm Vuçiqit të vendosë për këtë. Nuk do të merret fare në konsideratë, pra që ne të ulemi në Kuvend dhe Qeveri, ndërkaq Vuçiq të vendosë në emrin tonë”, thotë Petkoviq.

Miliçeviq: Pozitë e skajshme alarmante

Njohësi i proceseve politike, Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, vlerëson se dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës e kthen procesin në vitin 2013, kur komuniteti serb që jeton atje nuk ishte integruar në institucionet.

Sipas tij, në situatën aktuale, në rast se vendet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, plotësohen me emra të rinj nga Lidhja Demokratike Serbe dhe Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, kjo do të ishte një masë e natyrës kozmetike nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Për më shumë, siç thotë Miliqeviq, kjo do të krijonte ndarje politike ndërmjet serbëve që jetojnë në veri dhe në pjesën qendrore të Kosovës, gjë që sipas tij, nuk do të ishte e dobishme as për Prishtinën zyrtare, e cila synon integrimin e plotë të veriut të vendit.

“Ajo që di se është e sigurt për momentin, është fakti se jemi në një pozitë të skajshme alarmante, e cila kërkon në mënyrë krejtësisht të domosdoshme fillimin e dialogut në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës, i cili, para së gjithash do ta zbuste krizën potenciale të sigurisë me të cilën ne po ballafaqohemi në veri. Por, në anën tjetër, do të vendoste një lloj kornize të komunikimit të mëtejmë në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës, për të cilën, jam i sigurt se në një masë do të ndikonte në qetësimin e tensioneve të mundshme, të cilat mund të përshkallëzohen negativisht në periudhën e ardhshme”, thekson Miliqeviq.

Megjithatë, edhe nëse kandidatët e Listës Serbe refuzojnë vendet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës ose në rastin tjetër, pranojnë dhe më pas japin dorëheqje nga pozitat e tyre, atëherë mbeten vetëm 8 kandidatë nga të dy subjektet e tjera, Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Lidhja Demokratike Serbe, që mund të marrin ulëset e garantuara.

Por, mbetet e paqartë nëse në këtë mënyrë Kuvendi i Kosovës do të ishte tërësisht funksional, në rast se i mungojnë dy deputetë në ulëset e garantuara për komunitetin serb.

Në një situatë të tillë, siç kanë thënë nga Instituti Demokratik i Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të parë se si mund të procedohet tutje.

Miftaraj: Standardet e Kushtetueses kërkojnë legjitimitet të përfaqësimit

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se puna e Kuvendit të Kosovës nuk paralizohet për shkak të dorëheqjes së 10 deputetëve të komunitetit serb dhe as në rastin kur zëvendësuesit e tyre eventualisht refuzojnë të pranojnë detyrën e tyre.

Megjithatë, siç thotë ai, në një situatë të tillë, Kuvendi nuk mund të miratojë vendime, ligje dhe politika, për të cilat kërkohet shumica e dyfishtë e votave, që nënkupton dy të tretat e votave të deputetëve të komunitetit shumicë dhe dy të tretat e votave të deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Siç thotë Miftaraj, zëvendësimi i deputetëve të Listës Serbe me kandidatët që janë nga Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Lidhja Demokratike Serbe , do të ishte në kundërshtim me standardet që ka ndërtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“(Gjykata Kushtetuese) ka kërkuar që legjitimiteti i përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë duhet të burojë nga populli. Në rastin konkret, nëse qytetarët serbë kanë votuar mbi 90 për qind për Listën Serbe dhe nëse të njëjtit e bojkotojnë punën, atëherë deputetët që vijnë nga partitë tjera politike, përfaqësojnë vetëm atë pjesë të qytetarëve serbë, të cilët i kanë votuar – që përbën një pjesë të papërfillshme që nuk shkon mbase mbi 5 për qind. Kjo pastaj e humbë legjitimitetin, e humbë bazën e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve serb, të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar”, vlerëson Miftaraj.

Përveç dhjetë deputetëve serbë, dorëheqje nga pozita kanë dhënë edhe zyrtarët serbë të katër komunave në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - si dhe në sistemin e drejtësisë e policisë.

Dorëheqje ka dhënë edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, i cili po ashtu vjen nga komuniteti serb.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Архангельске завершился первый этап Кубка России по пляжному волейболу



VIP

Пресс-релиз | CRYPTONIUM | Новая экосистема для заработка на криптовалюте | Арбитраж | Трейдинг | Обучение






103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Перенесшего инфаркт дрессировщика Куклачева выпишут из больницы 13 мая

Певец Сергей АРУТЮНОВ и солистка группы Демо - встречаются, или просто выпустили совместный хит “Солнышко”? Разлад АРУТЮНОВА и Маши Малиновской?

Ирина Струнова стала Терапевтом года

"Мир квартир": новостройки подешевели в трети крупнейших городов РФ


Москва

Патрулирование пожароопасных участков лесов провели в Подмосковье






Rss.plus
Moscow.media
Москва

Сергей Собянин прибыл в Кремль на церемонию инаугурации Путина



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юрий Шевчук

"Вся лажа этим заканчивается": Шевчук со сцены в Дубае призвал зрителей к революции




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия приняла участие в обеспечении безопасности при проведении футбольных матчей в Москве

На международной выставке-форуме "Россия" в Москве завершилась тематическая неделя спорта

К.ВАЛИЕВА, 23 КИТАЙЦА, WADA помогают раскрыть сеть секретных преступных отделов. Дело Скрипалей можно дополнить с пользой.


Арина Соболенко

Швентек и Соболенко устроили триллер за престижный трофей



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Two Skinny Pitties Reunite A Year After Rescue - The Dodo



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России