Çfarë janë dronët "Reaper"?
![Çfarë janë dronët](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-67ae-08db26265a21_tv_w800_h450.jpg)
I hedhim një vështrim më të afërt dronit MQ-9 “Reaper”, fluturakes së telekomanduar të forcës ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u rrëzua në Detin e Zi. Uashingtoni ka fajësuar Rusinë për rrëzimin e dronit të spiunazhit dhe ka paralajmëruar Moskën që të jetë më e kujdesshme në hapësirën ndërkombëtare, teksa Kremlini ka hedhur poshtë akuzat. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)