Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Biznesmenët në Kosovë e Serbi peshojnë përfitimet nga normalizimi i marrëdhënieve

Biznesmenët në Kosovë e Serbi peshojnë përfitimet nga normalizimi i marrëdhënieve

Pro bashkëpunimit dhe marrëveshjeve.

Ky është qëndrimi i disa biznesmenëve nga Kosova dhe Serbia, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë, në prag të takimit të udhëheqësve të të dyja vendeve, me synim normalizimin e marrëdhënieve.

Për Radovan Mijatoviqin, drejtor i kompanisë “Hemotehna” nga Subotica në veri të Serbisë, stabiliteti politik do të mundësonte rritjen e shkëmbimeve tregtare.

“... do të lehtësonte dhe përshpejtonte transportin e mallrave si dhe transaksionet e pagesave”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kompania e tij merret me prodhimin e ambalazheve plastike për lëndë kimike.

Ngjashëm shprehet edhe Fejzullah Mustafa, pronari i kompanisë “Fluidi” në Gjilan - pjesa lindore e Kosovës - e që operon edhe në Preshevë - pjesa jugore e Serbisë.

Kjo kompani është e angazhuar në prodhimin e lëngjeve.

“Normalizimi i marrëdhënieve politike mes dy vendeve duhet të çojë në përmirësimin e situatës dhe në heqjen e pengesave [ekonomike]”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, të cilat përfaqësojnë interesat e biznesmenëve në të dyja vendet, pajtohen gjithashtu se një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit, përveçse do t’i hiqte barrierat tregtare, do të krijonte mjedis edhe për investime të huaja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për një rund të ri të bisedimeve që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

BE-ja pret që dy udhëheqësit të bien dakord për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Përmbajtjen e këtij propozimi ata e kanë pranuar në parim, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

“Marrëveshja do të nënkuptonte transport më të lehtë të mallrave”

Kompania “Hemotehna” nga Subotica ka gati 30 vjet që bashkëpunon me partnerët e biznesit në Kosovë.

“Kompanitë nga Kosova janë partnerë tanë afatgjatë. Ne kemi bashkëpunuar me to që nga viti 1995. Ato kryesisht janë blerëse të ambalazheve për pesticide, plehra të lëngëta dhe farmaceutike”, thotë drejtori i kompanisë, Radovan Mijatoviq.

Por, Mustafa, pronar i kompanisë “Fluidi” nga Gjilani, thotë se pavarësisht marrëveshjes politike, “do të duhet kohë që konsumatorët në Serbi t’i pranojnë mallrat e prodhuara në Kosovë”.

“Megjithatë, kjo është në vullnetin e konsumatorëve të të dyja vendeve”, thotë ai.

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka pasur sfida të ndryshme në aspektin e shkëmbimit ekonomik me Serbinë, marrë parasysh se Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën, përkatësisht dokumentet e lëshuara nga institucionet e saj.

Një nga pengesat me të cilat përballen prodhuesit në Kosovë, është mosnjohja e certifikatës së origjinës së produkteve, e lëshuar nga institucionet e Kosovës.

Tre vjet më parë, kompania e këpucëve “Solid” nga Suhareka, afër Prizrenit, është detyruar ta heqë nga prodhimet e veta etiketën “Made in Kosova”, apo “E prodhuar në Kosovë”, që të mund të eksportonte mallra në Serbi.

Kështu, në produktet e “Solidit” mund të gjendet vetëm një vulë, ku shkruan Suharekë, apo qyteti ku prodhohen.

“Ata [Serbia] nuk e kanë pranuar kurrë ‘Made in Kosova’. Kjo më ka bërë të tërhiqem nga ai treg... Nëse ne blejmë produkte ‘Made in Serbia’, pse ata të mos blejnë ‘Made in Kosova’”, thotë për Radion Evropa e Lirë pronari i kësaj kompanie, Shpejtim Kuçi.

Mijatoviq, pronar i kompanisë nga Subotica, tregon po ashtu për ndikimin e politikës në marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi:

“Politika ndikon në krijimin e një atmosfere që çon në hezitim për të blerë mallra vetëm se janë nga rajonet e Serbisë apo Kosovës, pavarësisht se sa më cilësore dhe më të lira janë ato mallra”.

I pyetur se cilat janë pengesat më të mëdha në tregtinë mes Serbisë dhe Kosovës, Mijatoviq përmend, mes tjerash, kontrollet në kufi që “në përgjithësi zgjasin më shumë se ç’duhet”, mbulimin e simboleve shtetërore në targat e automjeteve dhe fushatat: “Blejmë produkte vendore”.

“Të gjitha këto kanë efekt në çmimin e mallrave të eksportuara dhe ne, si partnerë, e humbasim ritmin me konkurrencën, e cila shfrytëzon çdo mundësi për të hyrë në treg”, thotë Mijatoviq.

Zhbllokimi i investimeve

Propozimi evropian synon të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky dokument, i cili fillimisht njihej si plani franko-gjerman, ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësues të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë shprehin, po ashtu, bindjen se propozimi evropian do t’i eliminojë barrierat tregtare mes dy shteteve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se zbatimi i tij do ta rrisë edhe motivimin e investitorëve të huaj për ta shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë.

Sipas tij, trazirat e herëpashershme politike në Kosovë, sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe, e kanë paraqitur vendin si të pasigurt në sytë e investitorëve ndërkombëtarë.

“Normalizimi i raporteve paraqet një lloj sigurie juridike dhe politike. Ne kemi pasur rastin e tensioneve, bllokimin e rrugëve, vitin e kaluar. Kjo nuk është pasqyrë e mirë karshi investitorëve potencialë”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Këshilltari i kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë, Nenad Gjurgjeviq, thotë se zbatimi i planit të BE-së do t’i rrisë edhe investimet e përbashkëta të Kosovës dhe Serbisë dhe, njëherësh, do të ketë efekt pozitiv në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ai thotë se Odat Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës e kanë ruajtur bashkëpunimin edhe në “momente sfiduese”.

“Ne promovojmë bizneset dhe bashkëpunimin ekonomik. Gjithçka që mund të sjellë rezultate - e që nuk varemi nga ndonjë nivel politik - mendoj se e kemi arritur”, thotë Gjurgjeviq.

Shkëmbimi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Gjatë vitit 2022, Kosova ka importuar produkte nga Serbia në vlerë prej 371.6 milionë eurosh, ndërsa ka eksportuar në Serbi 60.7 milionë euro produkte, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës.

Sipas të dhënave të Entit Republikan të Statistikave të Serbisë, në vitin 2022, ka pasur shkëmbim rekord të mallrave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës - në vlerë prej rreth gjysmë miliardi euro.

Të dhënat e Odës Ekonomike të Serbisë tregojnë se Serbia ka eksportuar më shumë mallra në Kosovë sesa ka importuar. Vlera e eksporteve, sipas tyre, ka qenë 467.3 milionë euro, ndërsa e importeve 61.7 milionë euro.

“Klimë më e mirë për investime”

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zbatimi i planit të BE-së do të kontribuonte në një “klimë më të mirë për investime”.

“Ai [propozimi], me të vërtetë, hap dyert për integrim më të mirë ekonomik, në mënyrë që rajoni të mos jetë vetëm gjashtë vende të vogla, por një rajon i madh, me 20 milionë banorë, me një ekonomi me vlerë prej 125 miliardë dollarësh dhe një normë të lartë rritjeje, që është katër ose pesë herë më e lartë se e fqinjëve tuaj në Itali ose Gjermani”, ka thënë Escobar në një konferencë për media në Beograd, më 16 mars.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 15 mars, se me zbatimin e propozimit të BE-së, Kosova dhe Serbia do të përfitonin investime shtesë.

Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon prej saj të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Propozimi, po ashtu, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, e që janë dhjetëra sosh.

Kurti dhe Vuçiq kanë shprehur rezerva në lidhje me disa pika të propozimit, por komuniteti ndërkombëtar i ka paralajmëruar për pasoja, përkatësisht zvogëlim të mbështetjes, në rast të moszbatimit të tij.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Архангельске медики России обменялись методиками оказания офтальмологической помощи



Мир

Турецкие отели в шоке после банкротства крупнейшего туроператора: все оказались в долгах, как работать летом — непонятно






Новости 24 часа

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».



Game News

Just Cause developer Avalanche Studios Group is closing the Montreal studio it acquired just 8 months ago



Москва

Юные тулячки завоевали серебро и бронзу турнира по синхронному плаванию



News Every Day

Discover Tintex: A Hub for Premium Car Care and Customization



Настроение

Талантливый актер и неугомонный скандалист - несчастная судьба и ранний уход Николая Сектименко



Москва

«Как гром среди ясного неба». Андрей Турчак возглавил Республику Алтай



Елена Волкова

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»



Москва

Лавров отметил подъем в отношениях РФ и Буркина-Фасо



Елена Рыбакина

Елена Рыбакина добилась впечатляющего достижения



Москва

Евгений Миронов, Ирина Пегова, Кристина Асмус, Илья Авербух, Елизавета Арзамасова и другие звезды не фестивале «НЕБО»



Сергей Собянин

Собянин открыл пешеходную галерею между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская



Симферополь

Краски счастливого детства



Москва

Солнечные дети на сцене Кремля



Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда



Москва

Евгений Миронов, Ирина Пегова, Кристина Асмус, Илья Авербух, Елизавета Арзамасова и другие звезды не фестивале «НЕБО»



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Пассажира сняли с рейса Москва – Новосибирск за дебош

Юные тулячки завоевали серебро и бронзу турнира по синхронному плаванию

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».

Глава «Империи сильнейших ведьм» Полынь задержана: что натворила колдунья?


Москва

Солнечные дети на сцене Кремля






Rss.plus

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.

Весь мир чипировали умом Ленина?! Раскрыта загадка Мавзолея В.И. Ленина. Проект "Святой Ленин".

Moscow.media
Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

«Звездач»: рэпер Тимати приобрел мотоцикл за 3,1 млн рублей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси


Даниил Медведев

После поражения де Минору россиянин Медведев завершает выступление в престижном теннисном турнире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Путин прислал траурный венок на похороны полярника Чилингарова



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России