Mbrojtja: UÇK-ja s'kishte organizim, krimet ishin individuale
![Mbrojtja: UÇK-ja s'kishte organizim, krimet ishin individuale](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-ff07-08db35ecefd0_tv_w800_h450.jpg)
Ekipet e avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kundërshtuan më 4 dhe 5 prill provat e prokurorisë speciale në Hagë, të paraqitura në procesin gjyqësor kundër tyre. Katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - akuza të cilat vetë ata i kanë mohuar. Mbrojtja e tyre u fokusua në kundërshtimin e provave se UÇK-ja ka pasur organizim të mirëfilltë dhe se të akuzuarit kanë vepruar në një, siç e cilëson prokuroria, "ndërmarrje të përbashkët kriminale".