Rubin: Nëse Kosova i kryen zotimet, ajo do të jetë në BE, pavarësisht preferencave të Serbisë
![Rubin: Nëse Kosova i kryen zotimet, ajo do të jetë në BE, pavarësisht preferencave të Serbisë](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-618d-08db3a84fa1f_tv_w800_h450.jpg)
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me lidershipin e Bashkimit Evropian për të arritur një rezultat që nëse Kosova i kryen, i respekton zotimet në këtë dokument (marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë), Bashkimi Evropian do të vendosë ta sjellë Kosovën [në BE], pavarësisht nëse Serbia do ta preferonte apo jo”, ka thënë James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë gjatë qëndrimit në Prishtinë. Ndër tjerash ai ka folur edhe për dezinformimin në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e Rusisë dhe Kinës, si dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.