Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Vuçiq: Krijimi i Asociacionit, parakusht për kthimin e serbëve në institucione

Vuçiq: Krijimi i Asociacionit, parakusht për kthimin e serbëve në institucione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se parakusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke paraqitur pesë konkluzat e takimit, Vuçiq tha se Asociacioni duhet të formohet “ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Marrëveshjen e fundit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por mund të harmonizohet me akte ligjore.

Vuçiq tha se Asociacioni është parakusht edhe për hapat e mëtejshëm në dialog si dhe parakusht për kthimin e serbëve në institucione.

Sipas konkluzave të lexuara në fund të takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, do të kërkohet reagimi urgjent i Bashkimit Evropian dhe institucioneve tjera në botë që institucionet në Prishtinë "ta ndërpresin menjëherë shkeljen e marrëveshjes për targat dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të serbëve, automjetet e të cilëve shfrytëzojnë targa legjitime të Republikës së Serbisë".

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se Prishtina, pa vonesë, të veprojë në përputhje me marrëveshjet në dialog, si dhe me të gjitha dokumentet tjera relevante të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, ekipi negociator serb autorizohet që në përputhje me të drejtat që i janë garantuar palës serbe në marrëveshjet e deritashme për targat, të bëjë përpjekje shtesë për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për këtë çështje”, theksoi Vuçiq.

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar në Twitter duke thënë se presidenti serb “po vazhdon ta (keq)përdorë Listën Serbe për të nxitur tensione në Kosovë”.

Vela shtoi se Vuçiqi po tenton t’i bllokojë zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës duke vepruar “në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave RKS të veturave” dhe se “po bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës”.

Më 2022, në veriun e Kosovës u rritën tensione për shkak të një vendimi të Qeverisë në Prishtinë që të gjitha veturat me targa ilegale serbe, të riregjistroheshin në targa Republika e Kosovës - RKS. Tensionet u ulën pasi palët arritën një marrëveshje në Bruksel, përmes së cilës Prishtina hoqi dorë nga masat ndëshkuese që derivonin nga vendimi për targat, ndërkaq Beogradi hoqi dorë nga lëshimi i targave të reja për makinat që qarkullojnë në veri të Kosovës.

Një prej konkluzioneve të arritura në Rashkë, kërkon edhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, i banuar me shumicë serbe. Në konkluza thuhet po ashtu se Serbia nuk ka marrë pjesë në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në Kosovë, por se nuk dëshiron të dalë kundër këtij vendimi.

Shtohet se do të kërkohet që zgjedhjet të zhvillohen pas formimit të Asociacionit.

Pika e fundit e konkluzave është se Serbia do të marrë të gjitha “masat juridike, politike dhe ekonomike” për të siguruar mbrojtjen dhe të drejtat e serbëve në Kosovë.

Këto konkluza, sipas Vuçiqit, do të miratohen nga Qeveria serbe dhe institucionet do të jenë të obliguara që t'i respektojnë ato.

Stimuj ekonomikë për serbët në Kosovë

Gjatë takimit në Rashkë, që gjendet në jug të Serbisë, Vuçiq njoftoi për masa ndihmuese për komunitetin serb në Kosovë, që tha se do të financohen nga buxheti serb.

Vlera e përgjithshme e stimujve ekonomikë u tha se është 28 milionë euro dhe do të financohet nga buxheti i Serbisë.

“Në total janë 28 milionë euro, përveç gjithçka tjetër që kemi vendosur deri më tani dhe këto burime financiare janë në dispozicionin e juaj menjëherë. Këto janë gjëra me rëndësi jetike dhe do ta mbrojnë popullin tonë në Kosovë”, tha Vuçiq.

Në këtë takim, që ishte i hapur për publikun, morën pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, dhe ministra të tjerë serbë.

Në takimin me presidentin e Serbisë mori pjesë edhe Millan Radoiçiq, nënkryetari e Listës Serbe, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar. Ai po ashtu kërkohet nga Kosova për dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si "Brezovica".

Më herët, presidenti serb kishte deklaruar se rezultati i takimit do të jetë një “platformë e përbashkët” sa i përket zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 23 prill në veri të Kosovës, por edhe “të ngjarjeve të ardhshme”.

Çfarë tha Vuçiq në fillim të takimit?

Në fillim të takimit në Rashkë, Vuçiq tha se serbët në Kosovë janë të “shqetësuar dhe të frikësuar”, gjë për të cilën akuzoi Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“E dimë që ata nuk janë frikacakë. Por, ne po përpiqemi të tregohemi konstruktivë që ta ruajmë paqen”, tha Vuçiq, duke shprehur pikëpamjen e tij për gjendjen në veri të Kosovës.

“Kurti është angazhuar çdo ditë që të ndodhin gjëra të shëmtuara, incidente. Por, nuk është incident kur shtini në njeriun që ta vrisni”, tha Vuçiq, duke iu referuar plagosjes së një pjesëtari të komunitetit serb në veri të Kosovës nga Policia e Kosovës, më 10 prill.

Fillimisht, Policia e Kosovës kishte mohuar përfshirjen në këtë ngjarje, por më pas njoftoi se ka suspenduar dhe arrestuar katër zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve besohet se ka shtënë drejt një qytetari serb.

Thirrje për “unitet” para zgjedhjeve lokale

Duke folur për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të caktuara për 23 prill, në takim Vuçiq përmendi edhe mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje.

Ai u bëri thirrje qytetarëve në Kosovë që të jenë të bashkuar dhe të sillen sipas vendimeve që do të merren.

“[Kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut”, tha ai.

Vendimi për zgjedhjet në komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri. Bashkimi Evropian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në Rashkë, që gjendet në kufi me Kosovën, Vuçiq tha se Kosova është e interesuar që Serbia ta njohë atë de facto dhe de jure dhe se “ata nuk janë aspak të interesuar se kur do të krijohet Asociacioni” i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lidhur me targat e lëshuara nga autoritetet serbe për automjetet në Kosovë, Vuçiq tha se pala serbe, më 12 prill, ia ka përcjellë Brukselit “propozimin e fundit që është më shumë se një kompromis”.

“Nëse nuk e pranojnë, ne do të zbatojmë masa që do të jenë përgjigje domethënëse dhe serioze ndaj palës që përdor forcën dhe aparatin e saj të represionit, mbi të gjitha në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

Kosova konsideron se targat e lëshuara nga autoritetet serbe janë të paligjshme. Shumica e targave të tilla janë në veri të Kosovës. Për këtë kontest, ndër të tjera, Beogradi dhe Prishtina po negociojnë në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës arritën marrëveshje në Ohër, e cila përfshin “njohjen reciproke të shenjave të regjistrimit”, por riregjistrimi i automjeteve me targa serbe në targa të Kosovës, është bllokuar.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Больше 90 тысяч жителей Архангельской области являются донорами



VIP

Курорт «Горячинск» поддерживает «Балет на Байкале. Бурятия»




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!



Game News

MMORPG Tarisland выпустили в Китае раньше времени



Москва

Музей Победы ко Дню медика открыл новую площадку



News Every Day

Creepy King Charles Painting Is Vandalized by Radical Animal Rights Activists, Gets a Cartoon Face and Speech Balloon!



Происшествия

Росгвардейцы обеспечили охрану общественного порядка в День поселка Вербилки



Москва

В Москве открылась выставка «Уроки безопасности: вчера, сегодня, завтра»



Оркестр

В ЦДКЖ 18 августа ждут любителей группы «Рекорд Оркестр» на Квартирнике Евгения Маргулиса



Москва

Дркушич заявил, что Бийол сказал, что скучает по России



Рафаэль Надаль

Дядя Надаля назвал причину поражения Зверева в финале «Ролан Гаррос»



Москва

Филипп Киркоров, Люся Чеботина, SHAMAN – 25 ярких звезд в Открытой студии «Авторадио» на «Премии МУЗ-ТВ 2024»



Магнит

«Магнит» планирует строительство нового склада в Ленобласти



Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Москва

Филипп Киркоров, Люся Чеботина, SHAMAN – 25 ярких звезд в Открытой студии «Авторадио» на «Премии МУЗ-ТВ 2024»



Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



Москва

Филипп Киркоров, Люся Чеботина, SHAMAN – 25 ярких звезд в Открытой студии «Авторадио» на «Премии МУЗ-ТВ 2024»



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Роман Костомаров поучаствовал в боксерской тренировке в Москве

Музей Победы ко Дню медика открыл новую площадку

Атака на Беларусь — первый шаг сотрудничества Армении и США? (Пашинян сделал ряд резких заявлений в отношении Минска)


Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»






Rss.plus

Владимир Путин, Дмитрий Медведев, Анатолий Голод: ПРИЗНАНИЕ НАТО НАДО ПРИМЕНЯТЬ!

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Автопробег в честь Дня России прошел в Ленинском округе

Moscow.media
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Доминик Джокер

«Молча есть суп тоже надо уметь». Доминик Джокер снялся в комедии ТНТ «Полупановы» вместе с реальной пумой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Грузовик выехал на встречку: смертельная авария на М-5 в Челябинской области



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России