A mund të kthehen vizat?
![A mund të kthehen vizat?](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-4bd7-08db56b7d635_tv_w800_h450.jpg)
Kosova - sikurse edhe vendet e tjera që gëzojnë lëvizje të lirë - do të jetë nën llupën e BE-së. Blloku ka mekanizma ndëshkues nëse vëren që qytetarët e një vendi joanëtar keqpërdorin lëvizjen pa viza. Më 16 maj, Komisioni Evropian tha se Serbia po e rrezikon këtë regjim, për shkak të lehtësimit të procedurave për dhënien e shtetësisë të të huajve. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është marrë tashmë në instancat më të larta të BE-së, por pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.