Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

“Marrim shënime”: Gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën amtare

“Marrim shënime”: Gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën amtare

Nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, këtë vit shkollor e nisën pa tekste në gjuhën e tyre amtare.

Problemi i kamotshëm i mungesës së teksteve në gjuhën shqipe është zgjidhur për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2021.

Por, gjimnazistët vazhdojnë t’ia dalin në mënyra të ndryshme, thotë A.M., banore e Preshevës. Vajza e saj shkon në gjimnazin “Skënderbeu” në këtë komunë në jug të Serbisë, të populluar me shumicë shqiptare.

“[Librat] i blejmë në Kosovë, vajza merr shënime në orë, ndërsa disa mësime ia dërgon edhe një e afërme nga Prishtina”, thotë A.M., identiteti i plotë i së cilës është i njohur për redaksinë e REL-it në Beograd.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, por Serbia e konteston atë edhe sot e kësaj dite.

Dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2013.

Kopje në vend të teksteve shkollore

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në Serbi ekzistojnë tri shkolla të mesme - dy në Preshevë dhe një në Bujanoc - ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Mungesa e teksteve në gjuhën shqipe shkakton probleme serioze në realizimin e orëve në Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë.

Telat Arifi, drejtor i kësaj shkolle të mesme profesionale me 498 nxënës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nxënësit nuk kanë fare tekste në gjuhën shqipe, por se profesorët i transkriptojnë mësimet e caktuara, me të cilat pastaj shërbehen nxënësit.

“Profesorët shfrytëzojnë tekste shkollore nga Shqipëria, Kosova dhe Beogradi, të cilat përpiqen t’i përkthejnë sa më profesionalisht dhe të improvizojnë disa lloj shkrimesh, nga të cilat mund të mësojnë nxënësit”, thotë Arifi.

Para fillimit të vitit të ri shkollor, thotë ai, drejtorët e shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit kanë mbajtur dy takime në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, ku kanë shprehur pakënaqësi për gjendjen me tekstet shkollore.

“Kryetari i Këshillit, Nevzad Luftiu, na ka premtuar se do të mundohet të sigurojë tekste shkollore nga Shqipëria, që së paku përafërsisht të përputhen me kurrikulat tona. Por, problemi është se kurrikulat në Shqipëri dhe Serbi nuk përputhen fare”, thotë Arifi.

Sipas tij, një tjetër mundësi është që profesorët t’i zgjedhin tekstet që do t’i shfrytëzojnë për mësimdhënie dhe që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të sigurojë, pastaj, përkthime profesionale dhe cilësore.

Arifi shton se kurrikulat e ndryshme janë një problem që kërkon shumë kohë dhe durim për t’u zgjidhur, në mënyrë që të shmangen problemet e reja në të ardhmen. Si shembull ai përmend tekstet e shkollave fillore.

“Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit u ka mundësuar atyre të importojnë libra nga Shqipëria, por, për shkak të mospërputhjes së kurrikulave për lëndë të caktuara, ato është dashur t’i blejnë tri tekste”, thotë Arifi.

Së shpejti takim me Ministrinë e Arsimit

Nevzad Luftiu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se është në kontakt me kabinetin e ministres së Arsimit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, dhe se “me shumë gjasa, më 15 shtator” do të ketë një takim me përfaqësues të kësaj ministrie.

“Ajo [ministrja] do të jetë për vizitë në Bujanoc më 15 shtator dhe, me siguri, do të shihemi atëherë. Kam kërkuar takim me Ministrinë e Arsimit për të gjitha problemet që kanë të bëjnë me nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe”, thotë Luftiu.

Botuesi pret përgjigje nga Ministria e Arsimit

Qëndrim Hetemi, nga Shtëpia Botuese “Albas” në Shqipëri, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga viti 2012 ka “kontakte të vazhdueshme profesionale me Ministrinë e Arsimit të Serbisë”.

Sipas tij, “Albas” dërgon çdo vit kërkesa të ndryshme për leje për tekste shqipe në Serbi.

Dy vjet më parë u arrit marrëveshja për tekstet në gjuhën shqipe për nxënësit e të tetë klasave të shkollave fillore.

“Ne ende nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat tona për botimin e teksteve në gjuhën shqipe për shkollat e mesme në Luginën e Preshevës. Unë kam dërguar një email më 31 gusht për të marrë përgjigje në kërkesën tonë për gjashtë tekste në gjuhën shqipe: gjuha shqipe për katër vjet dhe libri i matematikës për vitin e dytë dhe të tretë. Ende nuk kemi marrë përgjigje”, thotë Hetemi në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

REL-i kërkoi koment nga Ministria serbe e Arsimit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Kur bëhet fjalë për tekstet në gjuhën shqipe për shkollat fillore, Hetemi thotë se shtëpia e tij botuese, deri më tani, ka pasur bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Arsimit në Serbi.

“Në fillim të çdo viti shpërndahen tekste të miratuara nga Ministria e Arsimit e Serbisë. Ne bashkëpunojmë edhe me botues nga Beogradi, me të cilët shpesh konsultohemi për tekste, plan-programe dhe çështje të tjera të arsimit", thotë Hetemi.

Qeveria e Kosovës ka ndarë këtë vit 250 mijë euro për libra falas për nxënësit e shkollave fillore, që ndjekin mësimet në gjuhën shqipe në Serbi.

Sipas të dhënave të regjistrimit në Serbi, të vitit 2022, në Preshevë dhe Bujanoc jetojnë më shumë se 56.000 shqiptarë, ndërsa rreth 1.000 shqiptarë jetojnë në Medvegjë.

Marrëveshja për librat në gjuhën shqipe për shkollat fillore është arritur në nëntor të vitit 2021, në një takim mes ministrit të atëhershëm të Arsimit në Serbi, Branko Ruzhiq, ministres së atëhershme për të Drejtat e Njeriut, Gordana Çomiq, përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE.

Në atë kohë, mes tjerash, është rënë dakord që të krijohet bashkëpunim me Institutin për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit në Serbi, si dhe të përshpejtohen procedurat për miratimin e teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe.

Në vitin 2013, përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi i kanë dërguar Qeverisë së këtij vendi një dokument të quajtur “Plani shtatëpikësh”, në të cilin kanë përmendur mungesën e teksteve në gjuhën e tyre amtare si një nga problemet e komunitetit.

Në atë dokument është vënë në dukje edhe problemi me njohjen dhe nostrifikimin e diplomave nga Kosova.

Gjithashtu është kërkuar nga institucionet e Serbisë që të marrin masa për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike të tri komunave në jug - Preshevë, Bujanoc e Medvegjë - të cilat janë ndër më të pazhvilluarat në Serbi.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Ниже воды: как идет обновление подводного флота России



Мода

Modest fashion day 2024




Українські новини

Відомий аграрій Кормишкін, складає свої депутатські повноваження



Новости 24 часа

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!



Game News

По аниме и манге «Кайдзю № 8» выпустят PC и мобильную игру — Kaiju No. 8 THE GAME



Москва

Что ждет посетителей выставки «Россия» в пространстве Москвы на следующей неделе



News Every Day

Scotland star SENT OFF after ‘worst tackle ever seen’ as they capitulate in Euro 2024 opener against Germany



Блоги

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Москва

Московские врачи восстановили 10-летнему кемеровчанину лицо после тяжёлого ДТП



Evanescence

Сооснователь Evanescence гитарист Бен Муди выпустил ремикс их трека Haunted



Москва

Московские врачи восстановили 10-летнему кемеровчанину лицо после тяжёлого ДТП



WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Олимпиада

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады



Симферополь

Фольклорно-литературная программа «Сказки детства, полные чудес, нас уводят в царство тридесятое»



Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.

Первый Чемпионат по аджилити в столице собрал представителей из более чем из 10 регионов РФ

Директор Росгвардии генерал армии Виктор Золотов принял участие в посвященных 100-летию дивизии имени Ф.Э. Дзержинского торжественных мероприятиях

Три нижегородки борются за победу в конкурсе «Мисс Офис 2024»


Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона






Rss.plus

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.

Директор Росгвардии генерал армии Виктор Золотов принял участие в посвященных 100-летию дивизии имени Ф.Э. Дзержинского торжественных мероприятиях

Как Россия уступила Азербайджану значительные территории Дагестана и два села

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Сказка Ульгэра «Волшебные башмачки Элли» по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города» - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Три нижегородки борются за победу в конкурсе «Мисс Офис 2024»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России