Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Drogat në Shqipëri “arrijnë edhe te 10-vjeçarët”

Drogat në Shqipëri “arrijnë edhe te 10-vjeçarët”

Shqipëria është duke u përballur me rritje të numrit të të rinjve që përdorin drogë, ndërkohë që besohet se është në rënie mosha e atyre që e konsumojnë.

Në Ministrinë e Brendshme thonë se ka një "alarm" për këtë dukuri. Me gjithë insistimin e REL-it, aty nuk ofrojnë statistika zyrtare për përdoruesit e drogave, por thonë se janë duke punuar për ashpërsimin e ligjeve që do t'i ndëshkonin shpërndarësit e tyre.

Nga shoqata "Aksion Plus", e cila merret merret me sensibilizimin e popullatës kundër dukurive të këqija, thonë se në vendin me 2.8 milionë banorë ka rreth 70.000 përdorues droge, në krahasim me 50-60 mijë sa kanë qenë dy-tre vjet më parë.

Genci Muçollari, nga kjo organizatë, thotë se institucionet shtetërore nuk publikojnë më raporte për përdorimin e drogës, alkoolit e duhanit, ashtu siç kanë​ bërë deri para vitit 2014. Nga ajo kohë, thotë ai, kë​to të​ dhë​na raportohen te ndërkombë​tarët.

Ekspertët thonë se ka raste kur 10-vjeçarë kërkojnë ndihmë mjekësore, për shkak të përdorimit të drogave.

Arsyet që i çojnë drejt saj, i shohin të lidhura me tendencën për të imituar personazhe, që ata i konsiderojnë të suksesshëm, e që shfaqen në video-klipe apo tekste këngësh duke folur për drogën. Problemet në familje numërohen po ashtu si arsye.

“Në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, numri i pacientëve të rinj përdorues droge po rritet. Kryesisht vijnë për asistencë gjatë fundjavave, ose kur ka festa, si për shembull mbrëmje mature”, thotë për Radion Evropa e Lirë toksikologia në këtë spital, Esmeralda Thoma.

“Ajo që vëmë re është se ekspozimi nis që nga mosha 14 vjeçe, por ka pasur raste që fëmijët e kanë nisur që 10 vjeç [përdorimin e drogës]. Në grup-moshën 10-15 vjeçe, droga më e përdorur është hashashi”, thotë ajo.

Sipas saj, përdorimi i heroinës - lloj më i rëndë i drogës - ka rënie, por ka përdorues kronikë që, siç thotë, tani janë në moshë 40 apo 50-vjeçare.

“Duke qenë se [përdorimi i hashashit] nuk jep shumë pasoja, familjarët nuk janë shumë të alarmuar për t'i sjellë fëmijët për asistencë. Zakonisht vijnë vetë duke pasur frikën e prindërve, të gjykimit nga njerëzit... nuk pranojnë të tregojnë, nuk e thonë problemin”, thotë Thoma.

Pse edhe të miturit po zgjedhin drogën?

Sociologët thonë se ka disa arsye përse të miturit po bëhen gjithnjë e më të prirë drejt drogës dhe alkoolit.

“Së pari, në botën e teknologjisë, ku të miturit dhe të rinjtë janë shumë të përfshirë, vihet re një rritje e ekspozimit të tyre ndaj promovimit të drogës, alkoolit, armëve, përmes klipeve, teksteve të këngëve... Nëse ata ekspozohen ndaj një bote që e cilësojnë të suksesshme apo ideale, ka një tendencë që ata t’i imitojnë veprimet e atyre që shohin”, thotë për Radion Evropa e Lirë sociologia Tana Aliaj.

Ajo shton se adoleshentët dhe të rinjtë e kanë shumë të rëndësishme që t’i përkasin grupit - pra të mos ndihen të përjashtuar.

“Mund të ketë shumë grupe që tashmë e kanë normë përdorimin e drogës dhe alkoolit, abuzimin me to”, thotë Aliaj.

Si tjetër faktor të rëndësishëm ajo përmend edhe problemet në familje.

“Individë që përballen me trauma në familje, me probleme të shëndetit mendor, ankthit, depresionit mund të jenë të cenueshëm ndaj përdorimit të drogës, ndaj është e nevojshme të ndërgjegjësohemi për rëndësinë që ka mbështetja për ta”, thotë sociologia Aliaj.

Reagimi duhet të jetë i shpejtë nga të gjithë aktorët, si nga prindërit, ashtu edhe nga mësimdhënësit, thotë ajo. Nëse shifrat do të shtohen, “do të rrisim një shoqëri të pashëndetshme”.

Drogat e reja në Shqipëri

Më 14 shtator, kur autoritetet në Shqipëri arrestuan 233 persona, që dyshohet se shpërndanin drogë në shkolla dhe lokale, ministri i Brendshëm i këtij vendi, Taulant Balla, foli për “lloje drogash të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri”.

Në fotografitë që publikoi policia, vërehen ato që nga ekspertët njihen si “tullumbacja” - kapsulë që mbush me oksid azoti një tullumbace dhe konsumohet nga të rinjtë - apo drogë “xhelatinoze” - kanabis në formë karamelesh.

Por, ata që punojnë ngushtë me individë që kanë krijuar varësi nga droga, thonë se janë ndeshur me përdorimin e tyre së paku që dy-tre vjet.

“Teen Challenge Albania” është e vetmja qendër rehabilitimi për personat e varur nga droga në Shqipëri. Drejtuesi i saj, Orges Hysenaj, thotë se qendra ka një kapacitet të ulët prej dhjetë shtretërish, por kërkesat janë të shumta.

“Ne pranojmë vetëm persona mbi 18 vjeç, por ka pasur raste që kemi pranuar edhe poshtë kësaj moshe, pas kërkesës së prindërve dhe situatës së rënduar. Sa u përket drogave të reja, qoftë përmes punës në terren, qoftë me personat që rehabilitohen, drogën ‘tullumbace’ apo atë ‘xhelatinë’ i kemi ndeshur në dy-tre vjetët e fundit. Më të ekspozuarit ndaj tyre janë adoleshentët”, thotë Hysenaj për Radion Evropa e Lirë.

“Të gjithë ata që vijnë në qendër, tregojnë se kanë eksperimentuar me drogën që në moshën 12-14 vjeçe”, thekson ai.

Hysenaj thotë se duhen së paku 12-18 muaj për t’u rehabilituar dhe se kjo është një rrugë shumë e vështirë.

Nga disa aktivitetet që ka kryer së fundmi, ai thotë se ka një shqetësim të madh, pasi të miturit përdorues droge rrëfejnë se njohin fëmijë që konsumojnë drogë që në shkollën 9-vjeçare, apo janë shpërndarës të saj.

Paralajmërohen ndryshime ligjore

Qarkullimi i drogave të reja dhe shtimi i numrit të të rinjve përdorues droge kanë vënë në alarm autoritetet. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në seancën e fundit parlamentare më 21 shtator, foli për ndryshime ligjore që, siç tha, do t’i përcillen së shpejti Kuvendit.

“I kam kërkuar policisë t’i identifikojë të gjitha llojet e lëndëve narkotike apo edhe lëndë të tjera që në legjislacionin shqiptar nuk konsiderohen si lëndë narkotike, por që janë kthyer sot në një trend të rrezikshëm të përdorimit dhe krijimit të varësisë së fëmijëve”, tha Balla, duke paralajmëruar edhe ndryshime në Kodin Penal, me qëllim të ashpërsinit të ndëshkimeve për shpërndarësit e drogës.

Ministri i Brendshëm kërkoi votat e opozitës për të miratuar “paketën e sigurisë në shkolla” që, siç tha, do të sjellë ndryshime në disa ligje, por nuk specifikoi më shumë.

Nisma u bë publike që prej nisjes së vitit të ri shkollor, rreth dy javë më parë, por nuk dihet ende se çfarë përmban.

Balla tha se kjo paketë është domosdoshmëri, pasi të rinjve po u rrezikohet një e ardhme më e mirë.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Уборка «Воды России» на краю земли



VIP

Началось вещание Детского радио в Хабаровске






Новости 24 часа

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты



Game News

Just Cause developer Avalanche Studios Group is closing the Montreal studio it acquired just 8 months ago



Москва

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».



News Every Day

A Deep Dive into Realistic Doll Manufacturers



Авто

Стартовал ремонт 25 км трассы Нижний Новгород – Великий Устюг в Костромской области



Москва

В ГД оценили инициативу ввести регистрацию домашних животных



Юрий Башмет

В Новокуйбышевске открылась XIV Детская музыкальная академия Юрия Башмета



Москва

Гостиную проектов Фонда Росконгресс впервые откроют на ПМЭФ-2024



Новак Джокович

Джокович — о травме: На данный момент, вроде все нормально, но я не знаю, что будет утром



Москва

Евгений Миронов, Ирина Пегова, Кристина Асмус, Илья Авербух, Елизавета Арзамасова и другие звезды не фестивале «НЕБО»



Кубок

В Туле наградили победителей межрегиональных соревнований по эстетической гимнастике "Кубок Роксэт"



Симферополь

ВТБ начал выдавать ипотеку на жилье в Крыму



Москва

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.



Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО



Москва

ГЕРОИЧЕСКОЕ УЧАСТИЕ АРМЯН В СВО. ЧАСТЬ ЧЕТВЕРТАЯ



103news.com — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 103news.com.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.

Другие популярные новости дня сегодня


Новости 24/7 Все города России





Топ 10 новостей последнего часа




Новости России

Лавров отметил подъем в отношениях России и Буркина-Фасо

Солнечные дети на сцене Кремля

Дело не в дороге: с какими проблемами чаще всего сталкиваются автотуристы

Юные тулячки завоевали серебро и бронзу турнира по синхронному плаванию


Москва

Солнечные дети на сцене Кремля






Rss.plus

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде

Весь мир чипировали умом Ленина?! Раскрыта загадка Мавзолея В.И. Ленина. Проект "Святой Ленин".

Moscow.media
Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Андрей Макаревич

«Его успех позади»: Соседов назвал вероятные причины русофобии Макаревича*




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Юные тулячки завоевали серебро и бронзу турнира по синхронному плаванию


Ролан Гаррос

Теннисист Джокович побил рекорд Федерера по победам на турнирах "Большого шлема"



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Архангельск

На «Белый июнь» в Архангельск приедет звезда сериалов «Вампиры средней полосы» и «Контейнер»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России